LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Interi fiton me lehtësi ndaj Spezias së Manajt, Bologna befason Romën

1 Dhjetor 2021, 19:33, Sport CNA
VIDEO/ Interi fiton me lehtësi ndaj Spezias së Manajt, Bologna befason

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A, duke rrëmbyer fitoren e radhës në javën e 15-të. Skuadra e Inzaghit mori një fitore të thjeshtë 2-0 në shtëpi ndaj Sepzias. Pas një kombinimi të bukur në minutën e 36-të, Gagliardini e finalizon me një goditje të saktë brenda zonës, duke arritur që të realizojë.

Në fraksionin e dytë Lautaro Martinez fiton një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë dhe e finalizon po vetë nga pika e bardhë. Rey Manaj ishte në fushë nga minua e parë, por la gjurmë vetëm me një karton të verdhë në minutën e 31-të.

Interi ngjitet në kuotën e 34 pikëve, në më pak se Napoli që do të luajë në mbrëmje. Në ndeshjen tjetër të së njëjtës orë, Bologna befasoi Romën, duke fituar minimalisht 1-0. Golin e vetëm e shënoi Svanberg në minutën e 35-të.

Lajmet e fundit nga