Connect with Us

Si do të ndikojë varianti Omicron këtë dimër në Evropë?

Blog

Si do të ndikojë varianti Omicron këtë dimër në Evropë?

Publikuar

-

/
cna lajme blog

Nga Helen Collis “Politico.eu”

Një variant i ri i koronavirusit, ka nxitur një mori investigimesh dhe ndërhyrjesh sa i përket udhëtimeve, pasi ekspertët po synojnë të kuptojnë saktësisht se sa serioz është në të vërtetë ky mutacion. Varianti, i quajtur Omicron nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, u zbulua për herë të parë nga sekuenca gjenomike në Afrikën e Jugut, dhe u nda me një bazë të dhënash ndërkombëtare më datën 22 nëntor.

“Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese. Dëshmitë paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar të ri-infektimit me këtë variant, në krahasim me variantet e tjera shqetësuese”- deklaroi OBSH nëpërmjet një deklarate bërë të premten.

Xheni Harris, drejtuese e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe tha më herët se ky është“varianti më shqetësues që kemi hasur deri më sot”, dhe se është duke u zhvilluar një“hulumtim urgjent” për të kuptuar më shumë.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga shkencëtarët, qeveria britanike, e pasuar ngatë tjerët në Evropë, njoftoi kufizime të rëndësishme për të udhëtuar nga Afrika e Jugut, Botsvana, Lesoto, Esvatini, Zimbabve dhe Namibia. Por varianti është përhapur tashmë në Evropë, me një rast të zbuluar në Belgjikë.

Po pse shkencëtarët janë aq shumë të shqetësuar mbi këtë variant?

Varianti Omicron, i njohur ndryshe edhe si B.1.1.529, përmban rreth 50 mutacione, pra një numër shumë të madh. Më shumë se 30 prej tyre gjenden në proteinën që vesh nga jashtë virusin SARS-CoV-2, dhe që ndërvepron me qelizat njerëzore përpara hyrjes në to, dhe që është pjesa që synojnë të godasin edhe shumica e vaksinave anti-Covid.

Ndërsa disa prej këtyre mutacioneve janë vërejtur edhe në variantet e mëparshme shqetësuese “disa prej atyre janë vërejtur rrallë së bashku në të njëjtin lloj varianti” thotë Fransua Ballo, drejtor i Institutit Gjenetik të Kolegjit Universitar në Londër.

Sekuencimi gjenomik i variantit në Afrikën e Jugut, ka identifikuar deri më tani 100 raste me Omicron, përfshin qytetet e Johanesburgut dhe Pretorias. Më herët, normat e përgjithshme ditore të rasteve me Covid-19 ishin të ulëta në atë pjesë të vendit, ndërsa janë rritur gjatë 7 ditëve të fundit, nga 273 në më shumë se 1.200.

A do të më mbrojë ende vaksina ime?

Bazuar në numrin dhe llojet e mutacioneve që vërehen tek varianti Omicron, shkencëtarët mendojnë se imuniteti nëpërmjet vaksinimit apo infektimit të mëparshëm, mund të mos mbrojë në një mënyrë shumë efektive kundër ri-infektimit nga Omicron.

“Bazuar në përbërjen e tij gjenetike, ne parashikojmë se B.1.1.529 mund ta anashkalojë pjesërisht imunitetin e ofruar nga vaksinimi dhe infektimi i mëparshëm”- thotë Ballo.Kjo për shkak se mutacionet në Omicron “janë shoqëruar në variante të tjera që i shmangen imunitetit”- vë në dukje Sharon Pikok, drejtore e “COG-UK Genomics UK Consortium”.

Por duhet të kalojnë disa javë para se ta dimë me siguri këtë gjë.“Për të kuptuar ndikimin e tij tek imunitetet, në Afrikën e Jugutpo kryhen me shpejtësi studimet laboratorike. Shkencëtarët po shohin sesi neutralizohen antitrupat nga ky variant,si dhe ndërveprimet me qelizat T, për të konfirmuar nëse ka një imunitet të reduktuar në analizat standarde laboratorike, por ato do të duan disa javë që të përfundojnë”-thotë Pikok, që është gjithashtu profesor i shëndetit publik dhe mikrobiolog në Universitetin e Kembrixhit.

A ka gjasa që ky variant të bëhet dominues në Evropë?

Në këtë fazë nuk mund të thuhet me siguri asgjë. Të dhënat aktuale tregojnë një rritje të rasteve, sidomos në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut.“Tabloja epidemiologjike, sugjeron që ky variant mund të jetë më i transmetueshëm, dhe disa mutacione tëOmicron, janë në përputhje me transmetueshmërinë e zgjeruar”- thotë Pikok.

LEXO EDHE:  Kriza e trefishtë që po trondit sot botën

Por nuk ishte ende e qartë, nëse kjo ishte për shkak të vatrave super-përhapëse,apo nëse varianti Omicron mund të konkurrojë që tani me variantin Delta. “Për ta konfirmuar këtë gjë, duhen studime të mëtejshme”- thekson Pikok.

A është më vdekjeprurës ky variant?

Të dhënat për këtë janë ende në pritje, dhe ka shumë të ngjarë të vijnë nga mbikëqyrja e vazhdueshme e situatës në Afrikën e Jugut. Disa ekspertë hipotetizojnë se nëse Omicron do të jetë është më i transmetueshëm, ai mund të jetë më pak i rrezikshëm. Pasi nga pikëpamja evolucionare një virus rrezikon që të zhduket, në rast se ai është shumë efektiv në vrasjen e bujtësit të tij.

Kjo mund të jetë e vërtete edhe për nën-degën e Deltas, AY.4.2, që po fiton shumë terren në Britani. Ndërkohë, disa ekspertë të tjerë sugjerojnë se përgjigja imunitare qelizore e shkaktuar nga vaksinat, mund të mjaftojë për ta luftuar virusin edhe me mutacionet e tij të shumta.

Monika Gandi, mjeke e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë, SHBA, thotë se meqë reagimi imunitar i qelizave është shumë kompleks- duke gjeneruar lloje të reja antitrupash edhe kundër varianteve të reja – ekziston mundësia që vaksinat të mbeten mbrojtëse.

Si mund ta mbrojmë veten?

Nuk dihet ende se deri në çfarë mase varianti Omicron, mund t’i shpëtojë imunitetit të vaksinës. Ekspertët i nxisin njerëzit që vaksinohen plotësisht, duke përfshirë edhe dozat përforcuese, në rast se kualifikohen për to. Britania e Madhe dhe Evropa, kanë ndërmarrë veprime të shpejta në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron, përmes ndalimit të përkohshëm të fluturimeve dhe futjes së masave të reja të karantinës.

“Veprimi i hershëm, është shumë më i mirë se ai i vonë”- thotë Evan Birnej, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare, dhe drejtor i Institutit Evropian të Bioinformatikës EMBL. “Mund të ndodhë që ky variant të mos jetë një kërcënim aq i madh sa Alfa dhe Delta, por pasojat e mundshme të mosveprimit mbi këtë skenar,mund të jenë serioze”-shtoi ai.

Nëse kemi nevojë për vaksina të reja, sa kohë do të duhet për t’i zhvilluar ato?

Vaksina më e përdorur në Evropë, ka qenë ajo e BioNTech/Pfizer. Këto kompani po hulumtojnë mbi variantet që priren t’i shmangen vaksinave, përfshirë Omicron.“Ne presim të dhëna nga testet laboratorike brenda 2 javësh. Ato do të na japin më shumë informacione, nëse B.1.1.529 mund të jetë një variant që mund të kërkojë një rregullim të vaksinës sonë, sidomos nëse ky varianti përhapet në mbarë botën”- tha një zëdhënës i BioNTech.

Ndërkohë shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Burla, tha në shtator se të dyja kompanitë mund të zhvillojnë në “më pak se 100 ditë” një version të ri të vaksinës kundër një varianti të ri. Kompanitë e kanë bërë tashmë këtë për variantin Beta, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe për atë Delta. Por duke qenë se vaksina aktuale ka mbetur efektive kundër këtyre varianteve, nuk ka pasur ende nevojë për të nxjerrë në treg një version të modifikuar.

Në fillim të këtij muaji, BioNTech njoftoi se po zhvillonte një qasje prototip për të vlerësuar zhvillimin, prodhimin dhe proceset rregullatore për variantet e vaksinave specifike, në mënyrë që vaksinat  e reja të prodhohen shumë më shpejt.“Ideja është të jemi një hap përpara virusit”-tha Burla në shtator.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.politico.eu/article/nu-coronavirus-new-variant-vaccine-africa-europe-travel-winter-november-december-2021/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Katër arsye pse Vladimir Putin nuk mund ta fitojë dot luftën ndaj Ukrainës

Publikuar

-

Nga

Nga Rebecca Grant “Fox News”

Gati ndjej keqardhje për presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa po dështojnë bisedimet mbi Ukrainën, Putini po zgjedh të nisë një luftë të cilën nuk mund ta fitojë. Kur presidenti Xho Bajden vendosi të largojë trupat amerikane nga Afganistani, Putin pa një mundësi të artë për të shantazhuar NATO-n në lidhje me çështjen e Ukrainës.

Por aleanca veri-atlantike nuk po dorëzohet ndaj kërkesave të tepruara të Putinit, sipas të cilave NATO duhet të dëbojë nga gjiri i saj anëtarë si Polonia, Lituania, Letonia dhe gjithë vendet e tjera që iu bashkuan pas vitit 1997. Në teori, kjo e lë Putinin vetëm me një lëvizje në dispozicion:nisjen e luftës. Por unë gjykoj se ekzistojnë 4 arsye pse ekuilibri ushtarak nuk është aspak i favorshëm për një sulm ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Aneksimi e Krimesë dhe fillimi i një lufte në Donbas në 2014, nuk funksionoi siç kishin planifikuar rusët

Nëse plani i Vladimir Putinit ishte ta tërhiqte Ukrainën drejt Rusisë, ai dështoi. Ukraina po shikon më shumë se kurrë më parë drejt Perëndimit. Luftimet në sektorin lindor separatist të Ukrainës kanë shkaktuar deri tani mbi 14.000 të vdekur. Nën presidentin e vendit Zelensky, Ukraina është e vendosur që të ruajë 30 vitet e saj të pavarësisë.

Rusia nuk ka asnjë kontroll të hapësirës ajrore mbi Ukrainën dhe Detin e Zi

Në rast se Moska ka planifikuar një pushtim tokësor të Ukrainës, atëherë ky është një mega-operacion ushtarak. Mbi 100.000 trupa ruse janë shpërndarë në vijën kufitare përreth Ukrainës në tre anë, dhe nën vëzhgimin e avionëve të NATO-s ato janë si Ameba në një pjatë laboratorike Petri.

Nuk ka asnjë dyshim se presidenti rus do të donte të niste një sulm të madh kibernetik ndaj Ukrainës, siç bëri ndaj Estonisë në vitin 2007 dhe Gjeorgjisë në vitin 2008. Por kohët kanë ndryshuar, dhe NATO është aty për të reaguar.

Komandanti suprem aleat i NATO-s, dhe gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Tod Uollters, ka deklaruar se Ukraina është e aftë t’i dëbojë forcat ruse

Strategjia ushtarake e NATO-s që nga viti 2019, i ka përforcuar ndjeshëm forcat e saj në rajonet e Baltikut dhe Detin e Zi, në mënyrë që aleanca të jetë “shumë, shumë vigjilente”, me një strukturë komanduese shumëkombëshe dhe ekipe ndihme të gatshme të ndërhyjnë  me shpejtësi në Ukrainë, deklaroi Uollters para anëtarëve të Senatit të SHBA-së gjatë një seance dëgjimore vitin e kaluar.

Gjenerali Uollter shprehu bindjen se “me kalimin e kohës” ushtria e Ukrainës mund t’ia dalë të zmbrapsë rusët. Natyrisht, kjo nuk do të ishte e lehtë, por fakt është që Putini nuk ka shumë shanse për të siguruar një fitore të shpejtë dhe përfundimtare.

Me sjelljen e tij aktuale, Putin mund ta bëjë NATO-n më të madhe dhe më të fortë

 Një lëvizje në Ukrainë, dhe Suedia dhe Finlanda (kjo e fundit ndan një kufi 1280 km me Rusinë) do t’i bashkohen NATO-s brenda natës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka bërë të qartë se është gati të mirëpresë fuqitë ushtarake nordike.

