LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga Covid/ Bie numri i infektimeve, humbin jetën 4 persona

30 Nëntor 2021, 17:43, Lifestyle CNA
Situata nga Covid/ Bie numri i infektimeve, humbin jetën 4 persona

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1400 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:109 në Tiranë, 9 në Gjirokastër, 8 në Durrës, nga 6 qytetarë në Fier, Divjakë, Sarandë, Berat, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 3 qytetarë në Vlorë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Kavajë, Himarë, Përmet, nga 1 qytetar në Gramsh, Dimal, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Dropull, Selenicë, Patos, Dibër, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe.

Janë 7065 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:
një qytetar nga Korça 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 67 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç, një qytetare nga Fieri 85 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 557
Të shtruar në spitale 169
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1400

Testime totale 1,394,136
Raste pozitive 199,945
Raste të shëruara 189,784
Raste Aktive 7,065
Humbje jete 3,096

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3600
Fier 699
Gjirokastër 530
Shkodër 477
Berat 396
Durrës 388
Elbasan 309
Vlorë 221
Korçë 177
Lezhë 152
Dibër 67
Kukës 49

Lajmet e fundit nga