LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec/ Plagosen 5 persona

2 Dhjetor 2021, 08:38, Kronika CNA
Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec/ Plagosen 5 persona

Një akident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Mali. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i  automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.

Njoftimi nga policia:

“Maliq/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2021, rreth  orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”./CNA.al

Lajmet e fundit nga