LEXO EDHE:  Spahia zbulon studimin e Bashkisë së Shkodrës/ “Numri i viktimave është rritur me 40%”

LEXO EDHE:  Kriza e trefishtë që po trondit sot botën



Pra Putini do të shohë forcën e NATO-s nga Deti i Zi në Rrethin Arktik. Përfundimi:një lëvizje ushtarake ruse në Ukrainë, është një ide shumë e keqe. “Ajo është vërtet një zgjedhje që premton të sjellë gjëra shumë negative për Moskës”-deklaroi të hënën në mbrëmje Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit Uendi Sherman.

Mua thuajse më vjen shumë keq për Putinin. Ai me siguri që e di se vendin e tij e pret humnera financiare. Çdo pushtim i mëtejshëm i Ukrainës do të sjellë një raund të ri sanksionesh ekonomike nga Perëndimit.

Por sulmi ndaj Ukrainës do ta dëmtojë rëndë Rusinë. E vetmja gjë që Putin e ka bërë siç duhet, ishte rritja e ekonomisë së Rusisë me 7 për qind në vit në vitet 1999-2008. Nëse ai nis luftën ndaj Ukrainës, Rusia do të izolohej thuajse fare, duke pasur si partnere të mëdha vetme Kinën dhe Bjellorusinë, kjo edhe në aspektin tregtar. Ekonomia e vogël ruse me një rritje të vogël, nuk ka luksin ta përballojë diçka të tillë.

Këshilli Atlantik ka zbuluar se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, i kanë kushtuar këtij vendi deri në 1.5 pikë përqindje të rritjes ekonomike në vit. Sigurisht, Evropa do të duhet të gjejë tregje të reja të energjisë.

Por dhimbja ekonomike do të jetë jo pak e vogël edhe për vetë Rusinë, pasi Evropa blen nga Moska mbi gjysmën e produkteve të naftës. Dhe sigurisht që Putin mund t`i harrojë edhe ëndrrat e tij për investime të teknologjisë së lartë.

Të gjithë e dinë se rusët janë një popull i fortë. Prindërit e Putinit jetuan rrethimin e Leningradit në vitet 1941-1944, duke humbur tragjikisht një djalë të vogël nga sëmundja, vite para se të lindte Putini. Tani ky i fundit është në rrugën e duhur për ta shndërruar Rusinë një shtet vasal të Kinës.

Dhe kjo gjë po ndodh për shkak të paranojës së tij personale ndaj NATO-n dhe mbrojtjes raketore. Rusia është një komb historik dhe një ikonë kulturore, e sunduar edhe një herë me një lider delirant. Le të shpresojmë që NATO të vazhdojë të mbajë një qëndrim të ashpër dhe që Putini të tërhiqet nga ideja e pushimit të Ukrainës.

Shënim:Rebecca Grant, është një analiste e sigurisë kombëtare me banim në Uashington. Ajo është doktorante në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Shkollën Ekonomike të Londrës, dhe ka qenë pjesë e stafit të Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Joe Biden një vit në detyrë/ Ters dhe avari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezultat rekord dhe shumë premtime. Shumicën e tyre ai nuk mundi t’i mbante, aktualisht mbështetja për të në SHBA ka rënë.

Shpresat e shumë amerikanëve ishin të mëdha, kur Joe Biden më 20 Janar 2021 u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Vetëm pak javë më parë përkrahës të radikalizuar të presidentit të rrëzuar në zgjedhje, Donald Trump mësynë Kapitolin, simboli i demokracisë në SHBA: një simptomë e polarizimit të vendit, që Biden e trashëgoi nga Trumpi. Një nga premtimet më të rëndësishme të tij ishte bashkimi i kombit. Ai donte të guxonte një fillim të ri, kështu u shpreh Biden në fjalimin e tij të parë dhe “të ecë përpara me ritëm dhe vendosmëri”, sepse “ka shumë për të riparuar, shumë për t’u rivënë në vend, shumë për t’u shëruar.”

81 milionë votues e dhanë votën për Biden, asnjë president nuk ka marrë ndonjëherë kaq vota. Përveç kësaj Biden mundi të sigurojë një shumicë të ngushtë në të dyja Dhomat e Kongresit. Por tani një vit pas marrjes së detyrës duket se ka mbetur pak nga shkëlqimi i fillimit. Inflacioni është rritur, pandemia është jashtë kontrollit, vlerat në sondazhe të Bidenit kanë rënë nga 50% në verë, në 41% pak para krishtlindjeve.

“Mendoj që fjala më miqësore që mund them për një vit në detyrë të presidentit është ‘zhgënjim’”, shprehet Bret Stephens, opinionist, konservator, por kritik i Trumpit në “New York Times”. Biden mori vendime të gabuara politike, si tërheqja nga Afganistani. Kjo ndikoi në imazhin e tij, në mungesën e suksesit në kongres dhe në fund në besueshmërinë e tij si drejtues i një fuqie botërore.

Mësymja e Kapitolit nga përkrahësit e Donald Trump tronditi botën

Trashëgimia e Donald Trumpit – rrënoja

Virginia Sapiro, profesore në pension e shkencave politike e Universitetit të Bostonit thotë se rënia e mbështetjes për Biden në shoqëri nuk lidhet vetëm me vendimet e gabuara. Biden e mori detyrën në kohë shumë të vështira. “Ai e ka pasur shumë më të vështirë, se çdo president para tij që nga Roosevelti, që e mori postin në kohën e një depresioni të thellë.”

Gjendja e vështirë ekonomike e vendit, pandemia, një parti republikane, ku disa anëtarë me influencë ende pretendojnë, se Biden ia vodhi zgjedhjet Trumpit, të gjitha këto shumohen, sipas Sapiron “në një grumbull rrënojash, që duhet hequr mënjanë njëherë, për të arritur diçka.” Një arsye tjetër është, se republikanët e moderuar e mbështetën Bidenin, se nuk donin Trumpin, por në thelb ata donin një politikë konservatore.



Politika e jashtme e pasuksesshme, shoqëri e përçarë

Por jo çdo gjë ka qenë kaq keq në vitin e parë të Joe Bidenit. Që në mars ai ia doli të miratojë një paketë ndihme prej 1,9 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë, dhe familjet e prekura rëndë nga pandemia. Një sukses tjetër është mbështetja që Biden mori nga republikanët në fundin e vitit për paketën infrastrukturore prej 1,2 bilionë dollarësh. Mes këtyre të dyjave ndodhet gabimi më i madh i Bidenit, sipas shumë amerikanëve. Tërheqja amerikane nga Afganistani në gusht 2021. Si pasojë talibanët morën pushtetin me një shpejtësi të papritur dhe vendosën shkurtimin masiv të të drejtave të grave.

LEXO EDHE:  Kriza e trefishtë që po trondit sot botën

LEXO EDHE:  Papa Francesku/ Vaksina anti-Covid të shkojë për të gjithë, të pasur e të varfër

Seth G. Jones zëvendëspresidenti i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare kritikon tek tërheqja amerikane mungesën e përgatitjes. “Si mënyra ashtu edhe rezultati i nxorrën Shtetet e Bashkuara si të paafta, jokompetente dhe në fund të dobta”, thotë Jones. Edhe dëmtimi i imazhit ishte shumë i madh. Për shumë vende shtrohet sot pyetja, nëse SHBA është një partner i besueshëm.

Edhe premtimin e madh për bashkimin e kombit, Biden nuk arriti ta mbajë. Sipas sondazheve rreth 40% e amerikanëve ende besojnë, se ai nuk është president legjitim. Kjo tregon sa e thellë është përçarja në shoqëri. As me axhendën legjislative, Biden nuk pati sukses, sepse shumë shpesh senatorë dhe deputetë republikanë i kanë refuzuar projektet e tij. Tek dështimet më të mëdha llogaritet ligji “Build Back Better” – një program i zgjaruar investimesh për kujdesin ndaj fëmijëve, arsimin dhe mbrojtjen e klimës, që do kishte përmbushur disa nga premtimet e tij. Edhe përpjekjet  e tij për reformën në polici në shtatorin e shkuar dështuan, sepse partitë nuk ranë dakord se si të veprohet me imunitetin juridik të oficerëve të policisë.

Kush vjen pas Bidenit?

Viti 2021 nuk ishte vit i lehtë për Joe Biden, por as tre vitet e ardhshme nuk do të bëhen më të lehta. Ndër sfidat më të mëdha të politikës së jashtme të SHBA mbetet Kina, mungesa e stabilitetit në Lindjen e Afërt, kërcënimi për marshimin e Rusisë në Ukrainën lindore. Për të rifituar besueshmërinë, qeveria duhet “të tregojë kurajë dhe të veprojë seriozisht kundër Rusisë, Kinës apo Iranit”, thotë Seth G. Jones. Sipas ekspertit “më shumë flitet se veprohet”.

Në politikën e brendshme ky vit është vendimtar për Biden, sepse zhvillohen zgjedhjet mid-term në mesin e mandatit në nëntor, ku Biden edhe mund të humbasë shumicën e ngushtë në senat. Kjo do t’ia bënte atij më të vështirë të realizojë paketat e masave që janë në rend të ditës: me gjasë arritjen e një ujdie për një version të holluar të ligjit “Build Back Better” dhe një reformë zgjedhore.

Ende është e hapur pyetja: Do të kandidojë Biden sërish si president? Me shumë gjasa jo, kjo është në Uashington D.C. si një sekret që e dinë të gjithë, thotë opinionisti Bret Stephens. Këtu luan rol edhe mosha Bidenit. Në vitin 2020 ai ishte me 78 vjeç, presidenti më i moshuar i zgjedhur ndonjëherë në SHBA, në zgjedhjet e vitit 2024 ai do të ishte ndërkohë 82 vjeç. Bret Stephens mendon, se pikërisht për këtë, Biden do duhet të përqëndrohet tek detyrat e sfidat e mëdha të SHBA. Partia Demokratike duhet ndërkohë të gjejë kandidatë të mirë për vitin 2024. Sepse republikanët, për këtë është i bindur Stephens, do të jenë sfidues të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Si funksionojnë kriptomonedhat, dhe pse janë kaq shumë popullore?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Gabe Allen “Discover Magazine”

Ndërsa rritja meteorike e monedhave dixhitale si Bitcoin dhe Dogecoin, është dokumentuar gjerësisht nga mediat e lajmeve, mekanizmat shumë teknikë që qëndrojnë pas tyre, mund të duken ende si aspak transparente.

Edhe ligjvënësit amerikanë kanë preferuar të flasin në terma të gjerë me ekspertët e kriptomonedhave gjatë seancave dëgjimore të njëpasnjëshme në Kongres dhe Senat gjatë muajit të kaluar.

“Çfarë do t’u thoshit njerëzve që thonë:Ky nuk duket si një sistem i ri financiar në vetvete, por në fakt si një zgjatim i sistemit tonë aktual?”- e pyeti panelin kongresmenia demokrate Aleksandria Okazio-Kortez gjatë seancës dëgjimore të 8 dhjetorit 2021.

“Unë besoj se ajo që po shohim është një hapësirë e re transparente e infrastrukturës së internetit, një shtresë deri më sot e panjohur internetit, e cila është projektuar rreth shkëmbimit të vlerës dhe koordinimit ekonomik, dhe që e ka bazën tek disa të dhëna të pandryshueshme”- iu përgjigj kreu ekzekutiv i kompanisë “Circle” Xheremi Aleir.

Pra del se për të kuptuar në mënyrë kuptimplotë se çfarë janë kriptomonedhat, ju nuk keni nevojë të grumbulloni një njohuri enciklopedike mbi programimin e Blockchain.

Po çfarë është një Blockchain?

Një Blockchain, është një seri njësish të koduara të informacionit. Përpara se të shtohet në zinxhir, çdo “bllok” drejtohet përmes një algoritmi që prodhon një identifikues të koduar.

”Tek Bitcoin ky quhet funksioni hash”-shpjegon Xi Vu, ekspert i kriptomonedhave dhe asistent profesor në Shkollën e Biznesit Has në Universitetin e Kalifornisë. “Është si një kuti. Ju vendosni në të informacionin, dhe ai prodhon një varg numrash dhe shkronjash, të cilat nuk kuptohen menjëherë”- shton ai.

Në çdo bllok përfshihet identifikuesi i bllokut që i paraprin, duke krijuar kështu një zinxhir informacioni të koduar me një sekuencë të caktuar. Kriptomonedha ka tërhequr mbi 100 milionë përdorues, kryesisht për shkak të premtimit të transaksioneve shumë të sigurta – niveli i parë i një mbrojtjeje të tillë krijohet përmes procesit të kriptimit.

Nëse dikush vendos të kthehet në një bllok të mëparshëm, dhe të ndryshojë informacionin në avantazhin e tij (për shembull nëse do të shtojë disa zero për të fryrë bilancin e llogarisë së tij), kjo do të ndryshonte identifikuesin e koduar dhe për rrjedhojë, do të “thyente” bllokun dhe të gjitha ato që e pasojnë. ..



Në thelb, një ndryshim njëshifror mund të korruptojë të gjithë sistemin. Ashtu si çdo monedhë, edhe kriptomonedhat mbështeten tek një komunitet njerëzish që e pranojnë se ato kanë vlerë. Ndërsa monedhat tradicionale si dollari i Shteteve të Bashkuara, prodhohen dhe rregullohen nga një bankë qendrore, kriptomonedhat prodhohen dhe rregullohen nga komuniteti që i përdor ato.

LEXO EDHE:  Spahia zbulon studimin e Bashkisë së Shkodrës/ “Numri i viktimave është rritur me 40%”

LEXO EDHE:  Papa Francesku/ Vaksina anti-Covid të shkojë për të gjithë, të pasur e të varfër

Një kopje e Blockchain ruhet njëkohësisht në kompjuterët personalë të përdoruesve në mbarë botën. “Struktura themelore e kriptomonedhës është një rrjet. Teknologjia bazë funksionon si një ekonomi e rrjetit”- thotë Vu. Ky rrjet ofron nivelin e dytë të sigurisë.

Në rast se dikush përpiqet të ndryshojë çdo informacion në Blockchain (edhe nëse mbulon me mjeshtëri gjurmët e tij), të gjithë kompjuterët e tjerë në rrjet do ta refuzojnë ndryshimin nëpërmjet një algoritmi që arrin një konsensus tek të gjithë.

Arritja e një konsensusi

Ndonëse të gjitha kriptomonedhat funksionojnë në një rrjet Blockchain, ato ndryshojnë sa i përket mekanizmit me të cilin arrihet konsensusi. Në kriptomonedhat tradicionale si Bitcoin, algoritmi i konsensusit quhet prova e punës.

Ky proces, kërkon që individët në rrjetin e quajtur “minatorë” të ofrojnë fuqinë përpunuese të kompjuterit të tyre për procesin e vlefshmërisë. Kur vendoset një bllok i ri, këto pajisje konkurrojnë për të gjetur një numër arbitrar, të njohur si “nonce”, që ka mundësi të zhbllokojë algoritmin.

Pasi gjendet “nonce”, blloku integrohet në Blockchain dhe “minatori” shpërblehet me një sasi monedhe. “Cilido që zgjidh enigmën, merr shpërblimin për vërtetimin e atij informacioni. Më pas informacioni ruhet në rrjet, dhe do të shpërndahet në të gjitha nyjet apo pikat fundore”- thekson Vu.

Ndërkohë siç e kanë vënë në dukje kritikët, vërtetimi i mekanizmit të konsensusit të punës, vjen me një kosto shumë të lartë të energjisë së harxhuar. Studiuesit në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Kembrixhit, vlerësojnë se vetëm Rrjeti Bitcoin konsumon çdo vit më shumë energji elektrike se sa gjithë industria dhe popullsia e Ukrainës.

Më pas përdoret mekanizmi i dytë më i zakonshëm i konsensusit:prova e marrjes së sy të rrezikut. Në vend se të garojnë midis tyre për të zgjidhur një enigmë, vlerësuesve u kërkohet të vendosin një sasi të caktuar monedhe si kolateral, në mënyrë që të vërtetojnë një transaksion dhe të përfitojnë një tarifë nga transaksioni.

Kjo metodë, ka kosto shumë më të ulëta të energjisë sesa homologu i saj, dhe aktualisht po futet në fazat e kriptomonedhave nga zhvilluesit që qëndrojnë pas kriptomonedhës popullore Ethereum.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE