Connect with Us

Zbutet Mourinho, nis më në fund të lavdërojë Marash Kumbullën

Seria A

Zbutet Mourinho, nis më në fund të lavdërojë Marash Kumbullën

Publikuar

-

/

Zhoze Murinjo duket se pak nga pak po ndryshon mendje rreth Marash Kumbullës. Edhe pse mbrojtësi shqiptar nuk është ndër alternativat kryesore për prapavijën e skuadrës kryeqytetase, trajneri portugez ka filluar që t’i kushtojë më shumë vëmendje e sot edhe një elozh të veçantë.

Duke folur para gazetarëve në konferencë për shtyp, Murinjo ka theksuar se e rëndësishme ishte që të vlerësohej kontributi i emrave si Marash Kumbulla, të cilët luanin më pak, por mbështetnin ekipin dhe jepnin maksimumin në fushë.

“Duhet t’i jepet meritë lojtarëve që nuk luajnë shumë, si në rastin e Diauara, i cili gjithsesi ka punuar shumë gjatë javës, edhe pse luan pak. Lojtarët që luajnë, e bëjnë me gjithë grintën dhe miqësinë që nevojitet. Si Kumbulla, i cili hyn për të luajtur një minutë, por ka ndalur një aksion të rrezikshëm, mori të verdhë dhe hidhet në mes të goditjes së dënimit kundërshtare. Ka mbuluar një gjigand si Milinkoviç dhe del i lumtur pasi ka bërë shumë”, shpjegoi Murinjo para gazetarëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Te Partizani marrin vendimin e papritur për stadiumin e ri

Publikuar

-

Ndryshon plani, bar sintetik për stadiumin Partizani është pranë transferimit në shtëpinë e re. Siç dihet, të kuqtë janë drejt përfundimeve të punimeve të kompleksit të ri në zonën e Tufinës. Klubi po punon për fushën e ministadiumit fillimisht, me qëllim stërvitjen e ekipit atje.

“Panorama Sport” shkruan se kanë ndryshuar planet në lidhje me terrenin stërvitor. Projekti fillestar ishte që të shtronin një fushë me bar natyral, por nuk do të ndodhë kështu. Drejtuesit kanë vendosur që fillimisht fusha të shtrohet me bar artificial e më pas, kur stadiumi të jetë në gjendje të presë ndeshje zyrtare, të vendoset tapeti natyral.



Në harkun e pak ditëve, të kuqtë pritet që të stërviten në kompleksin e tyre, diçka që nuk ndodh prej dekadash. Kjo pritet të ulë jo pak harxhimet e Partizanit, që aktualisht stërvitet në një kompleks privat, çka është kosto e konsiderueshme për klubin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Strakosha do largohet nga Lacio, Tare gati ta zëvendësojë me shokun e Bajramit

Publikuar

-

Lacio po mendon të sigurojë shërbimet e një portieri për sezonin e ardhshëm, me Strakoshën e Reinën që të dyve do t’i përfundojë kontrata në verë dhe nuk duket se do të rinovojnë.

Portieri i Empolit, Gulielmo Vikario, shihet si pasardhësi i gardianit shqiptarë në portën e Lacios. Sipas “Gazzetta dello Sport”, 25-vjeçari kërkohet nga shumë klube të tera në Itali, por Lacio ndodhet në kryesim për shërbimet e tij.



Igli Tare duket se po mendon të bëjë merkato te Empoli, ku nëpërmjet portierit do tentojë dhe mesfushorin shqiptarë, Nedim Bajrami.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET ZYRTARE/ Talenti i Kombëtares U21 nga minuta e parë, Interi dhe Empoli bëjnë rotacion në Kupë

Publikuar

-

Inter-Empoli është sfida e 1/8 për Kupën e Italisë që do të luhet në orën 21:00. Zikaltërit janë favorit për të kaluar në raundin tjetër, ndërsa pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Trajneri Inzaghi ka bërë rotacion duke lënë shumë titullarë pushim. Të njëjtn gjë ka bërë edhe Andreazzoli te Empoli që ka lënë në stol Ismajlin dhe Bajramin, ndërsa ka hedhur nga minuta e parë Asllanin, mesfushorin e Kombëtares U21.



INTER (3-5-2): Radu; D’Ambrosio, Ranoçhia, Dimarco; Dumfries, Vidal, Gagliardini, Vecino, Darmian; Correa, Lautaro.

EMPOLI (4-3-1-2): Furlan; Marchizza, Viti, Romagnoli, Fiamozzi; Asllani, Stulac, Bandinelli; Zurkowski; Cutrone, Pinamonti.

LEXO TE PLOTE