LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy fake news për largimin e Ben Blushit dhe Top Channel

2 Dhjetor 2021, 14:03, Aktualitet CNA
Dy fake news për largimin e Ben Blushit dhe Top Channel

Sot nëpërmjet një email-i dërguar stafit, Ben Blushi, drejtori prej katër vitesh i Top Channel ka dhënë dorëheqjen.

Thuhet se ai nuk do të paraqitet më në detyrë dhe sipas zërave që erdhën menjëherë pasi email-it të shpërndarë nga Ben Blushi, u tha se ai ishte dorëhequr, ishte larguar, apo filluan dhe intriga dhe fake news të llojit, se dikush tjetër e kishte blerë televizionin.

Në fakt sipas të gjitha të dhënave që ka CNA.al, Ben Blushit i mbaronte kontrata në muajin janar të vitit 2022, e cila ishte firmosur në janar të vitit 2018. Pra, katër vite më parë, një kontratë 4-vjeçare e përfunduar nga palët.

Tani palët nuk kanë gjetur një ujdi të re, apo nuk kanë mundur të dakordësojnë shumë nga temar që duhet të diskutonin, punën e bërë në këto katër vite, sukseset apo dështimet e Ben Blushit, kjo është një çështje që e di ai dhe aksionerët e Top Channel.

Por, CNA.al ka saktësuar se nuk ka asnjë ndryshim të aksionerëve të Top Channel.

Pra, nuk ka një shitje aksionesh.

Nga ana tjetër, ka dalë një lajm sikur “Kastrati Group” ka bërë blerjen e Top Channel. Kjo është një fake news. Një lajm totalisht i pavërtetë.

Top Channel vazhdon aktualisht të ketë të njëjtët aksionerë.

Kjo është e vërteta. Nuk ka shitje të aksioneve. Por, vetëm një largim të Ben Blushit nga drejtimi i Top Channel për shkak të përfundimit të një kontrate.

Dorëheqjet, debatet apo çfarë ka ndodhur mes tij, zonjës Hoxha apo dhe trashëgimtarëve të tjerë të Dritan Hoxhës, janë ende të paqarta për publikun./CNA.al

Ekskluzive/ Ben Blushi largohet nga Top Channel

Lajmet e fundit nga