Connect with Us

Vladimir Putin dhe misteret e jetës së tij private

Blog

Vladimir Putin dhe misteret e jetës së tij private

Publikuar

-

/

Nga Kate Samuelson “The Week”

Me kalimin e viteve, spotet propagandistike mbi Vladimir Putin – të cilat e kanë shfaqur atë duke bredhur gjysmë i zhveshur nëpër shkretëtirën e Siberisë, duke shijuar peshkimin në lumë apo duke u zhytur në një liqen të akullt -janë bërë vazhdimisht virale në internet.

Por ndërsa presidenti rus nuk e ka problem ta shohë veten gjysmë të zhveshur dhe të komentohet nga mediat botërore, ai e ka mbajtur vazhdimisht të fshehtë një aspekt kyç të jetës së tij:lidhjet imtime.

Me kalimin e viteve, gazetarët rusë e kanë parë karrierën e tyre të kërcënuar, dhe në disa raste edhe të shkatërruar, sa herë janë përpjekur të raportojnë mbi lidhjet dashurore të Putin.“Edhe shtypi opozitar, që shkruan rregullisht mbi korrupsionin e rrethit të ngushtë të Putinit, ka qenë shumë i kujdesshëm duke shmangur komentet mbi gratë e Putinit”- shkruan “The Spectator”. Deri më sot, numri i fëmijëve të Putinit dhe statusi i marrëdhënieve të tij, mbeten tema tabu për mediat ruse.

Nga ana tjetër, Putin nuk ka asnjë shqetësim për shtimin e sulmeve personale ndaj kundërshtarëve të tij politikë, në atë që “The Economist” e ka cilësuar si “epokën e re të represionit”në Rusi. Po çfarë dimë në fakt mbi jetën private të njeriut që ka drejtuar këtë superfuqi që nga fillimi i këtij mijëvjeçari?

Ish-bashkëshortja e Putinit, Ljudmilla, punonte dikur si stjuardesë, një punë shumë e lakmuar në epokën sovjetike. Ata u njohën në fillim të viteve 1980, kur një mik i përbashkët i ftoi të dy në teatër.“Unë u bëra menjëherë mik i Ljudës, gruas time të ardhshme”-kujtoi Putin në atë që “The Washington Post” e përshkruan si një “kujtim pa asnjë pasion” në faqen e tij të dikurshme presidenciale.

“E kuptova që nëse nuk do të martohesha edhe për 2-3 vitet e ardhshme, nuk do të martohesha më kurrë. Edhe pse sigurisht, e kisha bërë zakon të bëja jetën e një beqari. Ljudmilla i dha fund asaj”- shprehej Putin. Fotot e ditës së tyre të dasmës më 28 korrik 1983, “tregojnë gruan të mbështjellë me një shall të gjatë të bardhë dhe Putin të zhytur brenda një kostum të zi”.

Çifti pati 2 vajza në mesin e viteve 1980. Njëra prej tyre tani është një gjenetiste 36-vjeçare, dhe tjetra një matematikane 34-vjeçare.  Putin nuk i ka ekspozuar asnjëherë publikisht fëmijët e tij, përveçse ka thënë se ka dy vajza.

Në vitin 2019, reporterja e “BBC Russia”, Farida Rustamova i kërkoi udhëheqësit rus të pranonte se dy gratë ishin vajzat e tij. “Miqtë e tu të vjetër, menaxherë të kompanive shtetërore, po i ndihmojnë këto dy gra në operacionet e tyre të biznesit”- shpjegoi ajo.

Por Putin refuzoi. Çifti Putin njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2013, 3dekada pas martesës së tyre.

“Është e paqartë se kur filloi me saktësi të shkatërrohej martesa e tyre. Por të gjitha dëshmitë nga njerëz të afërt, flasin për diferenca në personalitetet e të dyve”- shkruan “The Washington Post”.Vëmendja në rritje ndaj Putinit e shqetësonte Ljudmillën,dhe ajo u pa rrallëherë në publik deri në fund të martesës.

Madje pati spekulime se ajo ishte mbyllur në një manastir. Në vitin 2013, “The Moscow Times” raportoi se ajo i tha një herë një mikut të saj se Putin ishte “një vampir”. Fjalët e saj ranë shpejt në veshin e Putin, i cili u kundërpërgjigj duke thënë se cilido që mund të duronte gruan e tij për 3 javë “meriton t’i ngrihet një monument”.

LEXO EDHE:  Tërheqje litari para samitit për Ukrainën në Paris

Në vitin 2020, platforma e pavarur investigative ruse e medias “Proekt”, publikoi një seri dokumentesh që përfshinin pretendimin se Putin kishte pasur një lidhje me një grua të quajtur Svetlana Krivonogik gjatë martesës së tij me Ljudmillën, pasi ai u bë president për herë të parë në vitin 1999.

Po ashtu portali pretendoi se Putin ishte babai i Luiza Rozovës, vajzës së Krivonogik, të cilën  britanikja “Daily Mail” e përshkroi si një “dashnore që nga pastruese u kthye në milionere”. Duke analizuar postimin e Rozovës në Instagram, “The Spectator” shkroi se mund të shihen foto të mëngjeseve të 18 vjeçares, selfi me bikini dhe një “apartament luksoz në Paris”, por “nuk mund të shohësh asnjëherë fytyrën e saj”.

Pse? Sepse Luiza “ka një ngjashmëri të habitshme me sjelljen e Vladimir Putin”. Pasi u publikuan investigimet e “Proekt”, mbikëqyrësi shtetëror i medias ruse e bllokoi faqen e internetit. Putini ishte i prirur që ta mbante lidhjen e tij jashtë vëmendjes së publikut “për të mbrojtur imazhin e tij si kampion i vlerave tradicionale”- shkroi në “Washington Post” Roman Badanin, ish-kryeredaktor i “Proekt”.

Gati të gjithë gazetarët e “Proekt” u shpallën si “agjentë të huaj”, dhe autoritetet ruse nisën një hetim për shpifje kundër 3 gazetarëve, përfshirë Badanin, gjë që e detyroi atë të braktiste atdheun dhe të zhvendosej me banim në Shtetet e Bashkuara.

Në tetor, “Pandora Papers” zbuloi se Krivonogik kishte blerë një apartament luksoz me vlerë4 milionë dollarë në katin e katërt në bllokun më të mirë të apartamenteve në “Monte Carlo Star” në Monako, nëpërmjet një kompanie off-shore.

Po ashtu dokumentet e tjera të dekonspiruara tregojnë se pasuria e saj aktuale është më shumë se 100 milionë dollarë. “Në shumicën e vendeve, akuza të tilla për seks, para dhe pushtet do të viheshin në qendër të diskutimeve kombëtare, por jo në Rusi”- thekson revista britanike.

Krivonogik dhe vajza e saj postojnë rregullisht në mediat sociale imazhe të “jetës së tyre përrallore”, dhe ndjehen të lira ta bëjnë këtë pa pasur frikë nga pasojat. Ndërkohë thuhet se Putin ka një lidhje të gjatë me Alina Kabaevën, një ish-gjimnaste olimpike, dhe aktualisht deputete.

Ai ka mohuar të ketë një lidhje me fituesen e medaljes së artë, që kur u fol për herë të parë për lidhjen e tyre nga gazeta “Moskovsky Korrespondent”në vitin 2008. Pas publikimit të atij artikulli gazeta u detyrua të mbyllej. Në shtatorin e vitit 2013, rivali politik i Putinit, Aleksei Navalni pretendoi se Putin dhe Kabaeva ishin martuar.

Por zëdhënësi i Putinit, i hodhi poshtë këto pretendime. Si Putin dhe Kabaeva u panë me unaza martese në duar gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit në vitin 2014, dhe Kabaeva u zgjodh të mbante pishtarin në ceremoninë e hapjes, duke ringjallur spekulimet se ajo ishte e preferuara e liderit rus.

Po ashtu thuhet se Kabaeva është nëna e një tjetër fëmije të Putinit. Madje disa media kanë folur për 2, 3 po edhe 4 fëmijë të tyre. Në gushtin e këtij viti, Kabaeva u paraqit për herë të parë në publik pas më shumë se 2 vjetësh, duke u shfaqur në emisionin politik “60 Minuta” në kanalin “Rossiya 1”, për të diskutuar mbi Lojërat Olimpike të Tokios 2020. Ajo nuk u pyet as për Putinin, apo nëse ajo ishte Zonja e Parë sekrete e Rusisë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.theweek.co.uk/news/world-news/russia/954911/vladimir-putin-mysterious-love-life

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Katër arsye pse Vladimir Putin nuk mund ta fitojë dot luftën ndaj Ukrainës

Publikuar

-

Nga

Nga Rebecca Grant “Fox News”

Gati ndjej keqardhje për presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa po dështojnë bisedimet mbi Ukrainën, Putini po zgjedh të nisë një luftë të cilën nuk mund ta fitojë. Kur presidenti Xho Bajden vendosi të largojë trupat amerikane nga Afganistani, Putin pa një mundësi të artë për të shantazhuar NATO-n në lidhje me çështjen e Ukrainës.

Por aleanca veri-atlantike nuk po dorëzohet ndaj kërkesave të tepruara të Putinit, sipas të cilave NATO duhet të dëbojë nga gjiri i saj anëtarë si Polonia, Lituania, Letonia dhe gjithë vendet e tjera që iu bashkuan pas vitit 1997. Në teori, kjo e lë Putinin vetëm me një lëvizje në dispozicion:nisjen e luftës. Por unë gjykoj se ekzistojnë 4 arsye pse ekuilibri ushtarak nuk është aspak i favorshëm për një sulm ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Aneksimi e Krimesë dhe fillimi i një lufte në Donbas në 2014, nuk funksionoi siç kishin planifikuar rusët

Nëse plani i Vladimir Putinit ishte ta tërhiqte Ukrainën drejt Rusisë, ai dështoi. Ukraina po shikon më shumë se kurrë më parë drejt Perëndimit. Luftimet në sektorin lindor separatist të Ukrainës kanë shkaktuar deri tani mbi 14.000 të vdekur. Nën presidentin e vendit Zelensky, Ukraina është e vendosur që të ruajë 30 vitet e saj të pavarësisë.

Rusia nuk ka asnjë kontroll të hapësirës ajrore mbi Ukrainën dhe Detin e Zi

Në rast se Moska ka planifikuar një pushtim tokësor të Ukrainës, atëherë ky është një mega-operacion ushtarak. Mbi 100.000 trupa ruse janë shpërndarë në vijën kufitare përreth Ukrainës në tre anë, dhe nën vëzhgimin e avionëve të NATO-s ato janë si Ameba në një pjatë laboratorike Petri.

Nuk ka asnjë dyshim se presidenti rus do të donte të niste një sulm të madh kibernetik ndaj Ukrainës, siç bëri ndaj Estonisë në vitin 2007 dhe Gjeorgjisë në vitin 2008. Por kohët kanë ndryshuar, dhe NATO është aty për të reaguar.

Komandanti suprem aleat i NATO-s, dhe gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Tod Uollters, ka deklaruar se Ukraina është e aftë t’i dëbojë forcat ruse

Strategjia ushtarake e NATO-s që nga viti 2019, i ka përforcuar ndjeshëm forcat e saj në rajonet e Baltikut dhe Detin e Zi, në mënyrë që aleanca të jetë “shumë, shumë vigjilente”, me një strukturë komanduese shumëkombëshe dhe ekipe ndihme të gatshme të ndërhyjnë  me shpejtësi në Ukrainë, deklaroi Uollters para anëtarëve të Senatit të SHBA-së gjatë një seance dëgjimore vitin e kaluar.

Gjenerali Uollter shprehu bindjen se “me kalimin e kohës” ushtria e Ukrainës mund t’ia dalë të zmbrapsë rusët. Natyrisht, kjo nuk do të ishte e lehtë, por fakt është që Putini nuk ka shumë shanse për të siguruar një fitore të shpejtë dhe përfundimtare.

Me sjelljen e tij aktuale, Putin mund ta bëjë NATO-n më të madhe dhe më të fortë

 Një lëvizje në Ukrainë, dhe Suedia dhe Finlanda (kjo e fundit ndan një kufi 1280 km me Rusinë) do t’i bashkohen NATO-s brenda natës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka bërë të qartë se është gati të mirëpresë fuqitë ushtarake nordike.

LEXO EDHE:  Blinken thirrje Rusisë të zgjedhë diplomacinë për Ukrainën ose të përballet me pasoja

LEXO EDHE:  Blinken thirrje Rusisë të zgjedhë diplomacinë për Ukrainën ose të përballet me pasoja



Pra Putini do të shohë forcën e NATO-s nga Deti i Zi në Rrethin Arktik. Përfundimi:një lëvizje ushtarake ruse në Ukrainë, është një ide shumë e keqe. “Ajo është vërtet një zgjedhje që premton të sjellë gjëra shumë negative për Moskës”-deklaroi të hënën në mbrëmje Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit Uendi Sherman.

Mua thuajse më vjen shumë keq për Putinin. Ai me siguri që e di se vendin e tij e pret humnera financiare. Çdo pushtim i mëtejshëm i Ukrainës do të sjellë një raund të ri sanksionesh ekonomike nga Perëndimit.

Por sulmi ndaj Ukrainës do ta dëmtojë rëndë Rusinë. E vetmja gjë që Putin e ka bërë siç duhet, ishte rritja e ekonomisë së Rusisë me 7 për qind në vit në vitet 1999-2008. Nëse ai nis luftën ndaj Ukrainës, Rusia do të izolohej thuajse fare, duke pasur si partnere të mëdha vetme Kinën dhe Bjellorusinë, kjo edhe në aspektin tregtar. Ekonomia e vogël ruse me një rritje të vogël, nuk ka luksin ta përballojë diçka të tillë.

Këshilli Atlantik ka zbuluar se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, i kanë kushtuar këtij vendi deri në 1.5 pikë përqindje të rritjes ekonomike në vit. Sigurisht, Evropa do të duhet të gjejë tregje të reja të energjisë.

Por dhimbja ekonomike do të jetë jo pak e vogël edhe për vetë Rusinë, pasi Evropa blen nga Moska mbi gjysmën e produkteve të naftës. Dhe sigurisht që Putin mund t`i harrojë edhe ëndrrat e tij për investime të teknologjisë së lartë.

Të gjithë e dinë se rusët janë një popull i fortë. Prindërit e Putinit jetuan rrethimin e Leningradit në vitet 1941-1944, duke humbur tragjikisht një djalë të vogël nga sëmundja, vite para se të lindte Putini. Tani ky i fundit është në rrugën e duhur për ta shndërruar Rusinë një shtet vasal të Kinës.

Dhe kjo gjë po ndodh për shkak të paranojës së tij personale ndaj NATO-n dhe mbrojtjes raketore. Rusia është një komb historik dhe një ikonë kulturore, e sunduar edhe një herë me një lider delirant. Le të shpresojmë që NATO të vazhdojë të mbajë një qëndrim të ashpër dhe që Putini të tërhiqet nga ideja e pushimit të Ukrainës.

Shënim:Rebecca Grant, është një analiste e sigurisë kombëtare me banim në Uashington. Ajo është doktorante në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Shkollën Ekonomike të Londrës, dhe ka qenë pjesë e stafit të Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Joe Biden një vit në detyrë/ Ters dhe avari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezultat rekord dhe shumë premtime. Shumicën e tyre ai nuk mundi t’i mbante, aktualisht mbështetja për të në SHBA ka rënë.

Shpresat e shumë amerikanëve ishin të mëdha, kur Joe Biden më 20 Janar 2021 u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Vetëm pak javë më parë përkrahës të radikalizuar të presidentit të rrëzuar në zgjedhje, Donald Trump mësynë Kapitolin, simboli i demokracisë në SHBA: një simptomë e polarizimit të vendit, që Biden e trashëgoi nga Trumpi. Një nga premtimet më të rëndësishme të tij ishte bashkimi i kombit. Ai donte të guxonte një fillim të ri, kështu u shpreh Biden në fjalimin e tij të parë dhe “të ecë përpara me ritëm dhe vendosmëri”, sepse “ka shumë për të riparuar, shumë për t’u rivënë në vend, shumë për t’u shëruar.”

81 milionë votues e dhanë votën për Biden, asnjë president nuk ka marrë ndonjëherë kaq vota. Përveç kësaj Biden mundi të sigurojë një shumicë të ngushtë në të dyja Dhomat e Kongresit. Por tani një vit pas marrjes së detyrës duket se ka mbetur pak nga shkëlqimi i fillimit. Inflacioni është rritur, pandemia është jashtë kontrollit, vlerat në sondazhe të Bidenit kanë rënë nga 50% në verë, në 41% pak para krishtlindjeve.

“Mendoj që fjala më miqësore që mund them për një vit në detyrë të presidentit është ‘zhgënjim’”, shprehet Bret Stephens, opinionist, konservator, por kritik i Trumpit në “New York Times”. Biden mori vendime të gabuara politike, si tërheqja nga Afganistani. Kjo ndikoi në imazhin e tij, në mungesën e suksesit në kongres dhe në fund në besueshmërinë e tij si drejtues i një fuqie botërore.

Mësymja e Kapitolit nga përkrahësit e Donald Trump tronditi botën

Trashëgimia e Donald Trumpit – rrënoja

Virginia Sapiro, profesore në pension e shkencave politike e Universitetit të Bostonit thotë se rënia e mbështetjes për Biden në shoqëri nuk lidhet vetëm me vendimet e gabuara. Biden e mori detyrën në kohë shumë të vështira. “Ai e ka pasur shumë më të vështirë, se çdo president para tij që nga Roosevelti, që e mori postin në kohën e një depresioni të thellë.”

Gjendja e vështirë ekonomike e vendit, pandemia, një parti republikane, ku disa anëtarë me influencë ende pretendojnë, se Biden ia vodhi zgjedhjet Trumpit, të gjitha këto shumohen, sipas Sapiron “në një grumbull rrënojash, që duhet hequr mënjanë njëherë, për të arritur diçka.” Një arsye tjetër është, se republikanët e moderuar e mbështetën Bidenin, se nuk donin Trumpin, por në thelb ata donin një politikë konservatore.



Politika e jashtme e pasuksesshme, shoqëri e përçarë

Por jo çdo gjë ka qenë kaq keq në vitin e parë të Joe Bidenit. Që në mars ai ia doli të miratojë një paketë ndihme prej 1,9 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë, dhe familjet e prekura rëndë nga pandemia. Një sukses tjetër është mbështetja që Biden mori nga republikanët në fundin e vitit për paketën infrastrukturore prej 1,2 bilionë dollarësh. Mes këtyre të dyjave ndodhet gabimi më i madh i Bidenit, sipas shumë amerikanëve. Tërheqja amerikane nga Afganistani në gusht 2021. Si pasojë talibanët morën pushtetin me një shpejtësi të papritur dhe vendosën shkurtimin masiv të të drejtave të grave.

LEXO EDHE:  Blinken thirrje Rusisë të zgjedhë diplomacinë për Ukrainën ose të përballet me pasoja

LEXO EDHE:  Gazjellësi rus përballet me pengesa të mëdha mes tensioneve mbi Ukrainën

Seth G. Jones zëvendëspresidenti i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare kritikon tek tërheqja amerikane mungesën e përgatitjes. “Si mënyra ashtu edhe rezultati i nxorrën Shtetet e Bashkuara si të paafta, jokompetente dhe në fund të dobta”, thotë Jones. Edhe dëmtimi i imazhit ishte shumë i madh. Për shumë vende shtrohet sot pyetja, nëse SHBA është një partner i besueshëm.

Edhe premtimin e madh për bashkimin e kombit, Biden nuk arriti ta mbajë. Sipas sondazheve rreth 40% e amerikanëve ende besojnë, se ai nuk është president legjitim. Kjo tregon sa e thellë është përçarja në shoqëri. As me axhendën legjislative, Biden nuk pati sukses, sepse shumë shpesh senatorë dhe deputetë republikanë i kanë refuzuar projektet e tij. Tek dështimet më të mëdha llogaritet ligji “Build Back Better” – një program i zgjaruar investimesh për kujdesin ndaj fëmijëve, arsimin dhe mbrojtjen e klimës, që do kishte përmbushur disa nga premtimet e tij. Edhe përpjekjet  e tij për reformën në polici në shtatorin e shkuar dështuan, sepse partitë nuk ranë dakord se si të veprohet me imunitetin juridik të oficerëve të policisë.

Kush vjen pas Bidenit?

Viti 2021 nuk ishte vit i lehtë për Joe Biden, por as tre vitet e ardhshme nuk do të bëhen më të lehta. Ndër sfidat më të mëdha të politikës së jashtme të SHBA mbetet Kina, mungesa e stabilitetit në Lindjen e Afërt, kërcënimi për marshimin e Rusisë në Ukrainën lindore. Për të rifituar besueshmërinë, qeveria duhet “të tregojë kurajë dhe të veprojë seriozisht kundër Rusisë, Kinës apo Iranit”, thotë Seth G. Jones. Sipas ekspertit “më shumë flitet se veprohet”.

Në politikën e brendshme ky vit është vendimtar për Biden, sepse zhvillohen zgjedhjet mid-term në mesin e mandatit në nëntor, ku Biden edhe mund të humbasë shumicën e ngushtë në senat. Kjo do t’ia bënte atij më të vështirë të realizojë paketat e masave që janë në rend të ditës: me gjasë arritjen e një ujdie për një version të holluar të ligjit “Build Back Better” dhe një reformë zgjedhore.

Ende është e hapur pyetja: Do të kandidojë Biden sërish si president? Me shumë gjasa jo, kjo është në Uashington D.C. si një sekret që e dinë të gjithë, thotë opinionisti Bret Stephens. Këtu luan rol edhe mosha Bidenit. Në vitin 2020 ai ishte me 78 vjeç, presidenti më i moshuar i zgjedhur ndonjëherë në SHBA, në zgjedhjet e vitit 2024 ai do të ishte ndërkohë 82 vjeç. Bret Stephens mendon, se pikërisht për këtë, Biden do duhet të përqëndrohet tek detyrat e sfidat e mëdha të SHBA. Partia Demokratike duhet ndërkohë të gjejë kandidatë të mirë për vitin 2024. Sepse republikanët, për këtë është i bindur Stephens, do të jenë sfidues të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Si funksionojnë kriptomonedhat, dhe pse janë kaq shumë popullore?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Gabe Allen “Discover Magazine”

Ndërsa rritja meteorike e monedhave dixhitale si Bitcoin dhe Dogecoin, është dokumentuar gjerësisht nga mediat e lajmeve, mekanizmat shumë teknikë që qëndrojnë pas tyre, mund të duken ende si aspak transparente.

Edhe ligjvënësit amerikanë kanë preferuar të flasin në terma të gjerë me ekspertët e kriptomonedhave gjatë seancave dëgjimore të njëpasnjëshme në Kongres dhe Senat gjatë muajit të kaluar.

“Çfarë do t’u thoshit njerëzve që thonë:Ky nuk duket si një sistem i ri financiar në vetvete, por në fakt si një zgjatim i sistemit tonë aktual?”- e pyeti panelin kongresmenia demokrate Aleksandria Okazio-Kortez gjatë seancës dëgjimore të 8 dhjetorit 2021.

“Unë besoj se ajo që po shohim është një hapësirë e re transparente e infrastrukturës së internetit, një shtresë deri më sot e panjohur internetit, e cila është projektuar rreth shkëmbimit të vlerës dhe koordinimit ekonomik, dhe që e ka bazën tek disa të dhëna të pandryshueshme”- iu përgjigj kreu ekzekutiv i kompanisë “Circle” Xheremi Aleir.

Pra del se për të kuptuar në mënyrë kuptimplotë se çfarë janë kriptomonedhat, ju nuk keni nevojë të grumbulloni një njohuri enciklopedike mbi programimin e Blockchain.

Po çfarë është një Blockchain?

Një Blockchain, është një seri njësish të koduara të informacionit. Përpara se të shtohet në zinxhir, çdo “bllok” drejtohet përmes një algoritmi që prodhon një identifikues të koduar.

”Tek Bitcoin ky quhet funksioni hash”-shpjegon Xi Vu, ekspert i kriptomonedhave dhe asistent profesor në Shkollën e Biznesit Has në Universitetin e Kalifornisë. “Është si një kuti. Ju vendosni në të informacionin, dhe ai prodhon një varg numrash dhe shkronjash, të cilat nuk kuptohen menjëherë”- shton ai.

Në çdo bllok përfshihet identifikuesi i bllokut që i paraprin, duke krijuar kështu një zinxhir informacioni të koduar me një sekuencë të caktuar. Kriptomonedha ka tërhequr mbi 100 milionë përdorues, kryesisht për shkak të premtimit të transaksioneve shumë të sigurta – niveli i parë i një mbrojtjeje të tillë krijohet përmes procesit të kriptimit.

Nëse dikush vendos të kthehet në një bllok të mëparshëm, dhe të ndryshojë informacionin në avantazhin e tij (për shembull nëse do të shtojë disa zero për të fryrë bilancin e llogarisë së tij), kjo do të ndryshonte identifikuesin e koduar dhe për rrjedhojë, do të “thyente” bllokun dhe të gjitha ato që e pasojnë. ..



Në thelb, një ndryshim njëshifror mund të korruptojë të gjithë sistemin. Ashtu si çdo monedhë, edhe kriptomonedhat mbështeten tek një komunitet njerëzish që e pranojnë se ato kanë vlerë. Ndërsa monedhat tradicionale si dollari i Shteteve të Bashkuara, prodhohen dhe rregullohen nga një bankë qendrore, kriptomonedhat prodhohen dhe rregullohen nga komuniteti që i përdor ato.

LEXO EDHE:  Blinken thirrje Rusisë të zgjedhë diplomacinë për Ukrainën ose të përballet me pasoja

LEXO EDHE:  10 mistere të pazbardhur të Rusisë

Një kopje e Blockchain ruhet njëkohësisht në kompjuterët personalë të përdoruesve në mbarë botën. “Struktura themelore e kriptomonedhës është një rrjet. Teknologjia bazë funksionon si një ekonomi e rrjetit”- thotë Vu. Ky rrjet ofron nivelin e dytë të sigurisë.

Në rast se dikush përpiqet të ndryshojë çdo informacion në Blockchain (edhe nëse mbulon me mjeshtëri gjurmët e tij), të gjithë kompjuterët e tjerë në rrjet do ta refuzojnë ndryshimin nëpërmjet një algoritmi që arrin një konsensus tek të gjithë.

Arritja e një konsensusi

Ndonëse të gjitha kriptomonedhat funksionojnë në një rrjet Blockchain, ato ndryshojnë sa i përket mekanizmit me të cilin arrihet konsensusi. Në kriptomonedhat tradicionale si Bitcoin, algoritmi i konsensusit quhet prova e punës.

Ky proces, kërkon që individët në rrjetin e quajtur “minatorë” të ofrojnë fuqinë përpunuese të kompjuterit të tyre për procesin e vlefshmërisë. Kur vendoset një bllok i ri, këto pajisje konkurrojnë për të gjetur një numër arbitrar, të njohur si “nonce”, që ka mundësi të zhbllokojë algoritmin.

Pasi gjendet “nonce”, blloku integrohet në Blockchain dhe “minatori” shpërblehet me një sasi monedhe. “Cilido që zgjidh enigmën, merr shpërblimin për vërtetimin e atij informacioni. Më pas informacioni ruhet në rrjet, dhe do të shpërndahet në të gjitha nyjet apo pikat fundore”- thekson Vu.

Ndërkohë siç e kanë vënë në dukje kritikët, vërtetimi i mekanizmit të konsensusit të punës, vjen me një kosto shumë të lartë të energjisë së harxhuar. Studiuesit në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Kembrixhit, vlerësojnë se vetëm Rrjeti Bitcoin konsumon çdo vit më shumë energji elektrike se sa gjithë industria dhe popullsia e Ukrainës.

Më pas përdoret mekanizmi i dytë më i zakonshëm i konsensusit:prova e marrjes së sy të rrezikut. Në vend se të garojnë midis tyre për të zgjidhur një enigmë, vlerësuesve u kërkohet të vendosin një sasi të caktuar monedhe si kolateral, në mënyrë që të vërtetojnë një transaksion dhe të përfitojnë një tarifë nga transaksioni.

Kjo metodë, ka kosto shumë më të ulëta të energjisë sesa homologu i saj, dhe aktualisht po futet në fazat e kriptomonedhave nga zhvilluesit që qëndrojnë pas kriptomonedhës popullore Ethereum.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE