LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia italiane sekuestron 423 kg drogë/ Prangosen 16 persona, mes tyre dhe shqiptarë

1 Dhjetor 2021, 12:16, Kronika CNA
Policia italiane sekuestron 423 kg drogë/ Prangosen 16 persona, mes tyre

Një sasi prej 423 kg drogë është sekuestruar nga Policia Italiane, si dhe janë vënë në pranga 16 persona.

Mediat italiane bëjnë të ditur se mes të arrestuarve janë edhe katër shtetas shqiptarë.

Mëoshet se në operacionin e koduar ?La Valletta?, morën pjesë shumë forca policore dhe hetues, ndërsa në trafikun e drogës dyshohet se janë implikuar shtetas me nënshtetësi italiane, malteze dhe shqiptare.

Sipas mediave, droga dyshohet se vinte nga Shqipëria e Malta e më pas, shpërndahej në zonën e Siçilisë dhe Lombardisë në Itali.

Po ashtu, media në fjalë ka mundur të identifikojë shqiptarët e përfshirë. Bëhet fjalë për, Fatjon Kuka, Emiljano Hoxhaji, Eriseld Hoxhaji dhe Ledi Hoxhaji. Shqiptarët Emiljano, Eriseld dhe Ledi Hoxhaji, kishin në grup, rolin e sigurimit të mallit të sjellë nga Shqipëria.

Ato më pas, ia shisnin personave të tjerë në Itali drogën e siguruar. Nuk bëhet e ditur se si ra në gjurmët e policisë ky grup kriminal, por ajo që nënvizohet, është fakti se hetimet janë zhvilluar në harkun kohor të disa muajve.

Lajmet e fundit nga