LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do rithemelojmë PD”/ Baton Haxhiu “zbërthen” deklaratën e Berishës

1 Dhjetor 2021, 20:37, Politikë CNA
“Do rithemelojmë PD”/ Baton Haxhiu “zbërthen”

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë emisionit ?Shock? në Euronews Albania tha se ish-kryeministri Sali Berisha është një njeri pa ideologji, ndaj sipas tij askush nuk e merr seriozisht këtë të fundit kur flet për prekje ideologjike të partisë.

Teksa komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Berisha nga Tropoja se do të rithemelojë PD në një parti konservatore dhe sovraniste, Haxhiu u shpreh se në asnjë nga foltoret e tij Berisha nuk ka pasur asnjë ide dhe nuk ka shfaqur asnjë prirje ideologjike.

?Berisha nuk është as i majtë as i djathë as liberal as konservator; ai është Sali Berisha dhe variacionet e tij janë sipërfaqësore. Nuk e di nëse dikush e merr seriozisht Berishën kur flet për prekje ideologjie. Ai nuk e kupton çfarë është koncepti ideologjik. Shpjegimet i ka folklorike por bën prekje populiste?, tha analisti Haxhiu./euronews

Lajmet e fundit nga