Connect with Us

Grupet për të drejtat e njeriut: Talebanët vrasin për hakmarrje

Bota

Grupet për të drejtat e njeriut: Talebanët vrasin për hakmarrje

Publikuar

-

/

Sipas organizatës “Human Rights Watch”, talebanët kanë kryer qindra ekzekutime dhe zhdukje njerëzish, në një seri veprimesh hakmarrëse, që nga marrja e pushtetit në Afganistan në gusht, pas tërheqjes së forcave perëndimore.

Organizata me bazë në Nju Jork, “Human Rights Watch” thotë se ka prova se forcat talebane kanë vrarë, ose rrëmbyer më shumë se 100 ish anëtarë të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit, në vetëm katër provinca, ku grupi kreu hulumtimet.

“Ata po vënë në shenjëstër njerëzit ndaj të cilëve kishin luftuar. Shumë raste që hulumtuam ishin njerëz të vijës së parë dhe që njiheshin nga talebanët”, thotë Patricia Gossman nga Organizata “Human Rights Watch”.

Grupi për të drejtat e njeriut thotë se siguroi prova përmes intervistave me 60 dëshmitarë, të afërm dhe zyrtarë talebanë.

Vrasjet dhe rrëmbimet janë dokumentuar në provincat Ghazni, Helmand, Kandahar dhe Kunduz, por sulmet kanë ndodhur përreth Afganistanit. Kjo ndodh pavarësisht premtimeve të talebanëve se nuk do të hakmerreshin pas marrjes së kontrollit të vendit.

“Ata ofruan amnisti; kjo u pohua nga zyrtarë të lartë në Kabul. Por në terren ajo nuk zbatohet, të paktën ndaj disa njerëzve. Ata ndjekin njerëz të caktuar, bazuar në marrëdhëniet personale, armiqësitë ose rolin që kanë pasur”, thotë zonja Gossman.

Hulumtuesit thonë se talebanët përdorën të dhënat e punësimit të lëna pas nga ish-qeveria afgane, për të identifikuar, arrestuar dhe ekzekutuar njerëzit.

LEXO EDHE:  U pezullua nga detyra/ Arben Malaj: Qëndrim hakmarrës, i marrë në mënyrë imponuese

“Ato që në fillim dukeshin si vrasje për hakmarrje të momenteve të para kaotike, tani duken shumë më të qëllimshme. Janë përhapur në provinca tjera dhe duket se janë pjesë e një strategjie sigurie për të mos lejuar krijimin e një opozite kundër tyre”, thotë zonja Goosman.

Talebanët thanë se i kanë shkarkuar ata që kryen abuzime, por nuk kanë dhënë detaje, apo prova për këtë.

Në një fjalim në televizionin kombëtar të dielën, kryeministri në detyrë i qeverisë talebane, akuzoi ish-zyrtarët e qeverisë për nxitje të problemeve.

“Duhet të jeni vigjilentë. Të mbeturit nga qeveria e mëparshme, duke u fshehur, po bëjnë komente duke shkaktuar ankth, duke mashtruar njerëzit, që të mos i besojnë qeverisë”, tha Mullah Mohammed Hassan Akhund, Kryeministër i përkohshëm i talebanëve.

Organizata “Human Rights Watch” i ka kërkuar OKB-së të mos i ndërpresë hetimet për abuzimet e kryera nga talebanët.

Shtetet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar bllokuan fondet e bankës qëndrore afgane me një vlerë prej 9.5 miliardë dollarësh, kurtalebanët morën pushtetin.

Agjencitë e ndihmave paralajmërojnë për mundësinë e shpërthimit të një katastrofe humanitare, ndërsa miliona njerëz janë pa paga, ose pa punë dhe kur shërbimet bazë për popullsinë janë në prag të falimentimit dhe shumë afganë po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre./voa

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Novak Gjokoviç humbi betejën juridike/ Duhet të largohet nga Australia

Publikuar

-

Nga

Tenisti më i mirë në botë, Novak Gjokoviç duhet të largohet nga Australia dhe nuk do të lejohet të luajë në turneun Australia Open në Melbourne.

Vendimin e mori sot (16 janar 2022) gjykata federale në Australi, ku Novak Gjokoviç ishte ankuar pas kërkesës së autoriteteve qeveritare që yllit serb të tenisti ti anulohet viza dhe që ai të largohet nga Australia, për shkak të mosrespektimit të rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik si dhe paraqitje të dokumenteve jo të sakta.

Ardhja me leje speciale

Numri një i tenisit botëror është futur në Australi me një leje speciale, të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Ai nuk është vaksinuar kundër virusit Corona, por në hyrje në Australi ka paraqitur një dokument ku thuhet se ai ka qenë i infektuar me virusin Corona dhe se testi pozitiv ka rezultuar me datën 16 dhjetor 2021. Megjithatë ai vetëm një ditë më vonë ka marrë pjesë në një manifestim me tensitë të rinj në Serbi dhe është fotografuar me ta pa maska, pa respektimin e distancës dhe masave kundër pandemisë Corona. Në një shpjegim të mëvonshëm Gjokoviç tha se rezultatin e ka marrë më vonë dhe se nuk e ka ditur se është i infektuar. Por të nesërmen, me 18 dhjetor numri një i tenisit në botë i ka dhënë një intervistë gazetës franceze L’eqipue dhe ka bërë fotografi pa maska. E në prag të vitit të Ri ai ka udhëtuar në Spanjë, ku ka stërvitur dhe prej nga ka postuar edhe vet fotografi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Shqetësim për Kabulin-SHBA shton ushtarët

LEXO EDHE:  Atentat me tritol/ Hidhet në erë makina e ish-të dënuarit për vrasje

Dyshimet për manipulim



Ndërkohë janë ngritur dyshime edhe për vërtetësinë e dokumentit të infektimit me virusin Corona, të lëshuar nga autoritetet në Beorgrad, sepse një portal gjerman ka shkruar se kjo certifikata e vaksinimit është futur në bazën e të dhënave me datën 26 dhjetor 2021, e jo me 16 dhjetor. Sipas rregullave në Serbi, personat që nuk i respektojnë masat e karantinimit dhe izolimit pas testit pozitiv ndaj virusit Corona, mund të denohen me gjoba por edhe me heqje lirie.

