Connect with Us

“PD nuk është bravë dhe gozhdë”/ Topalli: De facto Berisha ia ka marrë partinë Bashës

Politikë

“PD nuk është bravë dhe gozhdë”/ Topalli: De facto Berisha ia ka marrë partinë Bashës

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë e ashpër në reagimin e saj në drejtim të kreut të PD Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin Noë me Erla Mëhillin në Euroneës, Topalli deklaroi se veprimet e Bashës, si djegia e mandateve përjashtimi i Berishës erdhi si pasojë e procesit që ai ka të hapur në SHBA për lobimin rus.

Ajo shtoi, se për dy muaj që Berisha po mban Foltoret, de facto ia ka marrë partinë Bashës.

“Ambasadorja ka thënë se ne nuk e kemi shantazhuar. Ne e dimë që Basha ka pasur një proc të hapur për lobimet në SHBA. A i është vënë përpara dëshmia e Nik Muzinit nga pala amerikane apo jo këtë ne nuk e dimë, deri sa ai nuk flet. Mediat duhet të investigojë pse Basha dogji mandatet dhe vendimin e marrë në 9 shtator.

Partia nuk është as bravë as gozhdë. Partia është bashkim vullnetar. De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë”, tha Topalli./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

KLSH zbulon skemën/ Si u rritën çmimet në tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit

Publikuar

-

Nga

Në tenderin “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, dy nga abuzimet kyçe që janë kryer gjatë procedurës, konsistojnë në rritjen me 30 përqind të shumatores së çmimeve për njësi, si dhe uljen e sasisë së artikujve me 239427  artikuj më pak.

Sipas dëshmisë së drejtores së Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari, ndryshimin në sasi e lejonte marrëveshja kuadër, ndërsa ndryshimi i çmimeve ishte bërë në bazë të ritestimit të çmimeve të tregut që kishte bërë Departamenti i Policisë së Shtetit, duke kërkuar informacion nga disa subjekte. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në Raportin Përfundimtar të Auditimit të ushtruar në “Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara” (Tetor, 2021) të vënë në dispozicion të “Vetting”, sqaron se dy nga subjektet që kanë dhënë edhe shifra reference të larta duke ndikuar në rritje të çmimeve, nuk kanë pasur për objekt të veprimtarisë,  prodhimin e uniformave të policisë.

Si rezultat çmimet mesatare të llogaritura për njësi për arrtikujt e uniformës janë të pasakëta. çmimet e 2 subjekteve që nuk kanë për objekt veprimtarinë e këtij prokurimi kanë sjellë rritjen e fondit limit në vlerën prej 301 332 687 lekë, duke shkaktuar uljen e efektivitetit, efiçiencës dhe ekonomicitetit të fondeve publike”, shkruan KLSH në raport.

Një prej subjekteve, siç konstaton KLSH, rezulton person fizik, që ka si objekt të veprimtarisë “Riparime dhe shërbime për veshje”, që nuk përputhet me objektin e tenderit në fjalë. Ndërsa subjekti tjetër, që është edhe faktori kyç në rritjen e çmimeve,  ka për objekt  kryesor shoqërimin e vlerave monetare dhe sendeve të çmuara dhe transportin e mallrave me vlerë, dhe vetëm pak muaj para se të jepte çmimet referencë për uniformat kishte shtuar edhe si pjesë të veprimtarisë edhe import-eksportin e veshjeve policore dhe ushtarake:



“Pikërisht përllogaritja e këtij operatori në çmimit mesatar të ofertave ka ndikuar në rritjen e çmimit mesatar të llogaritur, pasi oferta e tij për artikujt e uniformës është më e larta nga 5 operatorët që kanë dërguar oferta për çmimet”, sqaron më tej KLSH.

Fleksibilitetin e sasisë së artikujve nga ana tjetër, e ka lejuar përzgjedhja e zhvillimit të tenderit me marrëveshje kuadër, çka u përdor edhe si alibi nga Naqellari. Një marrëveshje e tillë përdoret kryesisht për mallra me natyrë të përsëritur dhe kur është e pamundur të përcaktohen volumet. Por sipas KLSH-së në këtë procedurë prokurimi është përzgjedhur, jo në përputhje të plotë ligjore.

“Kjo pasi janë mallra me natyrë të përsëritur, por nuk është as e vështirë, as e pamundur përcaktimi i numrit të artikujve, si dhe nuk mungon siguria e kohës për dorëzimin e mallrave”, thuhet në raportin e auditimit të KLSH-së./ABC news

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dëshpërimi është në plan të parë”/ Kokalari: Basha do hyjë në histori si më i padenjë dhe i korruptuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka publikuar një foto nga takimi i Bashës me të rinjë dhe një tjetër të mesazhit që u kërkon delegatëve të Fierit ta presin, ajo shprehte se ai në planë të parë këto ditë ka dëshpërimin.

Kokalari thekson se Basha do futet në historinë e politikës Shqiptare si prototipi i politikanit më të padenjë dhe të korruptuar, duke shtuar se edhe Edi Rama duket më njerëzor në këtë pikë.



Dëshperimi i Lulzim Bashas është në plan të parë këto ditë. Sot u takua me ata që ai i quajti të ‘rinjtë’ e Tiranës, por që në fakt nga foto duken si një grup minorenësh.

Nesër, për takimin e tij në Fier, ju ka kërkuar delegatëve të 11 Dhjetorit që votuan për shkarkimin e tij, të shkojnë në takim.

Lulzim Basha do futet në historinë e politikës Shqiptare si prototipi i politikanit më të padenjë dhe të korruptuar. Dhe Edi Rama duket më njerëzor në këtë pikë”, shkruan Kokalari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuari në Itali apel kundër dhunës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Agron Kapllanaj, i komanduari i Lulzim Bashës në krye të PD-së së Fierit që ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje ka bërë apel kundër dhunës.

Kapllanaj, një emër i njohur për drejtësinë italiane, pasi në bazë të formularit të dekriminalizimit ka qenë i dënuar me dy vite burgim.

Por ndonëse ka qenë  me precedent penal, Kapllanaj ka “dhënë leksione” kundër dhunës, duke akuzuar edhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Ka qenë gazetari Bledian Koka, ai i icili fillimisht në një postim në rrjetin social ka bërë një thirrje drejtuar demokratëve, që trë mos publikojnë sms-të për takimin që do mbajë nesër Basha në Fier, duke u kërkuar atyre që të mos e lejojnë të hyjë në pallatin e kulturës. Koka shkruan mes të tjerave se Basha duhet pritur me gaz lotsjellës dhe karrige kokës, për ti kthyer atë që u dha demokratëve në protestën e 8 janarit.

Thirrje per demokratet



Mos publikoni kot sms-te e Lulit per takimin e neserm ne Fier. Nese keni pak vetedije mos e lini te futet ne pallatin e kultures. Priteni me gaz lotjsjelles, me fikse zjarri, me karrige kokes dhe me shkopa bejsbolli kurrizit…

p.s…sy per sy!”, shkruan Koka.

Por teksa ka shpërndarë statusin e gazetarit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kapllanajt, i cili shprehet se Berisha do gjakderdhje ndaj e sipas tij ka ardhur thirrja e Kokës.

Sali Berisha do gjakderdhje. Ai do dhunë. Ai nuk është më politikan. Është vetëm kreu i një grupi kriminal. Ndaj ka lëshuar zëdhënesit e tij me pagesë të bëjnë thirrje për dhunë”, shkruan Kapllanaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE