LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Demokratët duan rikthimin e Berishës”/ Balliu: Foltorja ka rikthyer shpresën

1 Dhjetor 2021, 19:53, Politikë CNA
“Demokratët duan rikthimin e Berishës”/ Balliu: Foltorja

Ish deputeti Klevis Balliu u shpreh se pritja e Sali Berishës në Tropojë ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa e cilësoi këtë të fundit si arma që kanë shqiptarët në dorë për të rikthyer pluralizmin.

Në një reagim për media, Balliu theksoi se Foltorja ka rikthyer shpresën tek demokratët, ndërsa shtoi se të gjithë janë bashkë rreth Berishës dhe kjo gjë do faktohet edhe në Kuvendin e 11 dhjetorit.

?Atmosfera është e jashtëzakonshme. Ka qenë një pritje e jashtëzakonshme. Me qindra makina të demokratëve i kanë dalë përpara. Pritja është e jashtëzakonshme. U vërtetua dhe rifaktuar, se në mënyrën më absolute, Sali Berisha është lideri i vetëm i PD-së dhe demokratëve.

Është lideri historik dhe sot demokratët duan rikthimin e tij për të shpëtuar nga regjimi ku jemi katandisur sot. Nga regjimi i Ramës dhe pengut të tij, Lulzim Basha. Sot rikonfirmohet se Sali Berisha është arma që kanë shqiptarët për të rikthyer pluralizmin në Shqipëri.

Foltorja? ka rikthyer shpresën e demokratëve. Me 11 do të mblidhen të gjithë demokratët.Do faktohet që demokratët janë të bashkuar rreth Sali Berishës dhe Partisë Demokratike?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga