LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjegjës për disa vjedhje/ Arrestohet 33 vjeçari në Pogradec

1 Dhjetor 2021, 11:37, Kronika CNA
Përgjegjës për disa vjedhje/ Arrestohet 33 vjeçari në

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, pasi akuzohet për vjedhjen e një biçiklete, në një hyrje pallati, ndërkohë që nga hetimet e mëtejshme, dyshohet se ka qenë përgjegjës për vjedhjen e një shumë parash në banesën e shtetasit me iniciale, M.I.

Njoftimi nga policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ?Vjedhja? e kryer më shumë se një herë, të shtetasit A. S., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, ky shtetas në një hyrje pallati, ka vjedhur biçikletën e shtetasit H. L.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se 33-vjeçari, është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së ndodhur më datë 30.10.2021, në lagjen nr. 2, Pogradec, ku në banesën e shtetasit M. I., ka marrë 37000 lekë, sasi e cila së bashku me biçikletën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./CNA.al

Lajmet e fundit nga