Connect with Us

Lojtari më i shtrenjtë i Premier League, ylli i Guardiolës i vendosur për klubin e fundit të karrierës

Premier Liga

Lojtari më i shtrenjtë i Premier League, ylli i Guardiolës i vendosur për klubin e fundit të karrierës

Publikuar

-

/

Jack Grealish u transferua këtë merkato verore te Manchester City, me trajnerin Pep Guardiola që e kërkonte me çdo kusht yllin e kombëtares së Anglisë. Dhe, në fakt për t’ia vendosur në dispozicion trajnerit spanjoll, drejtuesit e “Qytetarëve” shpenzuan plot 100 milionë paund për të bindur Aston Villa-n, teksa e bënë 26-vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Ndërsa po luan sezonin e tij të parë me fanellën e City, Grealish shpeshherë ka dhuruar “grimca” nga talenti i tij, teksa pritshmëritë për të janë të larta. E ndërkohë që po shijon jetën e re në Manchester, Grealish nuk e harron dashurinë për Aston Villa-n dhe së fundmi është shprehur se do të rikthehet për ta mbyllur karrierën pikërisht me klubin nga Birmingham.

“Aston Villa është një klub i cili do të mbetet në zemrën time, në fund të ditës unë jam një fans i tyre. Shpresoj të rikthehem aty një ditë, e gjej shpesh veten time duke menduar për Aston Villa. Edhe Ashley Young pasi u largua, në fund u rikthye aty dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë. Jam 100%i bindur për këtë”, theksoi Grealish.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

E BUJSHME/ Jo vetëm Sauthempton, sheikët e Njukasëllit ofrojnë shifrën e çmendur për Armando Brojën

Publikuar

-

Armando Broja po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa me paraqitjet dhe golat e tij ka mahnitur të gjithë Premier Ligën me fanellën e Sauthemptonit.

Sipas asaj që raporton  “TuttoMercatoWeb”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Premier Ligës, ku vetë Sauthemptoni ka prezantuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për Brojën.

Në drejtim të Çelsit ka ardhur një ofertë tjetër më e lartë për Brojën, ku vjen nga sheikët e Njukasëllit ku kanë hapur “thesin” duke ofruar plot 40 milionë euro.



Palët janë aktualisht në kontakt, por vullneti i drejtuesve të bluve të Londrës duket se nuk dëshiron ta shesë lojtarin në këtë sesion të merkatos dimërore, duke e bërë atë të përfundojë sezonin në klubin e tij aktual dhe më pas të rivlerësojë se çfarë të bëjë në verë.

Aktualisht Armando Broja në këtë sezon me fanellën e Sauthemptonit është aktivizuar në total në Premier Ligë në 18 ndeshje ku ka mundur të realizojë 5 gola.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Zbulohet vendimi i Chelseat për Armando Brojën

Publikuar

-

E ardhmja e Armando Brojës është kthyer në një rebus shumë interesant, me shumë të panjohura. Sulmuesi po shkëlqen te Sauthempton, klubi kërkon ta mbajë, ndërsa tifozët e Çelsit duan që ai të kthehet në ekipin mëmë, duke parë edhe interesin nga klube të tjera që pretendojnë të blejnë kartonin e tij.

Por sipas mediave pranë klubit londinez, vendimi i bluve mund të jetë i ndryshëm nga ai që mendohet. Tomas Tuhel sheh me sy shumë të mirë futbollistin, por nuk do të dëshironte të kishte në radhët e tij një futbollist që ka nevojë të luajë vazhdimisht, e të mos i dhurojë minutat që meriton. Nga ana tjetër, klubi nuk është gati të heqë dorë nga lojtari, pasi sheh potencial te ai.



Ndaj po mendohet që pas vitit të huazimit te Vitese dhe atij te Sauthempton, Broja të jepet në huazim edhe në verën e ardhshme. “The Express”, bën të ditur se një tjetër vit larg “Stamford Bridge”: shihet gjithnjë e më shumë si një mundësi për sulmuesin që ka tashmë një listë të madhe admiruesish. Nuk dihet ende nëse ky huazim do të jetë te Sauthempton apo në një klub tjetër, pasi për futbollistin kanë filluar të interesohen klube edhe më të mëdha në Premier Ligë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Zyrtare/ Watfordi emëron pasuesin e Claudio Ranierit

Publikuar

-

Skuadra angleze Watford ka konfirmuar emërimin e Roy Hodgson si trajner të skuadrës. Ish-trajnerit të ekipit kombëtar të Anglisë i është bashkuar edhe ndihmësi i tij i besuar Ray Levington, i cili menaxhoi skuadrën nga viti 2002 deri më 2005.

Hodgson ka trajnuar disa skuadra të njohura në Premier Ligë si dhe ishte edhe trajner i kombëtares së Anglisë për katër vite.



Hodgson dhe Levington fillojnë përgatitjet menjëherë për ndeshjen e ardhshme të Watfordit në Premier Ligë; në udhëtim te Burnley të shtunën më 5 shkurt.

Ai vjen si pasues i Claudio Ranzierit i cili u shkarkua pas humbjes nga Norwich City.

LEXO TE PLOTE