Connect with Us

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Ekspertiza mjeko-ligjore rrëzon shkakun nga përdorimi i tepruar i klorit

Kronika

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Ekspertiza mjeko-ligjore rrëzon shkakun nga përdorimi i tepruar i klorit

Publikuar

-

/

Emisioni ‘Në shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala ka zbardhur detaje mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rus në një hotel luksoz në zonën e Qerretit në Kavajë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.

Ekspertiza ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit.

Një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht e ka rrëzuar këtë pistë, ndonëse institucionet u përplasën mes tyre për kryerjen e këtyre ekspertizave me argumentin se kampionët e ujit dhe të klorit për t’u ekzaminuar nuk ishin marrë në formën e duhur ligjore.

Ndërkohë që nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se rusët nuk kanë patur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që mund t’u shkaktonte atyre vdekjen.

Por edhe pse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e vdekjes së katër rusëve, duket se Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së tyre. Për këtë arsye organi hetues ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe më konkretisht Shërbimin Sekret të Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja. Ku përmes këtij eksperimenti do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera.

LEXO EDHE:  Studimi/ Vdekja parandjehet përmes nuhatjes

Është ky eksperiment që do të mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusëve. Si edhe për t’i dhënë fund misterit që mbulon ende humbjen e jetës së tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna në Shkodër/ Dy vëllezër i shkojnë në shtëpi 60-vjeçarit dhe qëllojnë me armë

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë në Velipojë/ Dyshohet për të plagosur

Një 60-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër pas një sherri për pronën.

Sipas njoftimit te policise, më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

LEXO EDHE:  Studimi/ Vdekja parandjehet përmes nuhatjes

LEXO EDHE:  Studimi/ Vdekja parandjehet përmes nuhatjes



Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë  vendin e ngjarjes  dhe vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes të rinjve në Korçë/ Plagoset me thikë 19 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Korçës.

Policia bën me dije se rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Korçë/Informacion paraprak

LEXO EDHE:  Policia shoqëron 35 persona për turistët e vrarë

LEXO EDHE:  Vdekja dhe zija njerëzore përballë Ngjalljes së Krishtit.



Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ 25 vite burgim për Blendi Tetën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 25 vite burg Blendi Tetën, personi i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, në gusht 2019.

Teta u shpall fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 28 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.



Blendi Teta akuzohet në kuadër të grupit te strukturuar kriminal, ku në rolin e ndihmësit ka ndihmuan në realizimin e vrasjes së Santiago Malkos. Teta ka orientuar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal për lëvizjet e Malkos para ngjarjes.

LEXO EDHE:  Dhunimi barbar i 92-vjeçarit në Fier/ Gjyqtarja ‘vë duart në kokë’ nga ekspertiza mjeko-ligjore

LEXO EDHE:  'Dua të vdes me qenin tim'/ Rrëfim i hidhur i aktorit të njohur 

Pretendimi se ai nuk është përfshirë direkt në krim dhe nuk ka bashkëvepruar me të tjerë për të kryer krimin e vrasjes, pasi është larguar nga vendngjarja para se të kryhej vrasja është hedhur poshtë nga provat e gjetura nga tabulatet telefonike./CNA.al

LEXO TE PLOTE