Connect with Us

Milani rikthehet te fitorja në Serinë A, ndalet Napoli

Seria A

Milani rikthehet te fitorja në Serinë A, ndalet Napoli

Publikuar

-

/

Milani ka arritur të marrë një fitore të lehtë kundër Genoas 0-3, në transfertë duke u kthyer kështu te fitorja pas 2 humbjeve rradhazi.

Serinë e golave e hapi Zlatan Ibrahimovic që shënoi një eurogol nga goditja e dënimit në min e 10′,  Junior Messias realizoi në min 45+2′ për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me kuqezinte që dominuan në tërësi. Messias shënoi golin e dytë personal në min 61′ për të trefishuar rezultatin në 0-3, që ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Milani tani rikthehet në vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Genoa mbetet me 10 pikë në pozitën e 18-të.

Në ndeshjen tjetër, Napoli është ndalur në barazim 2-2 nga Sassuolo.

Golat për ‘Napolitanët’ i shënuan Fabian Ruiz dhe Dries Mertens, kurse për vendasit realizun Gianluca Scamacca dhe Gian Marco Ferrari.

Napoli tani ka 36 pikë në vendin e parë, ndërsa Sassuolo ka 19 dhe mban vendin e 12-të./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Njihuni me 3 futbollistët shqiptarë më të paguar në Serinë A

Publikuar

-

Nga vëzhgimi i bërë në rrogat e lojtarëve të Serisë A, rezulton që mbrojtësi Elseid Hysaj është lojtari shqiptar më i paguar në këtë kampionat. Te skuadra e Lacios ai paguhet me një rrogë javore prej 63 mijë paundësh, çka i sjell atij një rrogë vjetore prej 3.2 milionë paundësh ose 3.9 milionë euro.

Hysaj firmosi në vitin 2021, në fillim të këtij sezoni, dhe ka një kontratë me klubin e kryeqytetit deri në vitin 2025.



Pas tij vjen fantazisti Nedim Bajrami, i cili përfiton te Empoli në Serinë A 1.87 mln paund ose 36 mijë paund në javë. 22-vjeçari luan sezonin e tij të dytë me fanellën e ekipit toskan dhe ka një kontratë që i skadon në qershor të vitit 2024.

Emri i tretë në listim vjen po nga kampionati italian, ku Tomas Strakosha paguhet 34 mijë paund në javë nga Lacio dhe në vit arkëton nga kontrata e tij 1.76 milionë paund.

LEXO TE PLOTE

Seria A

U rikthye me gol, Leao: Dua t’i jap titullin Milanit

Publikuar

-

Gjashtë gola në kampionat dhe një në Champions. Rafael Leao është vetëm një rrjetë larg rekordit të vitit të kaluar, por ka gjysmë sezoni përpara për të përditësuar statistikat e tij. Portugezi ka komentuar rikthimin dhe fitoren e Milanit e cila u vu në kasafortë pikërisht nga rrjeta e tij në minutën e 82-të.

Fitore e rëndësishme, sidomos duke parë mungesat?

Patjetër. Ishim në vështirësi, por jemi Milani dhe në grup ka lojtarë me shumë cilësia. Na mungojnë shumë shokë për shkak të COVID-it, megjithatë treguam se çfarë skuadre jemi.

Rikthimi juaj përkoi me golin e sigurisë. Si ndiheni?

Jam i lumtur sepse ndihmova ekipin. Të gjithë bënë një punë të jashtëzakonshme duke siguruar këto tri pikë. Jam i kënaqur për suksesin dhe për golin tim.

Përse kur hytë në fushë, qëndronit aq pranë vijës anësore?

Trajneri më tha të luaja aty e të tentoja të dribloja Karsdorpin që do të kishte vështirësi sepse ishte i lodhur dhe sepse i njeh cilësitë e mia në lojën një kundër një.



Sa rëndësi kanë këto tri pikë për ecurinë tuaj?

Sot u treguam të gjithëve që edhe lojtarët e stolit mund të luajnë dhe të bëjnë diferencën. Ky është një sinjal i rëndësishëm dhe na jep besim. Ta nisësh vitin me një fitore është diçka e mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rruge.

A ka ende mundësi Milani që të shpallet kampion?

Është shumë herët për të folur për titullin kampion, megjithatë do të mundohemi të bëjmë sa më mirë në çdo ndeshje. Sezoni është ende i gjatë e gjithçka mund të ndodhë. Në besojmë dhe do të punojmë për qëllimet tona.

Me golat tuaj do të jetë edhe më e lehtë ndoshta…

Unë shënova dhe u mundova të ndihmoj skuadrën. Qëllimi ishte të merrnim tri pikët dhe të vazhdojmë ecurinë për kreun në kampionat.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk ka fitues në ndeshjen Juventus-Napoli

Publikuar

-

Juventus ka barazuar në shtëpi përballë Napolit me rezultatit 1-1. Një rezultat që nuk i vlen ekipeve për objektivat në kampionat.

Loja ishte e luftuar nga të dyja anët. Napoli kaloi në avantazh me sulmuesi Dris Mertens në pjesën e parë.



Në pjesën e dytë bardhezinjtë barazuan me Kiezën, i cili realizoi një gol shumë të bukur. Amir Rrahmani luajti gjithë ndeshjen duke zhvilluar një paraqitje të mirë.

Me këtë barazim Juventusi shkon në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Napoli me 40.

LEXO TE PLOTE