Connect with Us

VIDEO/ Ndeshje bamirësie me djalin e Ronaldos, Ronaldinho tregon se nuk e ka humbur klasin

Sport

VIDEO/ Ndeshje bamirësie me djalin e Ronaldos, Ronaldinho tregon se nuk e ka humbur klasin

Publikuar

-

/

Ndoshta vitet kanë kaluar dhe kilogramët bëjnë të tyren, megjithatë klasi i Ronaldinho nuk mund të zhduket kaq lehtësisht. Së fundmi, legjenda braziliane ka qenë pjesë e një miqësoreje bamirësie në Brazil, teksa pjesë e saj ishte edhe djali i një tjetër legjende, Ronaldo fenomenit.

Në këtë sfidë ku e ndau fushën me disa artistë, Ronaldinho shënoi një tregolësh dhe dhuroi në spektakël në fushë. Sakaq, 41-vjeçari nuk ngurroi të shpërndante në rrjetet sociale edhe disa imazhe nga ndeshja duke theksuar se ende mund të luajë dhe të argëtohet në fushë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Futbollisti grek bind Memellin, do firmosë me Skënderbeun

Publikuar

-

Skënderbeu është pranë zyrtarizimit të një tjetër afrimi në këtë merkato të janarit. Pas një periudhe prove disajavore, duket se greku Jorgos Andoniadhis ka mundur të bindë stafin bardhekuq dhe trajnerin Migen Memelli se është lojtari, që mund t’i japë një ndihmë bardhekuqve në pjesën e mbetur të sezonit. 22-vjeçari, që ka luajtur sezonet e fundit në kategorinë e dytë greke, duket se ka treguar cilësi të mira në seancat stërvitore duke arritur të lërë shenjë në kampin bardhekuq.

Pritet që Andoniadhis të jetë afrimi i tretë gjatë kësaj merkatoje, teksa zyrtarizimi i lojtarit do të vijë në ditët në vijim. Trajneri Migen Memelli është bindur se afrimi i grekut mund të sjellë cilësi dhe alternativa për ekipin që drejton, ndaj u ka kërkuar drejtuesve të klubit mbylljen e marrëveshjes. Nga sa bëhet me dije, Andoniadhis pritet që të firmosë në Korçë një kontratë dyvjeçare.



Ajo që kishte bindur Memellin për të kërkuar akordin me 22-vjeçarin, veç cilësive dhe formës së mirë të grekut ishte edhe fakti se ai mund të mbulojë disa pozicione duke u kthyer në një xhol për bardhekuqtë. 22-vjeçari grek, Andoniadhis luan në pozicionin e tij natyral si mesfushor me tipare mbrojtëse i përshtatshëm për të bërë rolin e shkatërruesit, ndërsa mund të përdoret edhe si një mbrojtës në rreshtimin me 5 mbrojtës, që përdor Skënderbeu.

LEXO TE PLOTE

Sport

12 vjet nga humbja e Panajot Panos, i biri i bën dedikimin prekës

Publikuar

-

Bota e futbollit shqiptar, sot kujton legjendën Panajot Panon. Sot mbushen 12 vite ku Pano është ndarë nga jeta dhe për këtë i biri i tij, Ledjo Pano ka një dedikim prekës për të atin e tij, ku në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ai ka shkruar se ajo ditë ka qenë dita e tij më e keqe e jetës:



“Si sot, 12 vite më parëm ishte dita më e keqe e jetës time, sepse ike ti mbreti ynë. Do të kujtojmë derisa të kemi jetë.”, shkroi Ledjo Pano. Panajot Pano ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare teksa në 28 ndeshje ai ka realizuar dhe 4 gola.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vasil Shkurtaj firmos me Kukësin, vjen prezantimi

Publikuar

-

Kukesi njofton sot se sulmuesi Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës verilindore. Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.



Sulmuesi shtatlartë rikthehet te skuadra e Kukësit, pas një aventure në Kinë, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Shkurtaj bëhet kështu afrimi i dytë në merkaton e janarit.

LEXO TE PLOTE