LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Messi do fitojë 7 Topa të Artë!”/ Johan Cruyff e “dinte” nëntë vite më parë, realizohet profecia

30 Nëntor 2021, 17:30, Sport CNA
“Messi do fitojë 7 Topa të Artë!”/ Johan Cruyff e

Lionel Messi fitoi ?Topin e Artë? për herë të shtatë në histori, sukses që nuk e ka arritur asnjë futbollist tjetër më parë dhe rekord që vështirë të barazohet në të ardhmen.

?Pleshti? ia doli të dilte triumfues në Robert Lewandowskit, me polakun e Bayernit që do e tentojë sërish vitin e ardhshëm. Pas argjentinasit renditen Cristiano Ronaldo me 5 ?Topa të Artë?, teksa nga tre numërojnë emra si Mishel Platini, Johan Cruyff dhe Marco Van Basten.

I madhi Cruyff kishte një admirim të madh për Messin, dhe ishte i vetmi që guxoi nëntë vite më parë, duke deklaruar se ylli argjentinas do ia dilte të fitonte shtatë herë ?Topin e Artë?.

Ishte viti 2012, Messi sapo kishte fituar çmimin që jep ?France Football? për herë të dytë dhe legjenda holandeze, i cili ndërroi jetë më 24 mars të vitit 2016, jepte deklaratën e mëposhtme për Diario Ole. 

?Leo ka fituar dy ?Topa të Artë? dhe do të jetë lojtari që do ta fitojë këtë çmim më shumë se çdo futbollist tjetër në histori, për futbollistin që është edhe për atë që mund të bëhet.

Kjo konfirmon se ai është më i miri në botë. Me shumë mundësi, Leo do të fitojë ?Topin e Artë? pesë, gjashtë apo shtatë herë, pasi është i pakrahasueshëm, luan një kampionat tjetër?, shprehej Johan Cruyff.

Lajmet e fundit nga