Connect with Us

Foltorja në SHBA/ Kush është përfaqësuesi i Republikanëve, që do i bashkohet takimit të Berishës

Politikë

Foltorja në SHBA/ Kush është përfaqësuesi i Republikanëve, që do i bashkohet takimit të Berishës

Publikuar

-

/

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij me demokratët që jetojnë në SHBA në 5 dhjetor.

Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se pjesë e Foltores do të jetë edhe përfaqësuesi i Republikanëve amerikanë.

Ajo shkruan se Rick Loughery do tw jetw i pranishwm nw sallw kur tw mbahet takimi i Berishës.

“Rick Loughery, Kryetari i Federatës “Young Republicans”, do të jetë i pranishëm në sallë, (jo virtualisht), në Foltoren e 5 Dhjetorit.

Federata e “Young Republicans” u themelua në 1856, në mbështetje të Partise së sapo formuar Republikane. Njihet si organizata më e vjetër për të rinjte në politikë në Amerikë, dhe të rinjtë Shqiptarë kane plotë që mund të mësojnë nga kjo organizatë prestigjoze.”, thekson Kokalari nw postimin e saj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bashkëpunimi Rama-Basha/ Komisioni i Rithemelimit: Njëri shton mandatet, tjetri milionat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se partneri i vetëm në vjedhjen e Lulzim Bravës është kryeministri Edi Rama.

Drejtoresha e komunikimit Floriana Garo, në një reagim është shprehur se bashkëpunimi i tyre ka sjellë shtim të mandateve të Ramës dhe milionave të Bashës, ndërsa shton se PD do të krijojnë një aleancë për të bashkuar çdo zë opozitar dhe për të rrëzuar narko-regjimin.

Partneri i vetëm i Lulzim Bravës në vjedhje është Edi Rama, falë të cilit Luli mbush xhepat. Ndërsa Rama shton mandatet Lulzim Brava shton milionat që vjedh me lejen e tij ndërsa demokratët kalojnë nga humbja në humbje!

Kurrë më!



LEXO EDHE:  “Nxitoni! Afati përfundon në 31 Dhjetor”/ Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm

LEXO EDHE:  “Nxitoni! Afati përfundon në 31 Dhjetor”/ Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm

 PD do të krijojë aleancën më të gjerë qytetarë për të bashkuar çdo zë opozitar në luftën pa kompromis me narko-regjimin dhe pengun e tij mjeran! Ditët e pazareve kanë marrë fund!

Vetëm të bashkuar mund të ofrojmë një opozitë të vërtetë dhe fituese mbi narkoshtetin ashtu siç ja kemi fituar dhe kundër diktaturës komuniste!

E ardhmja jonë është fitorja!”, shprehet Garo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha rekord humbjesh në politikë/ U jep leksion të rinjëve: Të qarkullojnë elitat

Publikuar

-

Nga

Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë, ku ka nisur tu japë “leksione” mbi të ardhmen në politikë.

Basha, njeriu që ka mbajtur në politikë çdo post të mundshëm, 4 vjet kryetar i Bashkisë Tiranë, ka qenë ministër i Brendshëm dhe Infrastrukture dhe mbi tetë vjet në krye të PD, ka deklaruar se politika nuk është dinasti dhe se duhet të qarkullojnë elitat.

Por kur duhet të qarkullojnë elitat, atëherë pse Lulzim Basha, i cili ka shënuar disa humbje në karrierën e tij, nuk u jep hapësirë të rinjve?



Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Drejt lirisë që me të vërtetë e garanton ligji siç tha Rei, por në fakt është një e drejtë natyrore me të cilën lindim, është e drejta jonë, na e ka dhënë zoti s’na e merr dot askush. E garanton ligji në mënyrë që liria ime mos të dëmtojë lirinë tënde.

Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se disa kafshë të tjera, për të përdorur Orëellin, meq jeni dhe studentë të gazetarisë. Xhorxh Orëell, në “Fermën e Kafshëve”, një libër i famshëm tashmë për rininë shqiptare, përshkruan se si kishte një hierarki dhe megjithëse thuhej se gjithë kafshët ishin të barabarta, dukej derrat ishin më të barabartë se kafshë e tjera, i kishte zgjedhur derrat si simbol të le të themi të babëzisë.

Pse bëhet e gjithë kjo betejë? Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige  të përjetshme, nuk njeh dinasti. Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I riu tallet me Bashën: Na duhen ca burra me “rr” të fortë

Publikuar

-

Nga

cna politike

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD.

Gjatë bashkëbisedimit, i riu kërkon që në drejtim të Forumit të zgjidhet një kandidat që të sjellë risi dhe të ketë çfarë të japë në PD, me pak fjalë i thotë Bashës në sy që në PD duhen burra me “rr” të fortë.



Sot për ju është një përgjegjësi e madhe pasi duhet të zgjidhni njerëz që politikën e shohin si mision.

Është detyrë për të gjithë ne si anëtar që të zgjedhim një kandidat që të sjellë risi, dhe që të ketë ça të sjellë për PD. Na duhen njeri vital me intergritet, që dinë të mbajnë përgjegjësi. E thënë trashë na duhen ca burra por me “rr” të fortë”, tha i riu në takim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE