Connect with Us

Vendimi për përjashtimin e Berishës/ Doris Pack: Basha nuk respektoi statutin

Politikë

Vendimi për përjashtimin e Berishës/ Doris Pack: Basha nuk respektoi statutin

Publikuar

-

/

“Lulzim Basha shkeli statutin e partisë kur mori vendimin për të përjashtuar ish-liderin historik Sali Berisha pa marrë mendimin e anëtarësisë”

Kështu ka deklaruar ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, në një intervistë për euroneës.

Sipas Pack SHBA vendosi ta shpallte ‘non grata’ Berishën dhe familjen e tij pa pasur asnjë provë.

 Nuk e kuptoj dot se si kryetari i partisë sonë simotër, Partisë Demokratike, ju bind kësaj pa i marrë mendimin anëtarëve, pasi në statutin e partisë ai është i detyruar që t’i marri mendim se si duhet të sillet në situata të tilla, dhe mendoj se në këtë mënyrë do të kishte pasur mundësi të gjendej një zgjidhje tjetër, ndryshe nga ajo që ai bëri me mendjen e vet”, është shprehur Pack.

LEXO EDHE:  Kërcënohet Emirjana Sako për inceneratorët?/ Rama: Luli e meriton një shpullë, përtej batutave…

Pack ka thënë më tej se  lëvizja e Berishës është një drejtën e tij për të mbrojtur veten, duke fituar mbështetjen e demokratëve që ‘besojnë se shpallja e tij non grata nga SHBA është e pabazë’,

Ai u keqtrajtua, duke u dëbuar nga grupi parlamentar, nga PD-ja dhe nga Parlamenti. Ndaj, nuk mund të jem kundër tij. Nuk jam pro nuk jam kundër. Mendoj se i takon anëtarëve të PD-së për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur më tej Pack, e cila u ka sugjeruar demokratëve që të mbajnë një kuvend dhe të zgjidhin problemet me letra të hapura./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Rama në Dibër/  Shënjestron Bashën

LEXO EDHE:  Ftesa e Ramës për Bashën/ Nishani: Do të ishte “thikë pas shpinë” për demokratët

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kosova ndalon hyrjen pa dozën e tretë të vaksinës/ Deputeti bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Isuf Çela ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila nuk lejon të kalojnë në kufi qytetarët që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid.

Në një postim në rrjetet sociale, Çela shkruan se kjo masë duhet rishikuar urgjent, pasi sipas tij penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës.)

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituar dhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisë Kurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.



LEXO EDHE:  Edi Paloka pranon dështimin e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Edi Paloka pranon dështimin e Lulzim Bashës

Kjo masë është e ekzagjeruar, duke pasur parasysh se procesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve, kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe të moshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve që kam as në Kosovë ky proces nuk është më i avancuar, por qytetarët e Kosovës po lejohen normalisht të hyjnë në Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.

Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë së Kosovës, të rishqyrtojë këtë vendim dhe të heqë barrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëj apel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosë kontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet liria e lëvizjes Shqipëri – Kosovë.”-shkruan Isuf Çela.

LEXO TE PLOTE