Connect with Us

Bonusi i fundvitit për pensionistët/ Sa do të jetë buxheti

Aktualitet

Bonusi i fundvitit për pensionistët/ Sa do të jetë buxheti

Publikuar

-

/

Bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë 2022-2024 do të jetë 3.5 miliardë lekë. Nga ky bonus përfitojnë plot 683 mijë pensionistë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Nga ky bonus që qeveria ka vendosur të përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve dhe bëhet fjalë për rreth 683 mijë. Të gjithë ata që përfitojnë pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, trajtime të veçanta, minatorë që kanë dalë në pension, naftëtarë, metalurgë, ish-ushtarakët etj., të gjithë këto kategori do të trajtohen me 5 mijë lekë të reja për festat e fundvitit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“8 Janari ishte një humbje”/ Ibsen Elezi: Basha dhe Rama u diskredituan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar protestën e zhvilluar në 8 janar para selisë së PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi e quan humbje protestën e 8 Janarit, përderisa sipas tij nuk u zbatua vullneti i shumicës së demokratëve.

Por, gjithashtu Elezi i jep një “shuplakë” të fortë Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndërsa thekson se 8 Janari nxori në pah fytyrën e tyre të vërtetë.

“Data 8 janar ishte një betejë e humbur, që tregoi fytyrën e vërtetë të dhunshme të Neodiktatures së Ramës dhe fytyren e vërtetë të TRADHËTARIT, që jua kam deklaruar hapur në Kuvendin e PD, ne 28 Prill 2018.”-shkruan ndër të tjera Ibsen Elezi.

Postimi i plotë:

Vital dhe i diskretituar nga nje beteje e “humbur” !

Beteja e dates 8 janar e them me dhimbje, ishte nje humbje per te gjithe.

Moszbatimi i vullnetit te shumices (4900 drejtuesve dhe 44000 anetareve) eshte nje humbje jo vetem per PD, por edhe per demokracine ne vend.

Neperkembja e vullnetit shumices eshte akti me i rende, nje hap vigan ne drejtim te diktatures, e cila prodhon varferi dhe poshterim. Eshte nje diktature qe ne kohen tone shfaqet me librin e demokracise ne dore, siç djalli kur citon Bibel e Kuran.



Urreje dhunen, eshte e e pakendshme, te vret syrin, prish harmoninte, te ben te ndjehesh keq shpirterisht.

Ate e ndjeu secili prej nesh ate dite.

Por kurrë mos bjer pre e propogandes qe siç djalli citon Bibel e Kuran, ata citojne parimet e demokracise qe i kane shkelur vete me kembe, per te na dhunuar çdo dite.

Mos u frikëso nga dhuna ne mbrojtjen e te drejtes tende, ne mbrojtje te disa parimeve themelore, shkelja e te cilave do ju sjell nje dhune 10- tra here me te madhe.

Ku ka dhune me te madhe se kercenimi me urine, jeten e pasigurte, shkeljen e personalitetit ne shkembim te sigurimit jeteses familjes tende, shkeljen e çdo ditshme ne drejtave tuaja themelore.

Kjo eshte dhuna qe ushtrojne e kamuflojne çdo dite, 1000 here me e madhe se ajo qe pate per rreth 2 ore, kjo zgjat me shume zgjat me breza.

Data 8 janar ishte nje beteje e humbur, qe tregoi fytyren e vertete te dhunshme e Neodiktatures se Rames dhe fytyren e vertete te TRADHETARIT, qe jua kam deklaruar hapur ne kuvendin e PD, ne 28 Prill 2018.

Pra nese per ne eshte nje HUMBJE per ata eshte DISKRETITIM.

Nese ata kjo humbje i ka diskretituar dhe po çon drejt shkaterrimit, ne mund te na kthej me vital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zbatues i misionit të Soros”/ Demokratët zbulojnë pazaret e Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, të selisë së PD, kur vijon me tetarin e tij, ndërsa shkruan se “Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!”.

Kështu, Lulzim Basha shigjeton ish-kryeministrin Sali Berisha, duke tentuar të bëjë atë përgjegjës për shkatërrimin e PD-së.

Kur në fakt, ajo që kanë parë demokratët në tetë vite të drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha është shkatërrimi dhe përçarja e Partisë Demokratike.

Por, ndërsa Basha vijon teatrin, demokratët kanë “shpërthyer” në komente.

LEXO EDHE:  Olli-Ramës: Kërkon drejtësinë nga frika e gjykimit të skandaleve

LEXO EDHE:  Morën “bekimin” e Metës/ Kabineti "Rama 3" niset drejt Kryeministrisë

Ata e akuzojnë Lulzim Bashën, për pazare si dhe zxbatues të misionit të Soros.



Ti je një pul e ngordhur, njeri pa shtyllë kurrizore, zbatues i misionit të Soros”-shkruan një komentues.

Më tej një tjetër shkruan “Ke lidh kontratë me Kurumin”.

Gjithashtu një komentues shkruan “Ti je pa seder”.

Ti ke marrë fund”-shkruan një tjetër.

Më poshtë disa nga komentet e demokratëve në faqen e Bashës, në rrjetet sociale:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nga PD nuk më përjashtojnë ata që s’janë në PD”/ Albana Vokshi i tregon vendin Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

‘Arsimi do jetë dyfishim i arsimit’/ Rama publikon videon epike dhe ironizon Albana Vokshin

Albana Vokshi, anëtare e Komisionit të Rithemelimit ka reaguar pas çmendurisë së radhës së Lulzim Bashës.

Vokshi i është përgjigjur flakë për flakë, vendimit të të shkarkuarit Lulzim Basha.

Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në.

Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me cdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.



LEXO EDHE:  Antikomunistët akuza Bashës/ Mbron persekutorët

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI/Zgjedhjet në Kavajë nuk u shtynë për të shmangur destabilizimin, por se ishin farsë

I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.

Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022.

Në demokraci sovrani vendos”, ka deklaruar Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE