LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa llogari bankare dhe me një vilë dy katëshe/ Ky është burimi i të ardhurave të Xhelal Mziut

1 Dhjetor 2021, 19:21, Politikë CNA
Pa llogari bankare dhe me një vilë dy katëshe/ Ky është

Xhelal Mziu, një emër i njohur në PD si ish kryebashkiaku i Kamzës dhe së fundmi si prurje e Lulzim Bashës si deputet në Dibër.

Mziu, i cili u zgjodh për herë të parë si ligjvënës ka deklaruar një vilë dy kate, me vlerë 5.7 milionë lekë.

Deputeti i Bashës si burim të ardhurash deklaron punën si emigrant në Greqi nga viti 1992 deri në 1995, punë të ndryshme krahu, ndihmë nga të afërmit e tij, para të kursyera nga paga e tij më vonë dhe e bashkëshortes, si dhe një kredi 2.8 milionë lekë. Mziu deklaron gjithashtu se pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë.

Kjo është deklarata e pasurisë së Mziut deri tani. Ai nuk deklaron asnjë llogari bankare./CNA.al

Lajmet e fundit nga