LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disiplina jep dënimet e zakonshme për Partizanin e Teutën/ Kastrioti duhet të qetësojë lojtarët, ja të gjitha vendimet

1 Dhjetor 2021, 19:13, Sport CNA
Disiplina jep dënimet e zakonshme për Partizanin e Teutën/

Komisioni i Disiplinës sot ka vijuar avazin me gjobat e zakonshme për Partizanin dhe Teutën të cilët vazhdojnë të mos vendosin në fanellat e tyre stemën e sponsorit të Superiores. Dy klubet vazhdojnë të injorojnë urdhëresën e FSHF-së dhe pranojnë gjobat që janë kthyer në zakon, pa ndryshuar asgjë javë pas jave.

Ndërkohë, janë dhënë edhe vendime të tjera, ku bie në sy ai ndaj klubit të Kastriotit që është ndëshkuar me shlyerjen e dëmeve që kanë bërë lojtarët e vet. Pas humbjes me Dinamon në kampionat, duket se lojtarët kanë shfryrë dufin e tyre në dhomat e zhveshjeve dhe sipas Disiplinës, tani duhet të dëmshpërblejnë atë që kanë prishur në ?Elbasan Arena?.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 01.12.2021

Lajmet e fundit nga