LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Dëbora zbardh Korçën/ Bashkia bën njoftimin e rëndësishëm

30 Nëntor 2021, 10:11, Aktualitet CNA
Foto-Dëbora zbardh Korçën/ Bashkia bën njoftimin e

Reshjet e dëborës gjatë orëve të fundit, kanë zbardhur edhe Korçën.

Kështu nisur nga kjo situatë, Bashkia e Korçës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Bashkia e Korçës thekson se fadromat janë në terren dhe po punojnë për të mos lejuar bllokimin e rrugëve.

?Dimri tashmë ka ardhur dhe mbrëmjen e djeshme në të gjithë juglindjen kanë nisur reshjet e borës.

Bashkia Korçë, prej orëve të para të mëngjesit ka ndërhyrë në disa zona malore si rruga e Gjançit, Shtyllë dhe Vithkuq me borëpastruese dhe fadroma për të normalizuar situatën dhe për t’i paraprirë reshjeve të dendura.

Aktualisht një fadromë po punon në Lubonjë, ndërkohë që situata paraqitet e normalizuar në të gjithë territorin.?-thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit nga