Përçarja e opozitës/ Basha hedh poshtë akuzat e Metës

30 Nëntor 2021, 18:55, Politikë CNA
Përçarja e opozitës/ Basha hedh poshtë akuzat e Metës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shpjeguar deklaratën e tij përsa i përket ?Trekëndëshit të Bermudës?, ku përfshin Ramën, Berishën dhe Metën, që u cilësua si një front lufte me presidentin.

I ftuar në emisionin ?Radari Infromativ? në Abc news, Basha është shprehur se nuk ka asnjë front të hapur me presidentin, duke thënë se në lidhje me të ka thënë vetëm mendimin e tij.

Gjithashtu, Basha ka theksuar se përfshirja e Metës në fushatën e LSI, ishte shkatërrimtare.

?S?kam hapur ansjë front. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimet e mia troç. Futja e Ilir Metës dhe mënyrën se si u fut në fushatën e LSI ishte shkatërrimtare?, është shprehur Basha.

Më tej i pyetur nga moderatorja Jonida Shehu, se nëse është e vërtetë që i ka kërkuar presidentit të anulojë zgjedhjet e qershorit, Basha e ka mohuar këtë gjë duke thënë se është presidenti i cili duhet të tregojë se kush e ka bërë këtë.

?Meta e di shumë mirë se kush ja kërkuar. Të thotë të vërtetën se kush ja ka kërkuar. Nuk jam zëdhënësi i Metës. Nuk jam këtu për të bërë zëdhënësin e tij?, ka thënë Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga