LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po gënjen veten, unë po dal keq”/ Pajtimi ankohet për Sarën

30 Nëntor 2021, 18:10, Lifestyle CNA
“Po gënjen veten, unë po dal keq”/ Pajtimi ankohet

Marrëdhënia e Dj Pm dhe Sarës duket se nuk po ecën mirë. Kjo shihet nga debatet dhe zënkat e shumta që kanë patur me njëri-tjetrin.

Gjendja emocionale e Sarës po shqetëson shumë Pajtimin, i cili shprehet se i duket se Sara po gënjen veten në lidhje me të, pasi çdo gjë që i ndodh po i faturohet atij.

?Ajo po bëhet keq për gjërat e saj, se është tip emotive, të gjithë më shohin mua se çfarë i kam bërë.

Po më duket se Sara po e gënjen veten, tani po mundohet se çfarë po mbroj. Një ditë kështu një ditë ashtu, edhe unë po dal keq. Se unë po i shkoj nga mbrapa?, ka thënë Pajtimi në një bisedë me Ilirin.

Kujtojmë se Sara ishte ajo që bëri hapin e parë ndaj Pajtimit dhe i dhuroi atij një puthje. Më pas kanë vijuar me puthjet e një pasnjëshme.

Mbrëmë gjatë lojës ?Përgjigju ose pi?, Pajtimi i dha blogeres një puthje shumë pasionante, e cila sërish u pasua me zënka dhe debate mes çiftit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga