Sonila Meço për Ilirin e Big Brother: Ka aftësinë të përcaktojë kush është kundërshtari i fortë

30 Nëntor 2021, 21:44, Lifestyle CNA
Sonila Meço për Ilirin e Big Brother: Ka aftësinë të

Gazetarja Sonila Meço sonte është shfaqur në rolin e opinionistes së Big Brother Vip.

Në debatin e Ilirit me Donaldin për pjesën e grupimeve në shtëpi, Sonila ka komentuar se e sheh Ilirin si një dirigjent që ka përpara gjithë orkestrën dhe di se kur duhet të fillojë dhe mbarojë loja.

Sipas gazetares, Iliri ka aftësinë e madhe për të përcaktuar se kush është kundërshtari më i fortë i asaj shtëpie.

?Ilir duhet ta pranojmë se subkoshienca jote të bën të thuash të vërtetën unë të shoh si dirigjent që përpara ke një orkestër që e di se kur duhet të bjerë daullja, pianoja.

Merita jote është se pavarësisht se këtë orkestër mund ta nxehësh dhe ta ftohësh si do, ke aftësinë e madhe për të përcaktuar se kush është kundërshtari më i fortë i asaj shtëpie. Shihni kë vendos në shenjë Iliri dhe është konkurrenti i fortë?, është shprehur Sonila Meço./ CNA.al

Lajmet e fundit nga