Connect with Us

Pjesë e hetimit/ Cili ishte roli i Belës në atentatin e Erigers Mihasit

Kronika

Pjesë e hetimit/ Cili ishte roli i Belës në atentatin e Erigers Mihasit

Publikuar

-

/

Një 20-vjeçare nga Lushnja, studente e arkitekturës është thirrur nga prokuroria si pjesë e hetimit për vrasjen e Erigers Mihasit mbrëmjën e 13 tetorit në kryeqytet.

Në emisionin “Opinion”, ndërsa është diskutuar pikërisht roli i vajzave të ndryshme në botën e krimit, gazetarët e pranishëm thanë se në rastin e Belës është ende i paqartë roli i saj.

“Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorrë që janë përdorur si stafetë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Ndërkohë, gazetarja Etleva Delia tha se vajza nuk rezulton të ketë qenë në dijeni të ndjekjes. “Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t’u ndjekur se sa vetë preja”, tha gazetarja.

“Ajo është pjesë e hetimit, ka dhënë dëklarime, por deri në këto momente nuk mund të flasim për një rol aktiv të saj në këtë ngjarje”, tha gazetari Armand Bajramaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr mes të rinjve në Korçë/ Plagoset me thikë 19 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Korçës.

Policia bën me dije se rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 Korçë/Informacion paraprak



Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ 25 vite burgim për Blendi Tetën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 25 vite burg Blendi Tetën, personi i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, në gusht 2019.

Teta u shpall fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 28 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.



Blendi Teta akuzohet në kuadër të grupit te strukturuar kriminal, ku në rolin e ndihmësit ka ndihmuan në realizimin e vrasjes së Santiago Malkos. Teta ka orientuar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal për lëvizjet e Malkos para ngjarjes.

Pretendimi se ai nuk është përfshirë direkt në krim dhe nuk ka bashkëvepruar me të tjerë për të kryer krimin e vrasjes, pasi është larguar nga vendngjarja para se të kryhej vrasja është hedhur poshtë nga provat e gjetura nga tabulatet telefonike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte shpallur në kërkim/ “Perimetri” fundos të riun në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, është vënë në pranga falë bashkëpunimit të Policisë së Korçës me Policinë e Vlorës.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi N. Ll., 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 20.11.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.09.2021, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ku shërbimet e Policisë Rrugore konstatuan një mjet tip furgon të markës “Iveco”, drejtuesit të të cilit, i bënë me shenjë të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit të tyre duke u larguar me shpejtësi e braktisur mjetin në afërsi të fshatit Drenovë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u konstatuan 40 emigrantë të paligjshëm të cilëve, kundrejt shpërblimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE