Connect with Us

Basha nën hetim nga belgët/ Avokati: Dëshmimtari nuk duhet të shmanget

Aktualitet

Basha nën hetim nga belgët/ Avokati: Dëshmimtari nuk duhet të shmanget

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Avokati Genc Gjokutaj, foli për skandalin e Toyota Yaris, ku është i përfshirë kreu i PD Lulizm Basha.

Gjokutaj në një reagim për media thekson se Basha ka folur kur operacioni ishte në kryerje e sipër, duke shtuar se është i rëndë fakti që Basha refuzon që të përgjigjet përpara hetuesve belgë.

Unë sapo e kam lexuar një material në të cilin e them me bindje është fatkeqësi që përmendet edhe emri i Bashës.Po ti referohemi këtij fakti qartazi kemi se ndaj Bashës ka një procedim penal. Pra që është person nën hetim që në kuptimin e ligjit është njësoj me një të pandehur.

Ai është pyetur në Tiranë dhe ka pranuar deklaratën e bërë në Parlament dhe aty ka refuzuar. Dëshmimtari ka detyrim të deklarojë jo të shmanget.

Deklarimi në parlament i një të dhëne konfidenciale është e çuditshme, kur flet publikisht, atëherë përgjigjju prokurorisë belge. Basha ka thënë këtë gjë, para se të kapeshin paratë.

Basha e ka ditur që operacioni ka qenë në kryerje e sipër. Pjesa më e rëndë e historisë është refuzimi që të përgjigjet para hetuesve belgë. Lulzim Basha duhet që të sqarojë këtë gjë. Kur Lulzim Basha nuk bashkëpunon me drejtësinë belge, atëherë çfarë shteti je ti, pretendojmë edhe hapje negociatash me BE”, deklaroi Gjokutaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Projekti tek “5 maji”/ Mazniku: Preken 136 familje, ja si po procedohet

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku ka folur lidhur me projektin në zonën e “5majit”, ku  një ditë më parë qytetarët u përplasën me policinë duke mbrojtur banesat e tyre.

Në emisionin “Opinion”, Mazniku tha se në total nga projekti preken 136 familje, por të gjitha ato familje do mund të dëmshpërblehen sipas ligjit.



Sipas tij, shpërblimi do të bëhett si nga ana monetare, por dhe nëpërmjet shkëmbimit duke vlerësuar banesën që do të shembet dhe për të marrë atë sipërfaqe në zonën që do të ndërtohet.

Të gjitha ato shtëpi do të shemben. Janë 136 familje që preken, 102 objekte, pjesa më e madhe e objekteve janë shembur, bëhet fjalë për 40-45 objekte pa u shembur. 85 familje janë pronarë me dokumente, 51 janë  njerëz në proces legalizimi, por nuk janë legalizuar për arsye të ndryshme. Akti normativ numër 9 për rindërtimin i jep mundësin shtetit të zhillloj zona të reja nëpërmjet dëmshpërblimit por dhe shpronësim me këmbim. Ne vlerësojmë zonën e tyre dhe më pas u jepet atyre në zonën ku do të ndërtohet. Lagjen po e ndërton Bashkia dhe qeveria. Personat që janë larguar kanë marrë një kontrat shkëmbimi me bashkinë dhe të tjerët përfitojnë një bonus qeraje. Për personat që nuk duan të largohen ligji funksionon për të gjithë dhe për disa kohë duhet të largohen”, tha Mazniku.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Meta mesazh Bashës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 mars.

Përmes një video mesazhi, Meta duket se i ka dërguar dhe një mesazh të koduar Lulzim Bashës pasi bojkotoi zgjedhjet e vitit 2019.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, Meta thekson  “Boll më me bojkote!

LEXO EDHE:  “Basha po vë bast për të përçarë PD”/ Lubonja: Vendimi për datën e Kuvendit, gabim politik

LEXO EDHE:  Foto- Kryebashkiakët dhe krerët e PD në selinë blu/ Çfarë plani ka Basha



Sipas kreut të shtetit, tashmë është koha që të rivendoset institucionet e votës së lirë.

“Boll më me bojkote! Koha për të rivendosur institucionin e votës së lirë! 🇦🇱”, shkruan Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pikënisja e zgjedhjeve lokale, analizë e bashkive

Publikuar

-

Nga

Në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 6 mars, do të votohet në 6 bashki të vendit që janë aktualisht pa kryetar.

Zgjedhjet e pjesshme do të jenë një test i rëndësishëm për partitë politike pasi do të ketë të drejtë vote rreth 17% e votuesve në zgjedhjet parlamentare të fundit.

Bashkia më e madhe që do të jetë në zgjedhje është Bashkia e Durrësit me gati 110 mijë votues, bashki të cilën PD nuk e fiton prej gati dy dekada.

LEXO EDHE:  Denaj: Vitin tjetër do kemi rritje ekonomike 10.6%

LEXO EDHE:  PD i përgjigjet Metës/ Po vepron njësoj si Rama, ndërhyn në punët e brendshme të partisë



E dyta është Bashkia Shkodër me gati 70 mijë votues, e njohur si një bastion i PD por që vihet në pikëpyetje për shkak të përçarjeve brenda PD.

E treta është Bashkia Lushnjë me rreth 49 mijë votues, Dibra me 30 mijë votues, Vora 16 mijë votues dhe Rrogozhina me 11 mijë votues./euronews

 

LEXO TE PLOTE