Video-Berisha drejt Tropojës/ Pritet me brohorima dhe entuziazëm në Has, ftesa për demokratët

1 Dhjetor 2021, 10:30, Politikë CNA
Video-Berisha drejt Tropojës/ Pritet me brohorima dhe entuziazëm

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë sot ?Foltoren? e radhës me demokratët në Tropojë.

Por, ndërsa është nisur drejt Tropojës, Berisha është pritur me entuziazëm dhe brohoritje të mëdha nga demokratët në Has.

Në qytetin e Krumës ai u prit me entuziazëm nga qindra demokratë.

Berisha ka zhvilluar një ?Foltore?, përpara tyre, ndërsa theksoi se Hasi është dhe do jetë gjithmonë demokrat.

?Hasi është dhe mbetet gjithmonë demokrat dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojë vlerat e demokracisë, të mbrojë interesin kombëtar. Askush nuk ka luajtur rolin që ju, Kukësi dhe Tropoja, luajtën gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Bijtë e bijat e Kosovës janë të vendosur t?i dalin zot vendit më shumë se kurrë”.-tha Berisha.

Me tej, ai ftoi demokratet në Kuvendin e rithemelimit të PD, ne 11 Dhjetor.

“Miqtë e mi, ju falënderoj me shumë mirënjohje për këtë mikpritje të zjarrtë, për këtë Foltore kaq të zjarrtë dhe frymëzuese për mbarë shqiptarët.

Kur Beogradi dhe Tirana punonin për shuarjen e PD-së, demokratët në mbarë Shqipërinë, u zgjuan në një lëvizje të fuqishme, lëvizje që kërkon t?i shndërrojë ata, të shndërrojë PD-në në gardiane të interesave tuaja kombëtare dhe familjare,? shtoi Berisha, duke e quajtur Edi Ramën një vasal të Aleksandër Vuçiç.

?Ftoj demokratët e Hasit në Kuvendin e rithemelimit të PD. Të rikthejmë edhe njëherë PD-në në shtëpinë e lirisë, ashtu siç e themeluan ata që ne bashkërisht, në dhjetor të vitit 1990 i quajtëm ?engjëjt e demokracisë?,?- tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga