Connect with Us

E rëndë në Korçë/ Një grua gjendet e pajetë në banesën e saj

Kronika

E rëndë në Korçë/ Një grua gjendet e pajetë në banesën e saj

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një grua e moshuar me inicialet A.B është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Sipas Abc news, dyshohet se e moshuara ka ndërruar për shkaqe natyrale.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së gruas së moshuar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentuan të vidhnin argjendarinë/ Dy grabitësit përleshen me pronarin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy grabitës kanë tentuar të vjedhin një argjendari në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Dollari”.



Teksa kanë tentuar të hyjnë në argjendari janë përleshur me pronarin.Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar dy grabitësit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentuan të vrasin efektivët e policisë/ Shkatërrohet grupi kriminal

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

5 persona janë arrestuar nga operacioni ‘Storm’, dhe dy të tjerë janë nën hetim dhe një është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për personat që kanë tentuar të vrasin efektivët e policisë në Qafë Kashar dhe Fushë Krujë.



Në pranga janë vënë Ibrahim Difaj,  Damian Lleshaj(Besmir Prelaj), Rober Laci, Ilirjan Peci, Erion Mulaj. Nën hetime janë shtetasit
M.M dhe E.V. Ndërsa është shpallur në kërkim Shëtim Kraja.

LEXO EDHE:  Me automjete pa targa dhe të dehur në timon/ Arrestohen tre persona në Korçë

LEXO EDHE:  54-vjeçari gjendet i varur në banesë

Ata akuzohen  për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Zero tolerancë ndaj krimit”/ Gledis Nano “ultimatum” punonjësve të policisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një takimi me punonjës të policisë vendore të Shkodrës, ka kërkuar zero tolerancë ndaj krimit dhe goditjen e çdo grupi dhe individi kriminal.

Po ashtu ai kërkoi dhe parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Ndërkohë, drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Hamdi Fjora, tha gjatë analizës njëvjeçare se viti 2021 ka njohur një rritje të kriminalitetit krahasuar me vitin 2020.



Drejtori i policisë së Shkodrës veçoi zbardhjen e vrasjes së Endri Mustafës në fund ta majit të vitit të kaluar (2021), duke thënë se në ngarkim të autorit ka të dhëna se ka kryer disa vrasje në tri vitet e fundit në Shkodër, duke iu referuar Ibrahim Licit, i cili është ende një person i shpallur në kërkim.

LEXO EDHE:  Të gjithë emrat dhe firmat e peticionit/Kush e “urdhëroi” përgënjeshtrimin në PD-në e Korçës?

LEXO EDHE:  Video/ Ja si festohet Shën Valentini në Korçë

Sipas tij, në vitin që lamë pas shqetësuese për policinë e Shkodrës është edhe rritja e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike krahasuar me 2020-ën. Kreu i policisë së Shkodrës tregoi edhe prioritetet e këtij viti.

Më tej, ai theksoi se një rritje kanë pësuar rastet e trafiqeve të paligjshme dhe krimi ekonomik financiar, ndërsa kanë pësuar ulje krimet kundër pronës dhe mjedisit. Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, u shpreh se qeveria shqiptare ka mundësuar të gjitha kushtet për policinë, që të luftojë krimin. Edhe ajo kërkoi zero tolerancë ndaj krimit. Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka qëndruar për rreth dy orë në takimin e zhvilluar në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE