LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I mahniti të gjithë në Angli, mesfushori i Shpresave firmos kontratë të re trevjeçare

30 Nëntor 2021, 18:29, Sport CNA
I mahniti të gjithë në Angli, mesfushori i Shpresave firmos

Anis Mehmeti është bërë brenda pak muajsh një nga emrat më të përfolur në kategorinë e tretë angleze. Futbollisti i cili është bërë pjesë e Uajkomb, po shënon me vazhdimësi dhe po tregon aftësi të jashtëzakonshme me skuadrën e cila është kthyer në pretendente për ngjitjen në kategorinë e dytë.

Ndaj pakkush kishte dyshim që për të do të vinte shpejt edhe momenti i firmës në një kontratë të re profesioniste, në mënyrë që të sigurohej e ardhmja e tij në klub, por edhe kushte më të mira financiare pasi deri tani ai trajtohej si një lojtar që vinte nga akademia. Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, sot ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh deri në vitin 2024 me klubin në fjalë.

?Jam i lumturuar që hodhëm këtë firmë pasi ishte një rrugëtim i gjatë. Jam këtu që të qëndroj dhe dua të kthehemi përsëri në Championshp ?, ishin fjalët e Mehmetit pas firmës në intervistën që dha për faqen e klubit pas firmës së kontratës.

??? ????? ?????????.

Here to stay until 2024, we caught up with the man of the moment @AnisMehmeti for the first time to revel on his time as a Wycombe player so far.#Chairboys pic.twitter.com/D5GObNfO5s

— Wycombe Wanderers (@wwfcofficial) November 30, 2021

Lajmet e fundit nga