LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënin namin me vjedhje në banesa/ Arrestohen dy “skifterët” në Berat

1 Dhjetor 2021, 09:01, Kronika CNA
Bënin namin me vjedhje në banesa/ Arrestohen dy

Dy vëllezër A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç  të dy banues në Berat, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen si përgjegjësit e 38 vjedhjeve të ndodhura në qytet.

Policia ka sekuestruar disa prej mjeteve që vëllezërit përdornin për të kryer vjedhjet.

Sipas njoftimit, këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në banesën e shtetases A. A.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar ?Vëllezërit?.

Zbardhen 38 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Beratit.

Arrestohen 2 autorët e dyshuar, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në një banesë.

Sekuestrohen disa nga mjetet që përdoreshin për të kryer vjedhjet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale në DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ?Vëllezërit?, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen ?Jani Vruho?, Berat.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në banesën e shtetases A. A.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga