Connect with Us

“Kam përqafuar një nxënës”/ Thellohet skandali me mësuesin pedofil

Aktualitet

“Kam përqafuar një nxënës”/ Thellohet skandali me mësuesin pedofil

Publikuar

-

/

Ëngjëllush Bregu, mësuesi i akuzuar për pedofili, nuk ishte rikthyer së fundmi në arsim por para katër vitesh.

Ka qenë vetë Bregu që e ka konfirmuar një gjë të tillë në emisionin “Shqipëria Live”.

Kisha vetëm katër ditë që jepja mësim te “22 Tetori”, më pritën mirë. Pas ra numri i nxënësve në shkollën ku jepja mësim më parë, u detyruan që dy mësues të dilnin pa punë. Në bazë të portalit nuk arrita që të mbyllja dokumentet për të drejtën e punës. Në 2017 kam hyrë në portal dhe kam pritur. Vendi i punës është hapur më 1 shkurt të 2018.

Kam dorëzuar dosjen me të gjitha dokumentet, dëshminë e penalitetit, vlerësimin e komitetit të prindërve të asaj shkolle, vlerësimin e psikologut. Katër ditë unë u ndjeva një çik ngushtë se nuk kisha lëndën time matematikë-fizikë.

Ka ardhur një gazetare në shkollë, mua s’më ka marrë në intervistë. Nuk më ka marrë njeri në telefon për të më thënë për pezullim nga puna. Në shkollë pritja ka qenë e mirë, përveç drejtoreshës, e cila mendoi se kisha falsifikuar dokumentet.

Kur kanë pyetur nxënësit për mua, një fëmijë nuk di si të veprojë, si është shikimi i çuditshëm. Kam bërë vetëm 1 orë mësimin me secilën klasë, nuk kisha si t’i shihja në mënyrë të çuditshme”, ka treguar ai.

LEXO EDHE:  Video-Profecia e Berishës për Blushin/ Do hysh andej nga dole

I pyetur në lidhje me akuzat për ngacmim seksual, ai ka mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë.

“Kam përqafuar një nxënës, mësuesi ka për detyrë të ruaj nxënësit. Çuditem të më vendoset një epitet i tillë “pedofil”, është akuzë shumë e rëndë. Është një inskenim, fakte nuk ka. Një vit para se të ndodhte kjo jam ndarë nga gruaja, kam pasur probleme me të. I vetmi fakt është se i kam hedhur krahun. E vuajta atë dënim. Në ndërgjegjen time jam i pastër se nuk e kam bërë atë gjë”, është shprehur ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplaset me motoçikletën në Lezhë/ Plagoset rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë -Shkodër pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.



Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesit  që shkaktoi aksidentin. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD dhe zgjedhjet e parakohshme/ Ironizon Patozi: Luli s’ka dhënë fjalën, bën sikur nuk e ka mendjen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar krizën në PD dhe vendimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të hyrë në zgjedhjet e parakohshme me kandidatët e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Patozi shkruan se Luli bën sikur nuk e ka mëndjen për zgjedhjet e sipas tij nuk e ka dhënë fjalën e fundit, nëse do hyjë apo do i bojkotojë ato si dy vite më parë.

TË NDARË JANË MË “TRIMA” DHE MË TË FORTË

Për të kuptuar se çfarë i kanë bërë Partisë Demokratike këta dy “legjendat”, që po kacafyten sot për logon, nuk ka nevojë për shumë histori dhe për shumë mend.



LEXO EDHE:  Basha në Maliq/ Zgjedhjet e parakohshme, vendim i pakthyeshëm

LEXO EDHE:  Avokat Ngjela akuza të rënda Ramës dhe Thaçit/Kërkojnë t'i japin Serbisë, Mitrovicën për Rusët

Para dy vjetësh, kur ishin bashkë dhe ishte e sigurt që disa bashki mund t’i fitonin, këta nuk hynë fare në zgjedhje.

Tani që janë bërë kashtë e koqe, dhe i kanë shanset afër zeros, duan të hyjnë me të paktën dy kandidatë për çdo bashki (pa llogaritur preleminaret e “foltores”).

Gjithmonë në rast se pranon Luli, sepse ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, por po bën sikur nuk e ka mendjen, që po bie era zgjedhje, njësoj si Ilir Meta kur pyeste Celibashin se çfarë dinte për 6 bashkitë e mbetura prej gati dy vjetësh pa kryetar”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zero “roaming” në Ballkan/ Majlinda Bregu ndan lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka dhënë një lajm të mirë.

Ajo e konsideroi ecurinë e nismës “Fol si n’shpi”, si një histori suksesi ku ndau edhe shifrat e trafikut të telefonisë celulare dhe internetit.

POSTIMI I BREGUT

Ja ta fillojmë vitin mbarë me një lajm të mirë që mund skepticizmin e gjithkujt që e ka të vështir? të besojë tek bashkëpunimi!

Sot, sa për një dozë të shëndetshme realiteti, me kënaqësi ju them se nga data 1 korrik 2021 kur #folsinshpi ose #roamlikeathome,  ka hyrë në fuqi si regjim me tarifa zero në të gjithë rajonin, sot kemi:

LEXO EDHE:  Basha hap fushatën në Berat/Do jem kryeministër i qytetarëve

LEXO EDHE:  "Ju mbroni hajdutët që kanë vjedhur fondet publike”/ Rama "mbërthehet" nga akuzat



Maksimalisht 500 dhe minimalisht 305 % e rritje të trafikut të telefonisë celulare dhe internetit

Shqipëria ???????? vetëm në tremujorin e fundit të 2021 ka shënuar një rritje prej 400 % numrit të përdoruesve në roaming.

Përndryshe, një shërbim mëse i mirëpritur  nga qytetarët e #ballkanitperendimor, më shumë komunikim e lehtësi për biznesin e të rinjtë.

Dhe, për  më shumë, përveç krenarisë që kemi koordinuar një punë kolosale  mes të gjithë vendeve të Rajonit, na ndiqni në ditët në vijim…

 

LEXO TE PLOTE