LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ndryshuan emrin, por jo dashurinë e pakufijshme për Kosovën”/ Berisha kujton me nostalgji fëmijërinë

1 Dhjetor 2021, 15:49, Politikë CNA
“Ndryshuan emrin, por jo dashurinë e pakufijshme për

Lideri historik, Sali Berisha gjatë foltores në Tropojë  ka folur plot emocion dhe nostalgji për vendlindjen e tij, të cilën ai nuk nguron ta quajë Malësia e Gjakovës.

Ai u shpreh se gjatë diktaturës në shkolla ishte e ndaluar të pëmendej Kosova, nuk flitej për të, por në odat e burrave aty flitej me një dashuri të madhe për këtë vend.

Më tej Berisha thekson se ndryshimi i emrit nga Malësi e Gjakovës në Tropojë, Ever Hoxha e bëri që të sfiliste dashurinë ndaj Kosovës, gjë e cila nuk ndodhi.

?Floria Garo më pyeti si ishte udhëtimi? Gjysmë qiellor e gjysmë tokësor iu përgjigja unë. Unë shpesh vij me mendjen time, më shpesh se kudo në botë vij në vendlindjen time. Sot pas dekadash larg saj, dekada në Tiranë dhe qindra shëtitjesh në botë, dua t?u them këtu se në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës, mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës. 

Në fillimet e memories sime në familjen time, ekzistonin odat e burrave. Nuk kishte radio, televizor, por e gjithë jeta jonë kalonte nga shkolla tek oda dhe anasjelltas. Në odë unë, bashkëmoshatarët e mi, mëkoheshim me një dashuri të pakufijshme për vendin e Kosovën. Kosova ishte toka e shenjtë, ndërkohë që shkolla e librat e kishin të ndaluar Kosovën. Kosova nuk ekzistonte për diktatorin Enver Hoxha. 

Çfarë i bëri Malësisë së Gjakovës? I vuri emrin Tropojë. Në odë dhe jo në shkolla mora eliksirin e jetës, dashurinë e pakufijshme për vendin e Kosovën?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga