Connect with Us

Doganier me dokumenta false/ Zbulohet skandali në Doganën e Korçës

Aktualitet

Doganier me dokumenta false/ Zbulohet skandali në Doganën e Korçës

Publikuar

-

/
cna lajme aktualitet

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ashtu si çdo javë është shfaqur para mediave, duke folur për rastet që ka në duar Njësia Antikorrupsion.

Deri më tani pranë kësaj Njësie janë kallëzuar raste korrupsioni në Kadastrën e Durrësit apo edhe në Doganën e Korçës.

“Rasti ka të bëjë me doganën e Korçës, ku një nëpunës ka arritur që të bëhet pjesë e doganës përmes dokumenteve të falsifikuara, krahas tij ne kemi kallëzuar në prokurori edhe një noter publik”, ka thënë Manja

Më tej, Manja është ndalur me detaje tek rastet e korrupsionit në kadastrën e Durrësit dhe në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Tiranë.

“Në kadastrën e Durrësit ka përfunduar hetimi dhe në zyrat e tjera vendore dhe njësia Antikorrupsion ka raste që po heton. Dy rastet e para kanë të bëjnë me lejet e legalizimit duke mos respektuar kërkesat e ligjit, rasti i tretë është më flagrant, pasi është printuar leja e ndërtimit dhe i është dhënë. Data e dhënies së lejes, ka një datë të caktuar dhe një javë më pas ka dokument me një tjetër datë, dhe kjo është e kuptueshme se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit. Rasti i fundit ka të bëjë me drejtorinë e Transportit Rrugor, ku kemi kallëzuar rastin në prokurorinë e Tiranës”, ka njoftuar Manja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Zbulohet plani i arratisjes të Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, pasi dështoi në çdo tentative për të penguar protestën e demokratëve, duket se ka bërë edhe një plan për t’u arratisur.

Sikurse shikohet edhe nga video e siguruar nga CNA.al, Basha kjo është rruga, që Lulzim Basha do të tentojë të përdorë që të arratiset nga “burgu” i SHQUP.

LEXO EDHE:  Metës “nuk i mbajnë më nervat”/ Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët

LEXO EDHE:  Makina 100 milionëshe e Sandër Lleshajt/ Thellohet skandali për blerjen e mjetit nga policia

Ndërkohë, në oborrin e selisë së PD janë mbledhur mijëra protestues.



Gjithashtu ata kanë hapur dyert e blinduara, duke vërshuar kështu në katin e parë të godinës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha si Rama/ U hedh gaz lotsjellës demokratëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Protestuesit e PD arritën në orën 11:28 minuta të hapnin derën e selisë dhe të hynin në ambientet e brndshme.

Demokratët ishin në hollin e selisë kur Lulzim Basha ka ndërmnarrë një veprim aspak normal.



Njësoj si në protestat kundër qeverisë, Basha u ka hedhur protestuesve gaz lotsjellës për ti nxjerrë jashtë selisë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-I mbyllur me 4 veta në katin e dytë/ Basha përgatitet të dalë nga pas selisë

Publikuar

-

Nga

Protestuesit kanë hapur derën kryesore të selisë së PD dhe kanë hyrë brenda, në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha  është mbyllur me sekretarët në katin e dytë, të cilin e ka blinduar.

Brenda me të janë Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.



Burime nga brenda thonë për CNA.al,  se në godinë s’po bëhet mbledhje, por po shohin protestën në televizor.

LEXO EDHE:  AMA përballë skandalit/ Ka licensuar një trafikant droge

LEXO EDHE:  Thellohet skandali/ “Monstra” Anjeza ka rrahur edhe dy fëmijë të tjerë

CNA.al ka siguruar një video, ku po kontrollohet dalja nga pas e selisë së PD-së, për të nxjerrë Bashën./CNA.al

LEXO TE PLOTE