Sidoqoftë, në hyrje në Australi, Novak Gjokoviç ka paraqitur një dokument ku thuhej se pas infektimit ai nuk ka udhëtuar në asnjë vend tjetër. Më pas ai ka kërkuar falje dhe ka pranuar se shoqëruesit e tij e kanë bërë këtë gabim. Ai ka pranuar edhe gabimin pse i ka dhënë intervistë gazetës franceze. Por gjykata sot vendosi që Gjokoviç duhet të largohet nga Australia.

Dëbimi

Pas këtij vendimi Novak Gjokoviç duhet të largohet nga Australia dhe nuk mund të mbrojë titullin e më të mirit në Australian Open, i cili fillon ditën e hënë. Gjokoviç kishte shansin që me një titull eventual në këtë turne të thyejë rekordin e titujve në Grand Slam turne të tenisit. Ndërsa autroitetet e Australisë tani duhet të vendosin a do të dëbohet ai, kur do të dëbohet dhe nëse Gjokoviç do të denohet edhe me moslejim të hyrjes në këtë vend për tri vjte të tjera, siç zakonisht veprohet në raste të dëbimit nga vendi./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapen qendrat e votimit/ Serbët e Kosovës votojnë në Serbi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mëngjesin e sotëm, në orën shtatë janë hapur vendvotimet për votim në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin, raporton media serbe Tanjug.

Sipas mediave serbe,qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi, të cilat mbyllen në orën 20:00.-raporton Express

LEXO EDHE:  Vrasja e biznesmenit/ Zbardhet dëshmia e autorit: Më rrahën barbarisht, e bëra për hakmarrje

LEXO EDHE:  U pezullua nga detyra/ Arben Malaj: Qëndrim hakmarrës, i marrë në mënyrë imponuese



Mbrëmë vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës.

Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kurti takoi Kampionin Mbarëkombëtar Absolut në Bodybuilding, Marin Meksi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, priti në takim Kampionin Absolut Mbarëkombëtar në Bodybuilding dhe Fitness, Marin Meksi, njëherit diplomat me përvojë në misione diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

Kurti e përgëzoi Meksi për të arriturat e tij në karrierën sportive e diplomatike në afirmimin e kombit shqiptar. Në veçanti Kryeministri uroi për medaljen e artë të fituar në “IFBB Pro Diamond Cup” në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180cm”, garë e zhvilluar në muajin nëntor 2021 në Portugali.

Meksi falënderoi Kryeministrin Kurti për këtë pritje, që pason dekorimin nga Presidenti Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Ai përgëzoi kryeministrin për punën, siç tha ai të jashtëzakonshme që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe sukseset e përbashkëta të federatave të Bodybuilding dhe Fitness të Shqipërisë dhe Kosovës dhe angazhimit në promovimin e sportit.

Poashtu, Kryeministri Kurti shpalosi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e sportit në vend. Kurti potencoi: “Përveç përkushtimit për konsolidimin e rezultateve sportive në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë jemi duke punuar në zhvillimin e konceptit të sportit për të gjithë”.



Për më tepër, ai shtoi: “Me dinamikën e jetesës në ditët e sotme, dhe zhvillimin e ndikimin e teknologjisë, sporti është aktiviteti përmes së cilës do të mundësojmë dhe sigurojmë zhvillimin e mirëqenies fizike, emocionale dhe mentale të shoqërisë tonë. Këtë synojmë ta bëjmë përmes ndërlidhjes së sportit me sistemin e arsimit në vendin tonë”.

LEXO EDHE:  Me dorëzimin e Afganistanit tek Talebanët, Bajden po i shkakton SHBA-së dështimin më të madh në një gjeneratë

LEXO EDHE:  Donald Trump në kërkim të aleatëve kundër Iranit

Në komunikatën nga zyra e kryeministrit thuhet se u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Federatës së Bodybuilding dhe Fitnesit të Kosovës me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe u theksua potenciali për arritje të sukseseve të reja në sport.

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, bëri të ditur se së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, po punohet drejt funksionalizimit të strukturave të anti-dopingut në Kosovë, një autoritet i cili i mungon sistemit të sportit në vendin tonë.

Në këtë takim të përbashkët morën pjesë edhe Arthur Bushati, Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Rando Kukeli, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Bodybuilding të Republikës së Shqipërisë, Esat Lata, President i Federatës së Bodybuilding dhe Fitness të Kosovës, Sabri Dragusha, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Bodybuilding dhe Fitness të Kosovës, Bedri Cahani, ish President i Federatës së Bodybuildingut të Kosovës dhe bashkëthemelues i Federatës së Shqipërisë si dhe Alban Hoti, bashkëpunëtor i Federatës së Bodybuilding dhe Fitness të Kosovës./21Media

LEXO TE PLOTE