LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i efektivit të FNSH/ Dalin detaje nga hetimet

1 Dhjetor 2021, 11:56, Aktualitet CNA
Ekzekutimi i efektivit të FNSH/ Dalin detaje nga hetimet

Një efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri, një vit më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit.

Xhulio Prela,26 vjeç, nga Puka ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri,

Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip “Volsvagen” me të cilin po udhëtonte ka ecur për 300 metra dhe më pas ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë.

Ai është qëlluar 3 herë me pistoletë TT duke marrë një plumb në gjoks, që ka qenë fatale për të. Dy plumbat e tjerë, njëra kapi xhamin e pasmë të makinës dhe tjetri targën e mjetit.

Për këtë çështje është pyetur sot në Komisionin e Sigurisë, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ky i fundit, pa u lëshuar në detaje, ka treguar se ka një të arrestuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së/

?Vrasja e efektivit Prela, është një ngjarje që është ende nën hetim. Në lidhje me këtë ngjarje, dua t?ju them që është ende nën hetim. Është arrestuar një autor i ngjarjes, një nga autorët e ngjarjes. Në lidhje me procedurat për tu nderuar si Dëshmor i Atdheut, etj, këto janë çështje që diskutohen në raport me hetimin që ka komisioni i ngritur për këtë çështje?, ka thënë Nano./CNA.al

Lajmet e fundit nga