Connect with Us

Foltorja i përgjigjet Bashës/ “Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën”

Politikë

Foltorja i përgjigjet Bashës/ “Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën”

Publikuar

-

/

Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka reaguar pas postimit të kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha i cili më herët në një postim në rrjetet sociale shkruante se Berisha ka marrë një betejë për interesat e tij personale, ndërsa thekson se Kuvendi i vërtetë është në 18 dhjetor.

Garo thekson se halli i vërtetë i demokratëve janë pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën.

 “Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës.

Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit!

LEXO EDHE:  Donald Lu me urgjencë në zyrën e Ramës/A do zgjidhet kriza?

Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar,” thuhet në reagim./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas protestës/ Komisioni i Rithemelimit bën lëvizjen e rradhës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Protesta në selinë e PD u mbyll pas dy ore e gjysëm, ku nuk munguan as incidentet dhe dhuna nga ana e Policisë së Shtetit.

Por pas gjithë incidenteve të krijuara, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka njoftuar se do dalë në konferencë për shtyp në orën 18:00 nga Hotel Rogner.



LEXO EDHE:  Basha jep mesazhin e parë pas fitores/Çfarë tregoi bashkimin e demokratëve

“Sot në orën 18.00 në Hotel Rogner Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka konferencë për shtyp! Ftojmë mediat të marrin pjesë”, thuhet në njoftim./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Bandat e Bashës përgjakin demokratin/ Këlliçi: Kjo nuk mund të tolerohet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i Komisionit për Rithemelimin e PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale, foton e një protestuesi të gjakosur nga bandat e Lulzim Bashës.

Sipas tij, mbajtja e selisë me dhunë nuk do të tolerohet.



“Marrëveshja Rama-Basha për të shtetëzuar opozitën prodhoi sot dhunë fizike ndaj demokratëve.

Rikuperim të shpejtë demokratit Alban Hoxha, kryetar grupseksioni në zonën e ish Kombinatit, dhe demokratëve të tjerë që u dhunuan nga mercenarët e armatosur të Bashës”, shkruan Këlliçi./ E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “vërsul” Gaz Bardhin/ Show para gazetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sot, u faktua bashkëpunimi Rama-Basha. Sapo protestuesit demokratë hapën dyert e selisë së PD, Rama i çoi Lulzim Bashës forcat e policisë, për ta shpëtuar.

Pasi dhunoi pdemokratët, iu hodhi gaz lotjellës dhe i goditi me shkop gome, Bashës, i ka ngelur vetëm Gaz Bardhi.

Por, edhe pse gjithçka ishte mjaft e qartë dhe demokratët tashmë e shikuan me sytë e tyre bashkëpunimin e Bashës me Ramën, kryetari i shkarkuar i PD ka “vërsuluar” Gaz Bardhin në media, për të bërë shoë-n e radhës.

Në një prononcim për mediat, Gazment Bardhi shkoi te dera hyrëse e PD-së dhe i kërkoi policisë që të lejonte hyrjen e gazetarëve.

LEXO EDHE:  Arian Çani “kryqëzon” Grida Dumën/ Demokratja humb kontrollin

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Spahiu/ Lërini të qeverisin 2-3 vite së bashku, ky do jetë fundi i tyre....



Lejoni që të hyjnë gazetarët në shtëpinë e lirisë, të shkatërruar nga Sali Berisha. Nuk i marr unë leje prokurores Elisabeta Imeraj. Lejoni që të hyjnë mediat.”, tha Bardhi.

Por, kjo gjë nuk është lejuar nga policia, e cila e konsideron selinë një skenë krimi, ku do të mblidhen provat.

Por, Gazi i Lulit, bëri si i revoltuar me Policinë, e cila në fakt shpëtoi Bashën. Bardhi i ka konsideruar forcat e policisë  si vegël e Ramës./CNA.al

LEXO TE PLOTE