Connect with Us

Politika e mbrojtjes/ BE nuk do të humbasë influencën

Bota

Politika e mbrojtjes/ BE nuk do të humbasë influencën

Publikuar

-

/

Në Riga (30-1.12.)ministrat e Jashtëm të NATO-s, debatojnë mbi krizat aktuale e sfidat në politikën e jashtme e të mbrojtjes. Ndërkohë BE po përgatit doktrinën e mbrojtjes që pritet të prezantohet në pranverë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen përcaktoi para dy vjetësh drejtimin: “Europa duhet të mësojë edhe gjuhën e pushtetit”, kërkoi von der Leyen me rastin e marrjes së postit të presidentes së KE. BE duhet të ketë vetëbesim përballë shteteve si Kina, por edhe SHBA. Se si do të zbatohet kjo në praktikë do të përcaktohet nga doktrina e politikës së sigurisë që pritet të prezantohet në mars 2022 në Bruksel. Draftin e parë e prezantoi së fundmi kryediplomati europian, Josep Borrell para 27 vendeve anëtare. “Europa është në rrezik”, paralajmëron Borrell. BE nuk mund të ketë luksin të jetë spektatore në një botë ektsremisht të orientuar nga konkurrenca.

Rënia e influencës së Europës

“BE duhet të kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj dhe të mbrojë vlerat dhe interesat tona”, kërkon Borrell dhe numëron një sërë konfliktesh. Dhe nuk janë vetëm kërcënimet ushtarake, por edhe konkurrenca për standarde globale, lufta për sundimin e inteligjencës artificiale, Cloud Computing, biotekonlogjia, etj. Borrell nuk le pa përmendur edhe dezinformimin dhe sulmet kibernetike. Politika e re e pushtetit nuk përdor vetëm mjetet e dikurshme luftarake. Borrell përmend kërcënimet hibride, siç po e provon BE aktualisht në kufijtë e saj të jashtëm me Bjellorusinë. Ato e bëjnë më të vështirë dallimin mes luftës dhe paqes. Europa duhet të provojë veten në këtë drejtim, ku po e humb gjithnjë e më shumë peshën ekonomike dhe demografike.

USA New York | Pressekonferenz Josep BorrellJosep Borrell

Rikthimi i politikës së pushtetit

Edhe nëse doktrina finale prezantohet në pranverën e ardhshme, drafti i parë dokumenton një transformim të qartë të këndvështrimit europian ndaj botës. Në krahasim me “strategjinë globale” të paraardhëses së Borrell, Federica Mogherini nga viti 2016, “soft power” kalon dukshëm në prapavijë. “Rikthimi i politikës së pushtetit” e quan Borrell këtë zhvillim. Brukseli mund të reagojë në të ardhmen edhe me forcën e armëve. Megjithëse BE ka që nga viti 2007 trupa luftarake, së fundmi u bë e qartë në Afganistan, se sa e dobët është aftësia e saj ushtarake. Në një kohë që BE me konceptin e “Battlegroup” ka vite që BE mban dy grupe aktive luftarake secila me 1500 ushtarë që duhet të pengojnë luftëra në zonat e konfliktit dhe të kryejnë aksione humanitare. Grupet ndërrohen çdo gjashtë muaj, shtetet e BE vënë në dispozicion ushtarët e tyre. Por në këto vite që nga ekzistenca e tyre, grupet luftarake nuk janë aktivizuar asnjëherë. “Që Battlegroups nga tre deri në pesë shtete nuk aktivizohen lidhet edhe me atë, që  duhet të ketë gjithnjë një ‘vend drejtues’ që duhet të mbajë barrën e kostove, materialeve dhe njerëzve. Kështu shtetet që kanë radhën e ofrimit të trupave druhen të përdorin këtë instrument”, shpjegon politologu Joachim Koops nga Universiteti Leiden në Hagë.

Trupa e ndërhyrjes e kontestuar

“Kompasi strategjik” përcakton tani një koncept të ri trupash. Deri në vitin 2025 BE kërkon të ngrejë një trupë me emrin “Rapid Deployment Capacity, RDC me 5000 ushtarë. Kjo trupë e përbërë nga trupa këmbësorie, të marinës dhe aviacionit ushtarak është shumë më e plotësuar se trupa aktuale dhe sipas skenarit të misionit do të vendoset edhe përbërja e saj. Kjo trupë do të zhvillojë po ashtu stërvitje të përbashkëta. Manovrat e para pritet të zhvillohen në vitin 2023. Qëllimi: Me këtë trupë BE do të ndërhyjë në konflikte të armatosura edhe pa ndihmën amerikane, të evakuojë njerëzit nga rajonet e krizës dhe të ruajë e pavarur aeroportet.

Grenze Belarus - Polen | Polnische Soldaten am GrenzzaunUshtarë polakë perballë kufirit bjellorus

Grindje për financimin

Megjithëse theksohet se RDC nuk do të jetë konkurrencë e trupës së shpejtë të ndërhyrjes së NATO-s ka që tani rezerva të vendeve anëtare të BE kundër konceptit. Europianolindorët i tremben konkurrencës me aleancën transatlantike. Si reagim ndaj prioriteteve dhe qëndrimeve të ndryshme, BE do të aktivizojë në ardhmen në misione ushtarake të BE edhe nenin 44 të marrëveshjes së BE, që lejon krijimin e një koalicioni mes vendeve që dëshirojnë. Me një vendim të posaçëm për një mision, ky grup shtetesh mund të vazhdojë misionin pa qenë nevoja që çdo anëtare të ndikojë tek ky mision. Debat ka për shpenzimet, nëse ato do të ndahen në mënyrë solidare mes të gjitha vendeve .

Në draftin e “kompasit strategjik” të BE janë pranuar disa propozime kompromisi të ministres gjermane të Mbrojtjes në detyrë, Annegret Kramp-Karrenbauer. Brukseli pret që qeveria e koalicionit trepartiak në Gjermani të pozicionohet në të ardhmen. Në marrëveshjen e koalicionit partnerët kërkojnë “një politikë të vërtetë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”. BE duhet të jetë e aftë të veprojë në arenën ndërkombëtare dhe të paraqitet më e bashkuar, thuhet. Po ashtu përmendet një bashkëpunim më i madh i ushtrive kombëtare me struktura komandoje të përbashkëta dhe një shtab i përbashkët kryesor civil-ushtarak.

Por për të arritur objektivat e “kompasit strategjik” duhet të të rriten buxhetet e mbrojtjes, jo vetëm në Gjermani. Nevoja për investime bëhet e qartë që tek sfidat detare. Kur BE i përcakton “zonat detare si zona interesi” si Rrugën e Hormuzit, atëherë pret që forcat e aviacionit ushtarak dhe ato të marinës të veprojnë me koordinim. Ushtarët gjermanë në të ardhmen do të duhet pra të jenë më shpesh në misione jashtë se tani.

Japan | Ankunft Bundeswehr Fregatte „Bayern“ in TokioGjermania angazhohet me “Fregatte Bayern” për lirinë e lëvizjes detare

Ushtria europiane nuk duket në horizont

BE-së i duhet të krijojë kompetenca të caktuara ushtarake, që ende nuk i zotëron. Këtu bën pjesë edhe transporti ajror për distanca të gjata, si edhe kapacitetet planifikuese dhe drejtuese. “Problemi kryesor i BE është që ndryshe nga NATO nuk ka një shtab të madh ushtarak dhe 70 vjet përvojë, por vetëm kapacitete kombëtare që duhet t’i përdorë”, thotë politologu Koops. Por edhe në këtë drejtim BE shënon progres. Pasi ministrat e Mbrojtjes para pak ditësh miratuan 14 programe të reja, BE koordinon tani 60 programe të përbashkëta për armë dhe kompetenca ushtarake. Sipas Koops, ushtria europiane e përmendur aq shpesh si retorikë, nuk është objektiv i përpjekjeve aktuale për forcimin ushtarak të BE. Këtë e pengon lista e gjatë e prioriteteve të ndryshme të vendeve anëtare. “Bëhet fjalë për koordinimin e forcave të armatosura të vendeve anëtare dhe sinergjitë. Pra ajo që luan rol tani është harmonizimi, trajnimi i përbashkët dhe në fund një mision i përbashkët.”/DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rusia paralajmëron hakmarrje nëse kërkesat e saj nuk plotësohen

Publikuar

-

Nga

Rusia paralajmëroi sot se do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundërshtojnë kërkesat e saj të sigurisë.

Perëndimi është i shqetësuar se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën. Rusia e mohon një gjë të tillë, ndonëse ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe po kryen një sërë manovrash të tjera ushtarake në rajon.

Në qendër të kërkesave të Moskës është e ardhmja e Ukrainës. Moska kërkon garanci që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do të lejohen të anëtarësohen në NATO dhe që aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik.

Disa prej këtyre kërkesave, si garancitë për mos anëtarësim, janë të papranueshme për NATO-n.

Qëndrimet e kundërta kanë bërë që shumë të frikësohen se po shkohet drejt një lufte. Duke folur sot me ligjvenësit rusë, Ministri i Jashtëm Serrgei Lavrov tha se nëse Perëdnimi vazhdon me këtë kurs agresiv, “Moska do të marrë hapat e duhur hakmarrës”.

Moska po pret për përgjigjen amerikane, tha ai, “por nuk do të presë pafundësisht”.



NATO njoftoi këtë javë se do të përforcojë forcat në rajonin e Detit Balltik dhe Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar 8,500 trupa në gadishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë.

Qeveritë perëndnimore po ashtu po ndihmojnë Ukrainën me armë dhe mjete ushtarke për të forcuar mbrojtjen e saj.

Disa raunde takimesh diplomatike të nivelit të lartë deri tani nuk kanë sjellë ndonjë përparim.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ndërhyn në Ukrainë. Në vitin 2014, pas rrëzimit me protesta të presidentit pro-rus të Ukrainës, Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë, si dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor industrial të Ukrainës.

Luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në këtë rajon kanë lënë të vrarë 14 mijë vetë dhe përpjekjet për një zgjedhje paqësore deri tani nuk kanë patur rezultat./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Foto+video/ Pasojat katastrofike nga shpërthimi në Athinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën, mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave greke, shpërthimi i fuqishëm në Avenue Syggrou 3 ndodhi pak pas orës 06:00 dhe sinjalizoi alarmin në zonë, por krijoi edhe një skenë “lufte”.

Tashmë kanë nisur edhe hetimet për shkakun e shpërthimit ndërsa nga vlerësimet fillestare duket se bëhet fjalë për rrjedhje gazi.

Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një 78-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar edhe një operacioni.



I moshuari ka lëndime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme.

Ndërkohë mediat kanë publikuar edhe foto dhe video, që tregojnë pasojat katastrofale të shpërthimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Itali, fonde të fshehura megjithë regjistrin e transparencës

Publikuar

-

Nga

Italia është përmirësuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Por ekspertët dyshojnë që ryshfetet janë me të vërtetë në rënie – ato kanë gjetur rrugë të reja.

Beppe Grillo fillimisht punoi si aktor, më pas themeloi lëvizjen Pesë Yjet. Lufta kundër korrupsionit në politikë – ky ishte slogani që i siguroi atij dhe mbështetësve të tij një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018. Ai vetë tani është i dyshuar për korrupsion: ai me sa duket loboi për një kompani transporti për gati një çerek milion euro, prokuroria e Milanos po heton.

Alberto Vanucci, autor librash dhe politolog në Universitetin e Pizës, është i bindur se korrupsioni është i përhapur. “Korrupsioni është një fenomen që nga natyra është sekret. Duke qenë se është pothuajse gjithmonë diçka e paligjshme, protagonistët e tij priren ta mbajnë të fshehur.”

Më shumë transparencë në prokurimet publike

Zbulimi i kësaj të panjohure – ky është misioni i autoritetit antikorrupsion ANAC, i cili e ka nisur punën që nga viti 2012 dhe është pajisur me shumë para dhe pushtet. Autoriteti duhet të sigurojë që në administratën publike të respektohen të gjitha rregullat. Pikërisht në dhjetë vitet e fundit, Italia ka miratuar një sërë ligjesh kundër korrupsionit, që kanë lehtësuar kontrollet dhe kanë përforcuar sanksionet.

Transparency International e konsideron Italinë në rrugën e duhur: sipas Indeksit të saj të Perceptimit të Korrupsionit, vendi ka përjetuar përmirësim të vazhdueshëm dhe të ndjeshëm. Për ANAC, transparenca është kryefjala, bashkëpunëtorët e saj këshillojnë dhe monitorojnë. Pra, korrupsioni as që duhet të jetë i mundur.



“Ne kemi një element kyç: bazën e të dhënave të prokurimeve publike. Pjesa më e madhe e shpenzimeve publike bëhet përmes kontratave. Ne jemi gjithashtu autoriteti që e rregullojmë këtë dhe falë digjitalizimit të tenderave kemi mundësinë të kontrollojmë të gjithë tenderat. Këtë mund ta bëjnë edhe të gjithë qytetarët”, shpjegon presidenti i ANAC, Giuseppe Busia, duke iu referuar faqes në internet së autoritetit: të gjithë qytetarët mund të ndjekin aty se çfarë ndodh në bashkinë e tyre dhe si shpenzohen paratë publike.

Koloseu, Romë

Korrupsioni u përshtatet rrethanave

Me këtë strategji, Italia po përpiqet të frenojë më tej abuzimin me pushtetin. Por në të njëjtën kohë, natyra e korrupsionit po ndryshon. Ai përshtatet me rrethanat e reja dhe ndryshon fytyrën e tij, beson Vanucci: për shembull, ryshfeti nuk u paguhen më politikanëve personalisht, por fondacioneve politike si financim formal dhe i rregullt – “Aty politikani ka një funksion kontrolli dhe për këtë arsye mund të përdorë fonde për karrierën e tij, suksesin e tij. Dhe më pas ndodh rastësisht që këta sipërmarrës përfitojnë mjaft rregullisht nga vendimet e këtij politikani”.

Kjo është ajo që e vështirëson punën e hetuesve. Kreu i ANAC Busia përmend vazhdimisht rrezikun e infiltrimit kriminal: duke pasur parasysh fondet evropiane nga fondi i rindërtimit të koronas, rreziku është veçanërisht i lartë. Italia merr rreth 200 miliardë euro.

Edhe këtu Busia insiston për parandalim. Në të njëjtën kohë, ai sheh në këtë rrezik një shans për punë panevropiane kundër korrupsionit, sepse Italia mund të aplikojë këtu modelin e zhvilluar për luftën kundër korrupsionit: “Tashmë kemi mundësinë të garantojmë transparencën se si shpenzohen paratë. Dhe kjo, përtej kufijve”./DW

LEXO TE PLOTE