LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Omicron” mund të ketë trasmetueshmëri të lartë’/ Alimehmeti thirrje qytetarëve të kenë kujdes

1 Dhjetor 2021, 21:06, Lifestyle CNA
“Omicron” mund të ketë trasmetueshmëri të

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur rreth variantit Omicron.

Ai tha se rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Afrikën e Jugut tregon se ka transmetueshmëri të lartë, por ende nuk është konfirmuar kjo gjë.

?OBSH, CDS, të gjtha bashkë vendosën se është variant shqetësues. Ne dimë shumë pak, dimë listën e gjatë të mutacioneve dhe mendon se mund të presësh gjëra në të ardhmen. Disa variante kanë pasur transmetueshmëri të lartë dhe kjo merr bazën e të dhënave se mund të sjellë trasmetueshmëri të lartë. 

Provë është Afrika e Jugut që janë rritur rastet. Kemi shumë mungesë informacionesh. Keni rreth 1400/1500 variante të ndryshme. Do ta ndjekim. Afrika e Jugut ka pasur dhe një variant shqetësues, por nuk erdhi asnjëherë në Europë. Do ta shohim. Kemi disa limitime dhe boshllëqe njohurie, duhet të ruajmë kujdesin”, tha Alimehmeti ne nje reagim per mediat./CNA.al

Lajmet e fundit nga