Connect with Us

Kriza në PD/ Eduart Selami thyen heshtjen

Politikë

Kriza në PD/ Eduart Selami thyen heshtjen

Publikuar

-

/

Ish kryetari i PD Eduart Selami ka reaguar për herë të parë për situatën në kampin blu.

Në një intervistë për VOA, Selami deklaroi se debati për reformimin e PD është i vonuar, ndërsa shtoi se për të ardhmen e partisë duhet dikush tjetër dhe jo Berisha.

Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur.

Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha ai.

Selami shtoi se në fund parashikon që Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës dhe sipas tij nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata.

LEXO EDHE:  Berisha “trazon ujërat” në PD/ Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron surpriza

Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet.

PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, theksoi ai.

Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.

Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”, shtoi Selami./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Krimi mbron Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit përmes një njoftimi të shpërndarë për media bëri me dije se nuk është e përfshirë në asnjë incident që ka ndodhur në selinë e PD, ku është hedhur gaz lotsjellës dhe sende të forta.

Por a kanë autorizim mbështetësit e Lulzim Bashës për të përdorur gaz lotsjellës në ambientet e brendshme të PD? Persona me precedentë penalë dhe të armatosur kanë dalë në mbrojtje të Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Berisha “trazon ujërat” në PD/ Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron surpriza

LEXO EDHE:  “Basha mori një vendim personal”/ Topalli: Foltorja është lëvizje shprese



Krimi është duke i dal në krah kryetarit të shkarkuar të PD, ndërsa policia është duke përdorur gazin dhe jo Basha./E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gaz lotsjellës ndaj demokratëve/ Topalli: Mendësi kriminale e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me situatën në PD, ku Lulzim Basha ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se kjo mund të bëhet vetëm nga një mendje kriminale.



“Vetem nje mendesi prej krimineli si ajo e LB mund te hedhin gaz kundra demokrateve te thjeshte.”-shkruan Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Nga paradhoma e Bashës dalin njerëz me maska dhe të armatosur/ Rrahin dhe përgjakin protestuesit

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha i gjendur në panik nga braktisja e demokratëve dhe protesta madhështore para selisë së PD, është mbyllur në zyrën e tij.

Por, ndërkohë, sikurse shikohet edhe nga video më poshtë, në ballkonin e zyrës së Bashës, shikohen njerëz me maska.

Në ballkonin e katit të dytë ku ndodhet Lulzim Basha, kanë dalë njerëz me maksa dhe të armatosur.

LEXO EDHE:  Skandal/ Spitali psikiatrik i Elbasanit si paraburgim

LEXO EDHE:  Analysis of figures and mandates/April 25 elections will be decided by these 3 regions



Ata janë lëshuar me shkopin gome kundër demokratëve, duke i rrahur dhe gjakosur, dhe gjithë këtë e kanë mbuluar me gaz lotjsellës.

Një nga protetsuesit është çarë në kokë, dhe është dërguar me urgjenvë në drejtim të spitalit./CNA.al

LEXO TE PLOTE