LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

1.8 miliardë milje larg Tokës/ Astronomët kapin imazhin e një komete me mbështjellje akulli

1 Dhjetor 2021, 10:02, Kuriozitete CNA
1.8 miliardë milje larg Tokës/ Astronomët kapin imazhin e

‘Megacomet’ Bernardinelli-Bernstein ? një top gjigant akulli që është 100 herë më i madh se një kometë tipike ? është ndër topat më të largët të akullit me një rrymë aktive pluhuri dhe gazi rreth tij, pretendon një studim i ri, shkruan CNA.al.

Astronomët kanë analizuar imazhet satelitore të kometës, e njohur gjithashtu si C/2014 UN271, e cila u identifikua në fillim të këtij viti.

Kometat aktive si Bernardinelli-Bernstein (BB) zhvillojnë një mbështjellje të hollë akulli dhe pluhuri të avulluar që e rrethon, i njohur si koma, ndërsa i afrohen Diellit.

Akulli i avulluar i BB nuk është ujë, por monoksid karboni, zbuluan studiuesit, i cili njihet në Tokë për aftësinë e tij për të helmuar fatalisht njerëzit.

BB, i quajtur sipas zbuluesve të tij, mat 62 milje (100 km) – më shumë se 100 herë diametri i një komete tipike. Zakonisht kometat nuk janë më të mëdha se rreth gjysmë milje (1 km) në diametër.

Është quajtur kometa më e madhe e gjetur në historinë e regjistruar, megjithëse disa kanë sugjeruar se kometa Sarabat, e cila është më shumë se 513,000 milje e gjerë dhe e dalluar gjatë një afrimi të afërt të vitit 1729, është më e madhe.

Sipas Daily Mail, BB mendohet gjithashtu të ketë një masë të paktën 1 milion herë më të madhe se kometat tipike, si dhe një diametër që është 100 herë më i madh.

BB është më shumë se 1.8 miliardë milje (2.9 miliardë km) larg nga Toka, por gradualisht po i afrohet qendrës së Sistemit Diellor.

Ai ka qenë brenda orbitës së Neptunit që nga marsi 2014 dhe do të kalojë brenda orbitës së Uranit në dhjetor 2022.

Në janar 2031, ai do të bëjë afrimin më të afërt me Tokën ? rreth 930 milionë milje larg nga planeti ynë. Fatmirësisht nuk përbën rrezik për njerëzimin.

Vetëm një kometë aktive është vëzhguar më larg nga Dielli – C/2010 U3 (Boattini) – dhe ishte shumë më e vogël se kometa BB.

Studimi i ri u krye nga studiues në Universitetin e Maryland (UM), të cilët thonë se BB është ndër kometat më të largëta që mund të zbulohen me koma.

Studiuesit në fakt nuk e përcaktuan madhësinë në studimin e ri, por cituan madhësinë të paktën 100 km, siç është dhënë nga Bernardinelli et al., në njoftimin e tyre të zbulimit në fillim të këtij viti./CNA.al

Lajmet e fundit nga