Connect with Us

Të paktën tre të vrarë në një shkollë në Miçigan, ndalohet i dyshuari

Politikë

Të paktën tre të vrarë në një shkollë në Miçigan, ndalohet i dyshuari

Publikuar

-

/

Të paktën tre persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën të martën kur u hap zjarr në një shkollë të mesme në Oksford të Miçiganit dhe një nxënës u arrestua menjeherë pas icidentit, thanë autoritetet e rendit.

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme të Oksfordit, rreth 55 km në veri të Detroitit, pak pas mesditës me kohën lokale. Forcat e rendit dhe personeli i urgjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, tha zyra e Sherifit të Qarkut Oakland.

“Kemi në paraburgim një të dyshuar për hapje zjarri dhe kemi gjetur një armë. Nuk besojmë se ka ndonjë person tjetër në këtë moment”, tha përmes një deklarate zyra e sherifit.

LEXO EDHE:  Procesi i rindërtimit/ Rama publikon pamjet nga shkolla në Krujë

Zëvendës sherifi Michael McCabe u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari ishte një nxënës 15-vjeçar në shkollë, i cili përdori një pistoletë gjysmë automatike. Mes të plagosurve ishte një mësues i madh, tha ai.

“Mund t’ju them se ai goditi me disa të shtëna,” tha zoti McCabe.

Ai shtoi se personeli i rendit po bënte ende kontroll në shkollë, e cila u vendos në izolim kur filluan të shtënat./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Socialistët nuk e përjashtojnë si mundësi/ Gati të zgjedhin një grua si presidente

Publikuar

-

Nga

Socialistët nuk e përjashtojnë si mundësi që në krye të shtetit të vendosin për herë të parë një grua.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Ajo është shprehur se nuk përjashtohet si mundësi, por e rëndësishme është që të jetë një person me integritet moral dhe profesional.

Pyetjes nëse ka marrë një propozim për të qenë ajo presidente, në rast se Gjykata Kushtetuese shkarkon Metën, Nikolla përgjigjet:

“Jo asnjë propozim, jam duke ushtruar funksionet që më janë besuar si kryetare e Kuvendit. Jam e angazhuar për të përmbushur këtë besim të dhënë nga Partia Socialiste dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Nikolla.

Gjithashtu Nikolla ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Mars, si dhe ka treguar se ku socialistët do të kenë përballjen më të fortë.

LEXO EDHE:  Me çantën në shpinë dhe me lule në duar/ Rama publikon foton e Zahos në ditën e parë të shkollës

LEXO EDHE:  Procesi i rindërtimit/ Rama publikon pamjet nga shkolla në Krujë



“Ju iu referuat Shkodrës, duke e evidentuar si bastion, patjetër Durrësi i cili është një qytet i madh me shumë kontribute dhe problematika”.

Përveç Lulzim Bashës, shumica socialiste do të ketë kundërshtar në zgjedhje dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Janë zgjedhje të lira, sa kohë që këto zgjedhje janë sipas ligjit patjetër janë të mirëkuptuar në atë që janë pjesë e konkurencës politike edhe në zgjedhjet lokale”, tha Nikolla.

“KQZ njeh ato parti që njeh dhe gjykata. Sot dhe gjithë ditën është i qartë spektri politik në vend sepse kjo është një normë që vendoset nga Gjykatat”, thekson Nikolla./A.E- CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Avokatja nxjerr zbuluar Bashën/ Kush ishin personat që mbushën sallën gjatë takimit në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna politike

Pasditen e sotme, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha mbajti një takim në qytetin e Korçës, ku u prit me protesta nga demokratët.

Teksa shprehej i emocionuar për pjesëmarrjen e demokratëve në këtë takim, ka dalë në pah një tjetër skandal e Bashës.

Tashmë Basha e ka bërë të udhës që sallën ta mbushë jo me demokratë por me socialiste dhe ish doganierë që sot janë deputetë.



Avokatja Adriana Kalaja, ka publikuar disa foto nga takimi, ku nxjerr në fokus eksponentë që nuk janë të PD.

LEXO EDHE:  Rrjedhje gazi në një shkollë në Tiranë/ Katër nxënës përfundojnë në spital

LEXO EDHE:  Me çantën në shpinë dhe me lule në duar/ Rama publikon foton e Zahos në ditën e parë të shkollës

Do të përgjigjet Lulzimi apo Babalja për këta doganierë-jo demokratë të cilët mbushën sallën në Korçë? Altin P..vazhdon mer rrogë nga Rama.   Të tjerët të lidhur me interesa korruptive me Bledionin.  6 marsi – fundi Llumzimsave. Shpërndajeni kush të mundet që publiku të njohë fytyrën e vërtetë të Llumzim Ramës”, shkruan Kalaja krahas fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Po bën lojëra’/ Endira Bushati paralajmëron goditjen e fortë për Bashën

Publikuar

-

Nga

Bushati akuza Bashës/ Nuk do t’ia dijë për ligj, statutin e fundit e ka dorëzuar më 2013

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka paralajmëruar të tjera dorëheqje pas asaj të Drejtuesit Politik të Qarkut të Shkodrës Helidon Bushati.

Në një dalje televizive, Bushati theksoi se Basha tani është braktisur totalisht nga demokratët dhe se për emërimin e Alibeajt kanë lindur barcaleta tashmë në Shkodër.



“Basha është braktisur nga demokratët, ka pak njerëz përreth. Në Shkodër kanë lindur barcaleta për emërim të Alibeajt. Kjo është t’i çosh Shkodrës një njeri që nuk njeh as strukturat, as historinë e atij qyteti thellësisht demokrat. Zoti Bushati mori këtë vendim dhe unë besoj se edhe deputetët e tjerë do marrin këtë vendim. Elektorati i djathtë në Shkodër nuk pranon njerëzit e afërt të Lulzim Bashës. Në Shkodër nuk ka shanse që të krijohet ndonjë realitet me lëvizje të Bashës.

Shkodra ka qenë dhe është me demokratët e vërtetë, Basha bën vetëm lojëra dhe filma. Jam i sigurt se Basha do marrë goditje nga demokratët e Shkodrës dhe Shqipërisë më datë 6 mars. Janë çuar njerëz nga shtrati për të qenë kundër Bashës, sepse janë ndjerë të tradhtuar si demokratë, si shqiptarë e qytetarë. Basha drejton SHPK, bashkëpunon hapur me Ramën e më 6 mars do dalë forcë e katërt politike”, deklaroi Endira Bushati./CNA.al

LEXO TE PLOTE