LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëqeverisja Rama-Basha/ Si po "joshen" demokratët me poste shtetërore

1 Dhjetor 2021, 16:02, Politikë CNA
Bashkëqeverisja Rama-Basha/ Si po "joshen" demokratët me

Kreu i PD ende në detyrë Lulzim Basha ka nisur të joshë demokratët me poste drejtorësh e zv.ministrash në qeveri për të firmosur për Kuvendin e thirrur nga vetë ai në datën 18 dhjetor.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë ish kryeministri Berisha, i cili në fjalëmn e tij deklaroi se ata që po futen në qeveri si tradhtarë, do të rrëzohen bashkë me Edi Ramën e Lulzim Bashën.

?Edi Rama ndërsa zotohet të firmosë marrëveshje pa dogana me Serbinë, pse nuk e bën këtë me Kosovën. Në vitin 2014 e sulmi si njeri primitiv, por abetarja ka hyrë në fuqi.

Kemi një detyrë shumë të madhe. Detyra jonë është që këtë narkoshtet ta përmbysim si diktaturën. Por për të realizuar këtë mision të madh na duhet një opozitë e vërtetë. Sepse në tetë vite kryetari defaktorizpoi PD e shndërroi atë pa alternatoivë. Dy ditët e fundit peng kryetari me një grup vasalësh po përpiqet me firma duke ofruar poste në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i turoit. Futuni në qeveri si tradhtarë por do u përmbysim bashkë me ta në një kohë të shkurtër?, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga