Connect with Us

Meta nis “luftën” me Qeverinë/ ‘Godet” kryeministrin

Politikë

Meta nis “luftën” me Qeverinë/ ‘Godet” kryeministrin

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti i Republikës Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”:

Sipas Presidentit, Ligji në fjalë, shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor.

“Krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndermjet tyre duke shkelur sigurinë juridike;

Centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.

Bie ndesh me Jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese.

Bie ndesh me parimet e funksionimit te administrates shteterore te saksionuara ne Kode dhe Ligje te tjera”, thuhet në arsyet e radhitura nga Presidenti.

Më tej Meta e ka ilustruar me një shembull anti-kushtetutshmërinë e këtij Ligji.

“Për ilustrim, një qytetar ka një ankesë dhe konflikt administrativ me ASHK-në, që është dhe institucioni ndaj të cilit qytetarët publikisht shprehin më shpesh ankesat e tyre mbi mos shqyrtimin e çështjeve të tyre. Atëherë, si mundet Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, që është person juridik publik qendror në varësi të Kryeministrit (sipas nenit 14, të ligjit nr. 107/2021), të ndërmjetësojë për zgjidhjen e këtij konflikti mes palës/qytetarit dhe ASHK-së, që një institucion që është po në varësi direkte të Kryeministrit?!

Ky shembull që ilustron më së miri realitetin me të cilin do të përballen qytetarët nëse ky ligj hyn në fuqi me këtë përmbajtje, duhet parë edhe në raport me detyrat dhe funksionet e Kryeministrit të parashikuara në nenin 102 të Kushtetutës dispozitë me të cilën ky ligj bie ndesh.

Në detyrat e Kryeministrit nuk është të krijojë Agjenci në varësi të tij, që të negociojnë midis qytetarit dhe Agjencive po në varësi të tij, apo në varësi të Këshillit të Ministrave apo ministrive të tjera, kur administrata shtetërore e veçanërisht kur agjencitë nuk përmbushin kërkesat e ligjit dhe funksionet për të cilat janë krijuar, dhe të ndërhyjë përmes një procesi negocimi për ta zgjidhur çështjen.

Detyra e Kryeministrit është të qeverisë, përmes përcaktimit të drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe të përgjigjet për to. Kryeministri duhet të garantojë përmes strukturave respektive ofrimin e shërbimeve për qytetarët por njëkohësisht dhe zbatimin e ligjit në mënyrë që administrata qeveritare në varësi të drejtpërdrejtë të tij ose në varësi të ministrave, të garantojë transparencë, llogaridhënie, objektivitet, dhe efikasitet.

Krijimi i një Agjencie të re në varësi të Kryeministrit, që sipas ligjit nr. 107/2021 do të ketë si kompetencë edhe negocimin midis qytetarëve dhe organet shtetërore që janë po në varësi të tij, nuk përputhet as me misionin, rolin, parimet, detyrat dhe përgjegjësitë që ka në themel të saj funksionimi i administratës shtetërore, si dhe funksionin e monitorimit të cilësisë së ofrimit të shërbimeve dhe zbatimit të ligjit prej saj“, saktëson më tej Presidenti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Duka: Kemi ftesë nga Berisha për bashkëpunim

Publikuar

-

Nga

Kreu i PAA-së, Agron Duka  ka konfirmuar se do të bashkëpunojë me Komisionit për Rithemelimin e PD për zgjedhjet e pjesshme vendore.

I ftuar në Report Tv, Duka ka thënën se ka marrë një ftesë nga ish kryeministri Sali Berisha për të bashkëpunuar për zgjedhjet në bashkitë që nuk kanë një kryetar.

Më tej Duka pohoi se kjo çështje do të diskutohet sot sot mes aleatëve të vegjël të PD-së, që tani më janë ndarë nga Lulzim Basha.



  “Kam lënë sot një takim, mundësitë janë të ndryshme, kemi vetëm një sinjal nga grupi i Berishës që të zgjedhin kandidat, mundësitë për të marrë vendime janë të ndryshme, mund të marrim një vendim për  për një kandidaturë, pavarësisht se cilit grup i takon. Nga 2 kandidaturat ne mendojmë se është më i mirë, mund të bëjmë koalicion me një nga dy pjesët e PD-së, ose të jemi indiferentë, unë nuk doja që të ishim indiferentë. “, tha Duka

Sipas Dukës,  Berisha ‘Non Grata’ nuk ka përse të jetë një problem./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta ftesë partive politike për zgjedhjet në 6 Bashki/ Përgjigjet PS

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nisur procedurat për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Sot ai do të nisë dhe konsultimin me partitë politike dhe konkretisht me Partinë Socialiste.



Në orën 12:30, raportohet se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla do të jetë në Presidencë, për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Basha-Meta bashkë në SHBA/ Mbyllet marrëveshja për qeverinë dhe koalicionin?

LEXO EDHE:  Pazaret e Metës për të blerë zgjedhjet/ Kastriot Ismailaj, prova që çon në burg, Presidentin

Në gjashtë bashki pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore dhe konkretisht në Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër dhe Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në Partinë Demokratike duhet të rikthehet gara e ndershme”/ Mesazhi i fortë i Majlinda Bregut

Publikuar

-

Nga

E ftuar në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte Majlinda Bregu, në një nga intervistat e saj të rralla.

Diskutimi në studion e Top Albania Radios, ka nisur me Majlinda Bregun, me pyetjen e nxitur prej postimit të saj të fundit në Instagram, për emërimin e presidentes së re të Parlamentit Europian, që është një grua, Roberta Metsola, në fund të së cilit Bregu shkruan:

Lidershipi s’është vetëm për burrat me kostum.

A ka ardhur koha për një lider me fund edhe këtu në Shqipëri?! – ka pyetur troç Salsano, së cilit Bregu i është përgjigjur se pavarësisht se koha ka kohë që ka ardhur e shumë gra kanë marrë tashmë pozicione të rëndësishme drejtuese, politika kudo në botë e sigurisht edhe në Shqipëri mbetet ende shumë patriarkale.

Sigurisht që pyetjet më të shumta kanë qënë për zbërthimin e situatës politike brenda PD- së, të cilën në daljet e saj politike e mediatike të katër viteve më parë Majlinda Bregu e kishte parashikuar qartë se PD ishte në një situatë të vajtueshme e nëse do të vazhdohej kështu, e nesërmja do të bëhej edhe më e vajtueshme.

Pas dy sinkronesh të rimarra e të risjella në studion e emisionit, pikërsisht nga ajo kohë Salsano dhe Adi e kanë pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë zonjën Bregu nëse është me Bashën apo Berishën, në mesin e kësaj “lufte” të fortë që ka nisur mes tyre, dhe përgjigjia e saj ka qenë e qartë: “se pozicioni si Sekretare e Përgjithme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal nuk e lejon të mbajë qëndrime të forta politike as në Shqipëri e as në vendet e tjera të rajonit por dhe nuk do të donte që të hapte një debat politik në Shqipëri në një moment kur nuk është aktore e saj.

Por unë e kam thënë dhe e kam parë shumë kohë më parë krejt të qartë rrugën që po merrte Partia Demokratike dhe e them me shumë dhimbje që situata ka qenë e po vazhdon të bëhej gjithmonë e më e vajtueshem sepse PD nuk po bëhet dot forca konkuruese sot për të marrë pushtetin nesër.

Jam keqkuptuar, përqeshur, sulmuar kur e thosha me zë të lartë të vërtetën dhe ja ku jemi.

Sot nuk është çështja të jesh me Bashën apo Berishën. Sot kjo s’është më çështje vetëm e PD-së por është çështje kombëtare.



LEXO EDHE:  Sa e do Rama Drejtësinë dhe se me kë qeveris, e tregoi skandali Tahiri

LEXO EDHE:  Astrit Patozi: Rama i detyruar të ndryshojë sistemin

Unë jam me PD, jam që këtij vendi t’i kthehet një alternativë qeverisëse, konkurruese dhe në mënyrë emergjente, po të ishte në dorën time, Partia Demokratike duhet të kthejë garën e ndershme.

Mungesa e një gare të ndershme ka qenë problemi madh brenda PD-së dhe për këtë ka shumë faje Sali Berisha, i cili që në ditët e para vendosi të mbështesë vetëm një kandidat për kryetar partie dhe e investoi gjithë kredon e tij tek ai kandidat.

 PD i duhet PD-së . Çfarë po ndodh me PD nuk është më vetëm cështje partiake, por kombëtare.

Ne kemi nevojë urgjente për normalitet, për t’i ikur fodullëkut e arrogancës, për të dëgjuar, për të patur mendime të ndryshme por parime të njëjta, për të rikthyer votën, për të rivendosur sistemin pluralist që lindi me PD në Shqipëri, për të patur një alternativë qeverisëse”.

Gjatë intervistës, Bregu saktësoi faktin se ajo vetë nuk është larguar asnjëherë nga Partia Demokratike, por e përjashtuan, sepse kështu vendosi partia.

Majlinda Bregu ka folur për nismat e ndërmara përgjatë mandatit të saj të parë si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ku ndër më të rëndësishmet është nisma #folsinshpi, që hyri në fuqi në 1 korrik 2021, si regjim me tarifat zero të roaming mes vendeve të rajonit, që ka lehtësuar ndjeshëm jetën e qytetarëve, bizneseve dhe sigurisht të të rinjvë në rajon.

A do t’i rikthehet politikës në Shqipëri, Majlinda Bregu, pasi të mbarojë dhe mandatin e saj të dytë?! Përgjigjia ka qenë se ka ende shumë punë për të bërë dhe se çdo punë e saj vazhdon të jetë e lidhur me politikë, tashmë jo vetëm në Shqipëri./TCH

LEXO TE PLOTE