Connect with Us

Pajisnin me identitet grek shqiptarët/ Shkatërrohet banda në Greqi, mes 20 të arrestuarve edhe zyrtarë

Kronika

Pajisnin me identitet grek shqiptarët/ Shkatërrohet banda në Greqi, mes 20 të arrestuarve edhe zyrtarë

Publikuar

-

/

Nëntë oficerë policie, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, 1 punonjës i gjendjes civile, 1 avokat dhe 8 qytetarë janë arrestuar nga policia greke n ë kadër të një operacioni të madh.

Nga hetimet e deritanishme në këtë grup kriminal rezultojnë të përfshirë 34 policë. Këta shtetas kanë funksionuar si grup kriminal prej 26.04.2013 deri në 30.11.2021.

Ata pajisnin me dokumenta të rregullta identifikimi dhe patenta shtetas shqiptarë, që rezultojnë me precedentë të rëndë kriminale.

Gjithashtu, ata lehtësonin lëvizjen e këtyre personave drejt shtete e të ndryshme të zonës Schengen, aty edhe ku në disa raste janë arrestuar.

Identetiti që u jepej klientëve ishte kryesisht ai i homogjenëve nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Për çdo dokument identifikimi paguhen 30 000 euro, ndërkohë që policia ka arritur të sekuestrojë gjatë operacionit 600 000 euro.

Vetëm ne kasafortën e zyrës së Drejtorit të Policisë së Aspropirgos, Jorgo Bello, janë gjetur dhe sekuestruar 320 mijë euro të pa jusitifkuara. Fitimet e grupit llogariten në 5 mln euro. Grupi pajisi me identitet të rremë kriminelin nga Delvina.

LEXO EDHE:  “Po shkakton dëm për ekonominë lokale”/ Bashkia Igumenicë i kërkon Greqisë të hapë doganën e Qafë-Botës

Marius Spiro Dhiamandi, 37-vjec, lindur në Delvinë dhe banues në Athinë, u ekzekutua me armë zjarri në karburantin në pronësi të bashkeshortes së tij në datë 16 nëntor.

Ai ishte dënuar me parë për një sasi kokaine në shtetin grek ndërsa ishte akuzuar edhe për një vrasje, për të cilën kishte marrë pafajësi. Hetimet e policisë kanë zbuluar se Dhiamandi zotëronte edhe identitetin Stergios Mazmebidis, grek me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Një i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në BE me identitet fals.

Të pajisur me indetitet fals rezultojnë edhe një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në vendet e BE nga policisë europiane.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohe se dy makina dhe një autoambulancë janë përplasur me njëra tjetrën.



Sipas burimeve, dy makinat kanë qenë me shpejtësi të madhe, e kjo besohet se është dhe shkaku i kryerjes së aksidentit.

Si pasojë e përplasjes trafiku është paralizuar prej minutash të tëra./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau gruan e më pas qëllojë dhe veten/ Si nisi sherri mes çiftit për kujdestarin e vajzës

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja në Vaun e Dejes.

Mësohet se 50-vjeçari Niko Hila, e ka vrarë Xhuliana Topallin, pas konflikteve të vazhdueshme për kujdestarinë e vajzës së tyre 4-vjeç.



E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të viktimës, në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku dhe jetonte së bashku me vajzën dhe babanë e saj të sëmurë pas ndarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati me armë në Fushë-Krujë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur dinamika e atentatit në Larushk të Fushë-Krujës, ku mbetën të plagosur me armë zjarri Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka.

Mësohet se ata po udhëtonin me një automjet kur drejt tyre u qëllua me armë zjarri pranë një pike karburanti.



Gentjan Bejtja ka marrë një plumb në krah, ndërsa shoku i tij, Klodjan Stafuka është lënduar pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

LEXO EDHE:  Skema/ Si u ekzekutua çifti shqiptar në Greqi, mbeten jetimë dy fëmijët

LEXO EDHE:  "Marrëveshje me Shqipërinë për në Hagë"/ Mitsotakis në parlamentin grek: Zgjerimi s’kushtëzohet

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë i plagosuri Gentjan Bejtja, i cili rezulton emër i njohur për policinë dhe i skeduar në disa ngjarje kriminale. /CNA.al

LEXO TE PLOTE