Dash Shehi: Për të mundur Ramën duhet një hark i madh opozitar

1 Dhjetor 2021, 20:32, Politikë CNA
Dash Shehi: Për të mundur Ramën duhet një hark i madh

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi në një intervistë për Now me Erla Mëhillin në Euronews shprehet se qëllimi i krijimit të Partisë Demokratike ishte largimi i komunizmit dhe kjo gjë u realizua, por PD ka dështuar në ndërtimin e demokracisë.

Sipas Shehit, në Shqipëri nuk ka të djathtë dhe të majtë pasi shumica identifikohen me pushtetin duke e ilustruar me faktin se ?edhe shumica e kapitalistëve vijnë nga shporta e majtë?.

Kreu i LZHK u shpreh kritik me sjelljen e të djathtëve në pushtet duke thënë se ka qeverisur me politika ?leniniste? dhe këtu iu referua ligjit për ndarjen e tokave dhe pronave shtetërore pas 1990.

?Nuk kemi qenë për arsye elektorale (të djathtë), pasi duhen politika populiste për të mbledh votat. Legalizimi është ?hajdeni miq merrni tokën e huaj??, u shpreh Shehi duke shtuar se legalizimin e ka përdorur dhe PS për vota.

Sipas tij nevojitet në grup i djathtë që t?i bashkohet PD pasi për të mundur sot Edi Ramën, nuk mjafton vetëm kaq por nevojitet mbështetje dhe nga e majta progresiste që nuk e mbështet qasjen e kryeministrit.

?Për të mundur Edi Ramën duhet një hark i madh opozitar, kjo ka qenë ideja ime prej vitesh, sidomos pas humbjes së 25 prillit?, deklaroi kreu i LZHK-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga