Connect with Us

Spahiu: Pse duhen fshirë filmat “Çifti lumtur” apo “14 vjeç dhëndër” e kupton vetëm Gjino i demokratëve!

Opinione

Spahiu: Pse duhen fshirë filmat “Çifti lumtur” apo “14 vjeç dhëndër” e kupton vetëm Gjino i demokratëve!

Publikuar

-

/
Spahiu zbulon strategjinë e Ramës/ “Jep dorëheqjen para zgjedhjeve”

Nga Kreshnik Spahiu

Vendim anti-kombëtar: Partia Demokratike kërkoi sot, ndalimin e filmave para viteve 90:

– Pasi shkatërruan godinën 70-vjeçare,

– Pasi nuk prodhuan asnjë film 30 vite,

– Pasi zaptuan 100.000 metra2 hapësirë publike,

tani duan të fshijnë historinë dhe memorien artistike kombëtare!

Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952. Realizimi i parë i saj është filmi “Skënderbeu”.

Ky është i pari realizim “kolosal” i prodhuar nga kjo studio kinematografike. Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve ’70, periudhë që korrespondon uljes së numrit të filmave të importuar.

LEXO EDHE:  "Ushtarët" e Luli Bashës fillojnë dorëheqjet/ Duan deputetë

Në vitet ’80 Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet. Shqipëria e Re” la në trashëgim rreth 200 filma, një pjesë të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike.

Me gjithë kornizat ideologjike dhe vetëcensurën, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” kanë qenë dhe është pjesë e jetës kulturore e shumë brezave shqiptarësh.

Pse duhet fshirë filmi, “Çifti lumtur” apo “14 vjeç dhëndër”? Këtë vetëm “Gjino” i demokratëve e kupton…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Godinën e mbajti, por vetë u muros në kryeministri

Publikuar

-

Nga

Nga Andi Bejtja

Shumë demokratë, ndoshta dhe gabimisht, 8 Janarin e cilësuan si betejë për godinën, por dhe ata vetë ndoshta akoma nuk janë të ndërgjegjshëm se, sot vërtet nuk arritën të merrnin Selinë Zyrtare të Partisë Demokratike, por në fakt murosën përfundimisht Lulzim Bashën.

Nga sot mund të ketë ndonjë socialist që mund të votojë Lulzim Bashën, Grida Dumën apo Salianjin, por demokratë vështirë. Sot godina vërtet nuk u mor, por Basha u muros njëherë e mirë në Kryeministrinë e Edi Ramës.

Sot Aleanca e Gazit, gaz nga mercenarët në PD, gaz nga policia jashtë PD-së, nuk vërtetuan thjesht atë që demokratët e thjeshtë e kanë ndjerë me kohë.

Sot Aleanca e Gazit ishte radiografia më e mirë dhe e ‘Non Gratës’ së Berishës, që personalisht mendoj më shumë se kudo, arkitektët e kësaj ‘non grate’ i gjen të Aleanca e Gazit.

LEXO EDHE:  Basha “shmang” vullnetin e demokratëve/ Nuk përmend referendumin e shkarkimit të tij

LEXO EDHE:  Berisha braktis publikisht Lulzim Bashën/ Paralajmëron rrënimin e tij



Në këto kushte dhe vetë Berisha ka një mision e një përgjegjësi, shumë më të madh nga ç’mund të jetë nisur në fillim. Nga sot e tutje kjo betejë është përtej godinës së PD-së, përtej dinjitetit të Sali Berishës: Sot u hodh betoni i parë i opozitës ‘jo fake’ dhe ‘jo fasadë’.

Të shohim sa shpejt dhe sa lart do ngrihet godina dhe fundja e fundit, për hir të së vërtetës nën një toke ku plehun ia hedhin gjithë institucionet e kapura, prokurorët, gjykatësit, mediat e kapura….

Nga sot duhet vizion tjetër dhe strategji tjetër, përtej godinës së PD.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ Basha, një lolo që duhet përjetuar pa dramë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha nuk bëri asgjë që nuk pritej. Ai i blindoi dyert e PD-së njësoj si Edi Rama kryeministrinë. Ai i hodhi gaz lotsellës “serb” protestuesve njësoj si Ardi Veliu. Ai në fund, u bë një lodër në duart e policisë së regjimit, e cila si për ta përdhunuar përfundimisht dha edhe një deklaratë shtypi përpara selisë së çliruar.

Ai i bëri ata deputetë që e mbështesin të duken njësoj si Jenisheri, Gjuzi, apo kërpërata, në kuvendin e shkuar.
Ai i e shndërroi selinë kryesore të opozitës në një paradhomë të zyrave të regjimit.

Ai e qesharakëzoi edhe synimin amerikan për të “luftuar korrupsionin” duke vërtetuar se e gjithë strategjia me “non grata”, nuk qe asgjë më tepër se një plan për ta ulur kreun e opozitës, bythëzbuluar mbi prehërin e Ramës.

Prandaj nga dita e sotme, kur u pa qartë se kishte një marëveshje paraprake mes policisë së regjimit dhe përfaqësuesve të “opozitës” bashiste, të cilat u koordinuan brenda dy- tre minutave, nuk do të mbeten në memorie imazhet e dhunës.

Edhe gazi lotësjellës, edhe kapuçonët e zinj të armatosur brenda selisë, edhe deputetët me hunj nëpër duar do të harrohen shumë shpejt. Sepse ato janë vetëm një pikë e errët në tablonë shumë dimensionale të asaj që ka ndodhur.

Lajmi i madh, e vërteta e hidhur, është se që nga kjo e shtunë, ky vend drejtohet nga një autokrat që ka një zyrë në kryeministi dhe një tjetër në SHQUP. Si rrjedhojë e kësaj ne kemi një opozitë fasadë të cilës
i prin një kryetar lolo.
Ndryshimi i tij i vetëm është se ai përfundoi procesin e konvertimit nga palaçoja 16 vjeçar i Saliut në atë të Edit.

LEXO EDHE:  “Shuplaka” e Venecias/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar ironizon Bashën: Shpëtove nga humbja e radhës

LEXO EDHE:  Frikë dhe panik/ Basha i armatosur në zyrë



Kush nga deputetët që do kenë këtej e tutje fytyrë të mbështesë Bashën, mund të dalë e të flasë, në debatet publike, për uniformat blu që godasin në mënyrë shproporcionale qytetarët? Kush do ketë guximin të kritikojë policinë e narko shtetit? Kush do ketë paturpësinë të evokojë atë që iu bë protestuesve të Unazës, Teatrit, bulevardit të ri, apo atyre që shprehën dufin përpara kryeministrisë.

Nëse policia ka vepruar drejtë sot…
atehere Salianji qenkësh një mashtrues për çeshtjen Babale
athere Gaz Bardhi qenkësh fajtor për vrasjet në Elbasan
atëhere Gon Shehaj qenkësh nje kamikaz i traut të rrugës së kombit
athere Jorida Tabaku qenkësh nxitese e dhunës tek unaza e Re
athere Grida Duma qenkësh provokatore në shembjen e teatrit
athere Xhelal Mziu qenkësh frymezues i terrorizmit para 25 prillit
atehere Lul Basha eshte nje vandal që nxiti betejen para parlamentit dhe kryeministrise
Duke zgjedhur sot xhandaret e Rames shumë nga deputetët e Lulit pështynë mbi historinë e tyre.

Nga sot atyre iu mbyll goja për shumë krime që kanë ndodhur në këto vite, sepse u bënë vetë pengje të këtij pushteti kriminal.

Prandaj në vend që të regjistrojmë në memorie dhunën, civilët me armë dhe dyert e blinduara, në vend pra që ta shohim Lulzim Bashën dhe shpurën e tij si barbarë, le ti mëshirojmë dhe te qeshim me ta.

Prej këtij 8 janari s’janë asgjë më shumë se kllounët e pështirë të rrgjimit, të cilët do të kenë vetëm një sfidë, ta luajnë rolin pak më mirë se Myslymi apo Rudina.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Thirrja e fortë për Bashën dhe Berishën/ Jepini fund kësaj maskarade

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Gëzim Xhepa

Z.Basha! Si firmëtar i 11 dhjetorit, por jo anëtar i Partisë që prej 1994, si i djathtë koservator në gjenezën time familjare, si intelektual, ju bëj thirrje publike dhe të sinqertë t’ja kurseni Partisë së idealeve të Dhjetorit, Partisë së Studentëve dhe Intelektualëve të rinj të Shqipërisë 1990, këtë maskaradë konfliktuale…!!!

Përgjegjësia e ruajtjes së unitetit të familjes politike është gjithnjë e kryefamiljarit…!!! Zgjidhje nuk është hermetizimi por votbesimi…!!! Kjo është rrugë pa krye…!!! Dilni si burrë në zgjedhje dhe provoni mbështetjen tuaj përballë non-gratës dhe kujtdo tjetër..!!! Nuk ju do Amerika nuk është argument…, nuk ju do masa e Partisë është argument…!!!

Nga ana tjetër, Doktor ka ardhur koha të dëshmoni që ju dhëmb Partia…, lider historik i të cilës jeni…!!! Ç’blindimi i selisë nuk është akti final…, por akti final, për mendimin tim modest, është të uleni, nëse hyni në seli, në një akt kalorsiak në tavolinën e bisedimeve, si i barabartë me atë që ju e quani Ish-lider dhe në prani të kamerave të ngrini platformën e zgjedhjeve të barabarta për këdo nga kandidatët në garë…!!! Mos haroni se Partia nuk ka luksin të humbë asnjë anëtar, qoftë dhe pakicë mbështetëse e Bashës, siç pretendon komisioni i rithemelimit…!!! Kjo do rrisë besimin tek septikët…, se keni reflektuar, duke bërë divorc përfundimtar nga rryma autokratike në shkelje të meritokracisë që solli këtë situatë…, në Partinë që udhëhoqët de juro në 23 vite…!!!

LEXO EDHE:  “Lulzim dil menjëherë dhe sqaro publikun për gropën ku ke futur PD”

LEXO EDHE:  "Ushtarët" e Luli Bashës fillojnë dorëheqjet/ Duan deputetë

Doni s’doni ju strukturat paralele ekzistojnë…, dhe u takon të bashkërendojnë aktivitetin për zgjedhje jokonfliktuale gjithë përfshirëse, në emër të riajtjes së Partisë…!!!



Të nderuar deputetë! Ka ardhur koha t’ja shpërbleni Z. Basha nderin që u bëri duke ju futur në listat zgjedhore…!!! Të fshiheni prapa gishtit nuk është zgjidhje…!!! Kontribuoni në zgjidhjen paqësore të krizës së Partisë që përfaqësoni…!!! Mosangazhimi do rëndojë mbi gjithsecilin prej jush…, si bashkautorë të situatës konfliktuale…!!!

Së fundi…, si intelektual i paangazhuar politikisht…, por që më dhemb Partia e idealeve dhjetoriste, pasi gjithnjë kam shpresuar në orientimin e djathtë konservator të saj, ju drejtohem ju Z. Basha hiqni blindat dhe pritini dinjitoz përfaqësuesit e fraksionit kundër jush…!!! Përpara nuk janë kriminelë dhe drogmenë…, por militantë që ju kanë mbështetur në të drejtë dhe gabuar…!!! Atë që bën logjika nuk e bën blindi…!!! Ishte truri që na shkëputi nga bota shtanzore dhe na bëri sundues të planetit si specie…!!!!

Zoti Basha të mbrosh Partinë nuk do thotë të tradhëtosh Amerikën…!!! Të gjesh kompromisin në bazë do të thotë të mbrosh këndvështrimin tënd proamerikan…!!! Amerikës dhe popullit shqiptar i duhet masa opozitare dhe jo një seli e blinduar konfliktuale…!!!

Zoti qoftë me ju dhe t’ju kthejë arësyen për ta shndruar ditën e nesërme, nga një ditë konflikti dhe përçarjeje…, në një ditë unifikimi dhe fuqizimi…!!!

Zoti bekoftë Shqipërinë…!/CNA.al

LEXO TE PLOTE