Nga qelia në Komisionin e Vettingut/ Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion kundërshton KLGJ

30 Nëntor 2021, 13:49, Vetingu CNA
Nga qelia në Komisionin e Vettingut/ Gjyqtarja e akuzuar për

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e saj nga detyra.

Hoxha kërkon shfuqizimin e vendimit të  KLGJ pasi, sipas saj, është i papajtueshëm me Kushtetutën.

KPA ka vendosur të shqyrtojë ankimimin e saj me datë 15.12.2021, nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla, Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe anëtarët Ardian Hajdari, Ina Rama,  Natasha Mulaj,  Rezarta Schuetz  dhe   Sokol Çomo.

Ky ankimim do të shqyrtohet në kushtet, kur Hoxha është në gjendje arresti.

Kujtojmë se Hoxha u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar.

Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.

Enkeleida Hoxha është e dyta gjyqtare për të cilën Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin për të pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkim nga detyra, për shkelje të rënda disiplinore lidhur me lirimet para kohe me kusht dhe e treta magjistrate e shkarkuar nga KLGJ pas një hetimi disiplinor të ILD-së, pas shkarkimit të gjyqtarëve Markelian Kuqo dhe Shkëlqim Miri./CNA.al

Lajmet e fundit nga