Connect with Us

Euro dhe Dollari nuk lëvizin/ Këmbimi valutor 1 Dhjetor 2021

Ekonomi

Euro dhe Dollari nuk lëvizin/ Këmbimi valutor 1 Dhjetor 2021

Publikuar

-

/
cna lajme ekonomi

Dhjetori nis pa luhatje në tregun e këmbimit valutor.

Sot, Dollari amerikan blihet me 105.3 Lekë dhe shitet me 111.3 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.5 Lekë dhe shitet me 146.5 Lekë.

Franga zviveriane blihet me 114 Lekë dhe shitet me 119 Lekë.

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira/ Ja, në cilat zona të vendit do të ketë shi

Dollari kanadez blihet me 82.5 Lekë dhe shitet me 87,5 Lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja, sipas Credins Bank./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Çfarë do të thotë inflacioni rekord për eurozonën?

Publikuar

-

Nga

Shifrat e publikuara të premten tregojnë se inflacioni në 19 vendet që përdorin monedhën euro arriti rekordin më të lartë, nxitur nga rritja e kostove të ushqimit dhe energjisë.

 

Ja një vështrim më i hollësishëm i të dhënave:

 

ÇFARË THONË SHIFRAT?

Sipas Eurostatit, zyrës së statistikave të BE-së, çmimet e konsumit në eurozonë u rritën 5% në dhjetor krahasuar me një vit më parë.

 

Çmimet e energjisë ishin treguesi që shënoi rritjen më të madhe gjatë vitit të kaluar me 26%, pak më i ulët se muaji i kaluar. Rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë u ngrit me 3.2%, në dhjetor nga 2.2% në nëntor. Çmimi i mallrave të tjera u rrit me një ritëm më të shpejtë prej 2.9%.

 

Megjithatë, rritjet e çmimeve për shërbimet ranë disi në 2.4%, duke sugjeruar se varianti omikron i COVID-19 uli kërkesën për udhëtime pushimi. Pa elemetët potencialisht të paqëndrueshëm si ushqimi dhe energjia, norma e inflacionit bazë të eurozonës qëndroi e pandryshuar në 2.6%.

 

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME?

Shifra e fundit thyen rekordin prej 4.9% të vendosur në nëntor dhe shënon nivelin më të lartë të inflacionit që nga fillimi i mbajtjes së regjistrave për monedhën euro në vitin 1997, dy vjet përpara përdorimit të saj aktual.

 

Kjo do të thotë se çdo gjë, nga artikujt ushqimore e deri tek mallrat e tjera dhe karburanti, po kushtojnë më shumë pasi rimëkëmbja ekonomike nga pandemia ka rritur kërkesën për energji dhe ka rënduar zinxhirët e furnizimit global.

Shifrat tregojnë se si inflacioni është shfaqur si një nga çështjet kryesore me të cilën po përballen politikanët.

 

Inflacioni po shton presionin që Banka Qendrore Evropiane të veprojë pasi i ka mbajtur normat e interesit jashtëzakonisht të ulëta për të stimuluar ekonominë që të rimëkëmbej nga pandemia. Ardhja e Omikronit ka detyruar një rishikim të çdo vendimi, që mund të pengojë rritjen ekonomike dhe analistët nuk presin që banka evropiane të rrisë normat deri në vitin 2023.



 

Inflacioni nuk është vetëm problemi i BE-së. Çmimet e konsumit në SHBA janë rritur me ritmin më të shpejtë në 39 vjet, dhe me ritmin më të lartë në më shumë se një dekadë në Britani. Inflacioni në Turqi arriti në 36% muajin e kaluar – më i larti në 19 vjet – ndërsa Brazili e pa atë të përshpejtohej në më shumë se 10%, ritmi më i shpejtë në 18 vjet.

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 17 nëntor 2021

LEXO EDHE:  Euro dhe Dollari më dobët se Paundi britanik/ Këmbimi valutor, 8 Nëntor 2021

 

ÇFARË MENDOJNË EKSPERTËT?

Disa ekonomistë mendojnë se inflacioni në eurozonë do të arrijë kulmin së shpejti, nëse nuk e ka arritur tashmë. Një faktor kryesor janë çmimet e gazit natyror, “të cilat kanë qenë tepër të paqëndrueshme në javët e fundit dhe një element dominues i rritjes së fundit të inflacionit,” thotë ekonomisti i lartë Bert Colijn, me firmën ING Bank.

 

Çmimet për gazin natyror dhe naftën në tregjet e së ardhmes sugjerojnë se inflacioni i energjisë ka të ngjarë të ketë arritur kulmin dhe mund të vijë duke u lehtësuar, tha ai.

 

Tani, “çështja është se sa e mprehtë do të jetë tendenca,” tha zoti Colijn.

 

Ai dhe ekonomistë të tjerë parashikojnë se inflacioni bazë do të lehtësohet, por do të qëndrojë në ose mbi 2% këtë vit, duke i dhënë Bankës Qendrore Evropiane pak hapësirë për të vepruar kur bëhet fjalë për një vendim për normën e interesit.

 

ÇFARË PO BËJNË VENDET E TJERA?

Pavarësisht përhapjes së Omicronit dhe efekteve të pasigurisë në ekonominë globale, bankat qendrore kanë rritur normat e interesit për të luftuar inflacionin në rritje, ose janë duke ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

 

Muajin e kaluar, Banka e Anglisë u bë banka e parë qendrore e një ekonomie të madhe të përparuar, që nga fillimi i pandemisë, që rriti normat e interesit. Banka Qendrore Evropiane ka marrë një qasje shumë më të kujdesshme, por gjithashtu ka vendosur të fillojë t’u japë fund gradualisht disa nismave të saj stimuluese vitin e ardhshëm.

Rezerva Federale e SHBA po ecën më shpejt se Evropa për të shtrënguar kredinë pasi çmimet e konsumit u rritën me 6.8% në nëntor të vitit të kaluar./VOA

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro, monedha më e dobët në treg, kryeson Paundi britanik/ Këmbimi valutor, 6 Janar 2022

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan sot blihet me 104 Lekë dhe shitet me 109 Lekë.

Monedha e eurozonës, blihet me 118.4 Lekë dhe shitet me 123.4 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.3 Lekë dhe shitet me 146.3 Lekë.



Franga zviceriane blihet 113.9 Lekë dhe shitet me 118.9 Lekë.

Paundi britanik blihet 81.1 Lekë dhe shitet me 86.1 Lekë.

LEXO EDHE:  “Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 9 Nëntor 2021

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 17 nëntor 2021

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Të huajt blejnë prona në Shqipëri, investojnë mbi 60 mln euro në 3 muaj

Publikuar

-

Nga

Tregu i pasurive të paluajtshme po kthehet në biznesin më të lakmuar të investitorëve të huaj në Shqipëri.

Mbi 60 milionë euro janë investuar për shit-blerjen e pronave në periudhën korrik-shtator 2021, rekord historik ky për fluksin e parave që qarkullon ky sektor.

Interesi në tregun e pronave të paluajtshme i ka dhënë shtysë edhe rritjes së fluksit të investimeve të huaja gjatë vitit që lamë pas, duke u afruar me shifrat e vitit 2019.

Pas pasurive të patundshme, fluks i lartë investimesh nga të huajt është parë në industrinë minerare dhe në banka e kompani sigurimesh në tremujorin e tretë të vitit.



LEXO EDHE:  “Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 28 tetor 2021

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 17 nëntor 2021

Sipas shteteve, Holanda rezultoi për të tretin vit radhazi investitori më i madh. 139 milionë euro ose 20% e fluksit të parave, ishin kontribute nga ky shtet në 2021-n.

Investimet holandeze lidhen në pjesën më të madhe me kompaninë Statkraft, pronare e shoqërisë Devoll Hydropower.

Investitori i dytë më i madh është Italia, e cila me kompanitë e saj në vendin tonë i është rikthyer aktivitetit të zakonshëm post-pandemik.

Rritje të ndjeshme në 2021-n pati edhe Turqia. Sipërmarrjet më të rëndësishme turke në Shqipëri janë grupi Çalik, në banka dhe telekomunkacion dhe kompania e prodhimit të çelikut Kurum./euronews 

LEXO TE PLOTE